Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Qerimes/ Sigurimi e dërgoi në qeli, direkt nga materniteti

2019/02/06 at 8:03 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e Qerimes/ Sigurimi e dërgoi në qeli, direkt nga materniteti

 


Qerime Bome është një prej shumë njerëzve, që vuajtën pasojat e regjimit komunist në Shqipëri. Por rasti i saj është nga ato raste që tregojnë strukturën e pamëshirshme të sistemit dhe njerëzve të tij.

Ajo përfundoi në qeli, pikërisht ditën kur kishte sjellë në jetë fëmijën, ndërsa u mor nga shtrati i maternitetit, ende pa arritur të mbledhë veten dhe pa mundur të ushqejë me gji foshnjën e sapolindur.

Kujto.al, ka publikuar dëshminë e Çiljetës, vajzës së Qerime Bomes, e cila u dënua vetëm se ishte vajza e Ramadan Bomes, një tregtar nga Kolonja që u bashkua me nacionalistët, e më pas u largua në Amerikë. Çiljeta ka mësuar nga gjyshja që e rriti edhe historinë e jetës së saj.

“Mami im njihet me babin tim, i cili kishte ardhur nga Gostivari, ishte student muzike. Mami ka mbaruar degën për pikturë dhe arti i ka bashkuar të dy. Këtu fillon lufta akoma më e ashpër. Mami martohet me babain, Daut Mustafai, por pa celebrim, sepse babai ishte nënshtetas i huaj.

Pas martese i japin një hyrje në Lushnje, sepse u hap një artistike atje dhe mamin tim e vendosën të bëhej shefe e prodhimit, të mësonte punëtoret. Në 1972, erdhi koha që do lindja unë, mamaja ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë dhe kishte ardhur tek gjyshja në Tiranë, që të lindte. Kur po priste që të vinte babai ta merrte e ta çonte në maternitet, mëson se atë e kishte arrestuar sigurimi disa ditë më parë në tren, duke ardhur për Tiranë. Kishin arrestuar Dautin si dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, nipin Robert Burimi, tezen Afërdita Hajrullai (Bome), ca kushërinj e farefis që nuk dua t’i lëndoj duke i përmendur.

Në fund, kur Qerimeja (mamaja) paraqitet në maternitet të lindë, vjen sigurimi i shtetit dhe i thotë: Kemi një pyetje për ty, dhe e marrin mamin në hetuesi. Aty asaj i fillojnë krizat e lindjes, pak presion, frika, dhe pas shumë ore krize, vendosin ta çojnë në maternitet për të lindur. Por sigurimi e priste jashtë dyerve të spitalit. Pas një lindjeje të vështirë, mamin e marrin ashtu me gjak nëpër këmbë dhe me gjinj të fryrë nga qumështi dhe e fusin përsëri në qeli, në hetuesi. Siç më tregonte ajo, vetëm në një qeli 1 metër katrorë të errët, ku kishte vetëm një dritare të vogël shumë lart.

Aty në qeli, vinte doktori dhe i lidhte gjoksin mamit për t’i hequr qumështin nga gjiri. Mamaja më ka thënë që muret e qelisë ishin lyer me qumështin e saj… një tmerr i paimagjinuar për një grua lehonë. Aty vinte hetuesja Dolorez Velaj dhe hetuesi Helam Gjika dhe e akuzonin; Ti je armike, ke dashur të përmbysësh pushtetin popullor, kemi fakte për këto.

Kjo Dolorezi ia ka tërhequr flokët nënës nëpër qeli, duke i thënë fjalë fyese. Helami, hetuesi e provokonte duke i thënë: kemi burrin tuaj këtu, nipin, motrën dhe ata pohojnë se ti je shkaktare e burgut të tyre. Çfarë nuk i kanë ngarkuar përsipër në hetuesi. Në ballafaqim me Dautin (babin), i cili qe mbuluar në gjak, ai i pëshpërit mamit në vesh: “Më fal Qerime në kam thënë diçka, shpirti ma di, siç më shikon, çfarë kam hequr”. I nxjerri, nipin, Robertin, asokohe fëmijë rreth 18 vjeç, që mezi rrinte në këmbë, pastaj i nxjerrin dhe motrën Afërditën.

Mami u shkatërrua psikologjikisht kur i pa njerëzit e vet e bërtiti; “Lironi Afërditën se është me diabet, ma kaloni mua dënimin e saj”. Aty Qerimeja mori veten dhe tha: “Ju jeni kriminela, nuk kam bërë politikë deri tani, po tani po më mbushet mendja që ju jeni kafshë, vrasës, kriminelë. Poshtë ju të gjithë dhe do e firmos aktakuzën, se ju urrej deri në vdekje.”

I japin një laps e letër të firmosë dhe ajo thyen majën e lapsit me forcë (ata e kuptuan mesazhin e thyerjes se lapsit). E pyetën se si do e quante foshnjes e saj të sapolindur dhe ajo tha: Ju më mbyllët jetën në moshë të re, ndaj unë do e quaj fëminë tim Çil Jetë – Çiljeta.

Qerimeja u dënua me 15 vjet si kryetare e grupit armiqësor me gjyq ushtarak. Tezja, nipi, e babi kryen nga 5 vjet burg secili. Unë qëndrova në maternitet nja dy muaj dhe erdhi gjyshja, firmosi dhe më mori. Një doktor aty,  e lajmëroi gjyshen; hajdeni merrni foshnjen se është bërë një plan për ta zhdukur dhe s’keni për ta gjetur më.

Etiketa: hetuesiakomunizmimaternitetiqerime bome


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Para
Parashikimi/ Do jetojmë stinën më të nxehtë në 150 vite  

Parashikimi/ Do jetojmë stinën më të nxehtë në 150 vite  

Hetuesi abuzoi me të miturën, flet mjeku që kreu abortin: Ka qenë 18 vjeçe

Hetuesi abuzoi me të miturën, flet mjeku që kreu abortin: Ka qenë 18 vjeçe

“Profetët e Brexit në ferr”, Britania i përgjigjet presidentit Tusk

“Profetët e Brexit në ferr”, Britania i përgjigjet presidentit Tusk
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}