Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e pabesueshme e djalit të Escobar që u rrit nga nje agjent sekret

2020/08/08 at 6:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e pabesueshme e djalit të Escobar që u rrit nga nje agjent sekret

Phillip Witcomb beson se historia e jetës së tij, një ditë do bëhet film.


Djali i madh dhe deri diku i panjohur i Pablo Escobar, ka publikuar një libër ku tregon anën e tij të historisë, atë të djalit të parë të trafikantit më famëkeq të drogës në botë, por që është rritur nga një agjent sekret i shërbimit inteligjent britanik.

“Kisha dy baballarë. Atë që thërrisja baba, dhe e doja shumë, ishte njeriu që më birësoi, një anglez me emrin Patrick Witcomb. Ai ishte agjent i MI6, i cili punonte për shërbimin inteligjent britanik dhe më shpëtoi jetën kur mamaja ime, vetëm një adoleshente, u vra në një atentat në Kolumbi. Por babai im biologjik ishte Pablo Escobar, gangsteri më famëkeq në botë, i cili ishte i gatshëm të vriste këdo për të më marrë”, tregon Roberto Sendoya Escobar ose Phillip Witcomb.

Ai tregon se agjenti i fshehtë dhe bashkëshortja e tij, ia mbajtën të fshehtë identitetin e vërtetë dhe të nënës së tij për vite me radhë.

“Babai adoptiv zyrtarisht punonte në kompaninë britanike të printimit të kartëmonedhave, por ishte një agjent i fshehtë me detyrën për t’u infiltruar mes bandave të drogës në Kolumbi. Asokohe Pablo Escobar ishte thjesht një kriminel i ri, por reputacionin e kishte të frikshëm dhe kishte nisur të binte në sy të agjencive të huaja”, thekson ai.

Roberto kujton ditën kur Pat dhe Joan, prindërit që e kishin birësuar, i treguan të vërtetën dhe e lejuan të takohej me babain biologjik, Pablon.

“Ishte mbrëmja e fundvitit 1969, ishte vetëm 4 vjeç dhe ata më çuan në një hotel në Medelin. Babai po rrinte disa metra larg ndërsa mua afrua një burrë me mustaqe. E mbaj mend edhe tani, vinte një erë kolonje e lirë e përzierë me një aromë të çuditshme, që tani e di se ishte marijuane. ‘Don Roberto’, më thirri, por pasi e pa që unë mbeta i habitur shtoi: ‘Ah, po, tani je Don Felipe!’. Nuk ndihesha i kërcënuar prej tij, folëm për disa minuta dhe në fund më tha ‘lamtumirë, do të shihemi përsëri. Dhe mos e harro kurrë, ti je një Escobar’.

Me kalimin e viteve, dhe kërcënimet e Escobar për të rimarrë të birin, agjenti britanik e transferoi djalin e vogël në Bogota, për të shmangur rrëmbimin. Një përpjekje ndodhi, por fatmirësisht truproja i caktuar nga babai adoptiv, arriti të vriste grabitësin e dërguar nga Pablo.

Për të shmangur rreziqe të mëtejshme, unë u dërgova në Angli, për të vazhduar shkollën. Por me t’u rikthyer në Bogota për pushimet e verës, Escobar do të përpiqej sërish të rrëmbente atë që në fakt ishte djali i tij. Edhe një herë grabitësi do të dështonte. Por në shenjë hakmarrje, Escobar do të urdhëronte vrasjen e truprojës së Robertos. Një mesazh ky edhe për babain e tij adoptiv, Pat.

Etiketa: bogotaescobarsekret


Ju sugjerojmë

Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Para
Forcat serbe në Kamenicë, reagon KFOR-i

Forcat serbe në Kamenicë, reagon KFOR-i

U përplas gjatë uljes në pistë, gjenden kutitë e zeza të avionit indian

U përplas gjatë uljes në pistë, gjenden kutitë e zeza të avionit indian

Si po rrezikohemi nga pesticidet pa kriter në prodhimet bujqësore

Propaganda nuk prodhon rritje!
















TE FUNDIT

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor...

Lexo më shumë

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
7 Shkurt, 2026

Ndërsa në Tiranë Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, të hënën Kryeministri Rama do të jetë në...

Lexo më shumë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com