Një sipërmarrës nga Italia mendonte se kishte gjetur vendin e përkohshëm për të fshehur 40 mijë euro. Alberto Vazzoler, i kishte futur kartëmonedhat në furrë, por kur partnerja bëri një ëmbëlsirë strudel i dogji.
Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina. E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të
nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një.
Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Veneciës, është akuzuar për pastrim parash që shifra dhjetëra milionë euro. Lajmin për ëmbëlsirën e kushtueshme forcat e rendit italiane e zbuluan me anë të disa përgjimeve telefonike në të cilat zonja e pavëmendshme rrëfehet me motrën./Opinion.al