Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e pabesueshme e agjentëve që luftuan në Shqipëri

2018/03/04 at 9:15 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e pabesueshme e agjentëve që luftuan në Shqipëri

Nga Erald KAPRI


Veprimtaria e oficerëve britanikë në Shqipëri gjatë luftës është një histori e rrallë. Të rinj, ambiciozë, guximtarë, ata njohën nga afër shqiptarët dhe ndikuan fort në zhvillimet e mëvonshme në Shqipëri. Ngërthimi i Shqipërisë pas Perdes së Hekurt nuk u prit mirë nga një pjesë e tyre, të cilët edhe pas luftës e patën kontribut në denoncimin e diktaturës.

Në Shqipëri jetoi dhe punoi për një vit në Dukat të Vlorës Antoni Kuell (Anthony Quayle). Pas luftës, ai do të kthehej në një nga aktorët më të njohur të Hollivudit dhe shqiptarët e njohin kryesisht për rolin e tij në filmin “Lorenci i Arabisë”. Kujtimet e tij mbi aventurën shqiptare janë ende të papërkthyera në shqip. Por, të botuara në vitin 1948, ku ai jepte edhe të dhëna dhe emra mbi aktivitetin në Dukat, u kthye në një persekutim disa prej familjeve shqiptare që u përmendën në atë botim.

Alan Hare, ende pa mbushur 25 vjeç, luftoi dhe punoi 1 vit në Shqipëri, përkrah Brigadierit Dejvis. Në kushte të vështira, ai rrezikoi jetën disa herë dhe kujtonte që u detyrua të vriste mushkën për të ushqyer grupin e lu ëtarëve gjatë dimrit të egër 1943-1944. Alan Hare do kthehej në një drejtuesit më të njohur të shërbimeve sekrete britanike MI6 pas lufte. Në vitet ’60, ai do shkëputej prej tyre, për të nisur një karrierë si një ndër manaxherët më të njohur në botë në fushën e medias. Ai drejtoi për shumë vite gazetën “Financial Times”, “The Economist” dhe shtëpinë botuese nga më cilësore në botë, “Pearson Longman” Ltd.

Bill Tillman, eksploratori më i madh i shekullit të kaluar punoi dhe jetoi një vit në malet e jugut të Shqipërisë, kryesisht në fshatin Sheper të Gjirokastrës. Sot shkolla e fshatit mban emrin e tij. Majori Simkoks i atashuar në shtabin e Kryezinjve, luftoi bashkë me ta për çlirimin e Gjakovës nga gjermanët, ku dhe u plagos, por u arrestua nga partizanët bashkë me Said Kryeziun.

Xhulian Emëri (Lord Julian Amery) qëndroi për disa muaj në shtabin e Abaz Kupit në vitin 1944. Djalë i një familjeje aristrokrate dhe me traditë në politikë, ai do të bëhej një nga zërat më të spikatur të konservatorëve pas luftës. Do të zgjidhej shumë herë deputetët, u zgjodh ministër në kabinetet e konservatorëve, si dhe u martua me vajzën e kryeministrit britanik, Harold Makmilan.

I suksesshëm në politikë ishte edhe Billi Meklein (Meklein), i cili u zgjodh në Parlamentin e Britanisë disa herë.

Alan Palmer do të ishte tepër i suksesshëm në biznes, si pronar i një prej kompanive më të njohura të biskotave, themeluar nga gjyshi i tij. Palmer ishte i vetmi officer britanik që fitoi besimin e Enver Hoxhës.

Reginald Hibert do të ishte i njohur në politikën e jashtme, duke u emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Paris. Hibert ishte ndër të paktët që besonte se politika britanike ishte e drejtë gjatë lufës.

Disa prej tyre krijuan një lidhje të fortë me Shqipërinë, e në veçanti Dejvid Smajli. Ai, së bashku me Xhulian Emëri apo Alan Hare ishin organizatorët e stërvitjes së shqiptarëve në Maltë dhe që u parashutuan në Shqipëri pas vitit 1949 për të rrëzuar Hoxhën. Nuk ia dolën dot. Gjithnjë, Shqipëria për ta ishte një peng i madh, që bashkë e cilësonin si “Tradhtia e Madhe”, kjo për shkak se pjesë e kësaj loje ishte edhe spiuni më i madh i shekullit, Kim Filbi, që i ra për pjesë edhe Shqipërisë. Smajli, Emëri dhe Hare erdhën së bashku në vitin 1991 në Shqipëri, e më pas disa herë të tjera përgjatë viteve ‘90.

Smajli ishte ndër të parë që erdhi në Shqipëri sapo ra diktatura, dhe i pari që në vitin 1993 hapi një ekspozitë te “Piramida” me fotografi nga lufta në Shqipëri. Ditari dhe libri i tij janë një thesar i vërtetë. Bashkë me Emërin ndihmuan shumë shqiptarë të integroheshin në Britani pas viteve ‘90. Vdiq në vitin 2009.

Historia mes oficerëve britanikë është pak e ngjashme me përplasjen politike në Shqipëri. Në vitin 1994, në Shqipëri u vendos të inaugurohej memoriali për nder të 46 të rënëve britanikë në tokën shqiptare, te Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ku ndodhet ende sot. Në këtë ceremoni morën pjesë të gjithë o cerët britanikë që ishin ende gjallë, si Xhulian Emëri, Dejvid Smajli apo Alan Hare. Por u vu re se Reginald Hibert ndodhej vetëm në një cep të ceremonisë. Miqtë dhe kolegët e tij të luftës ende nuk dëshironin t’i flisnin atij. Sërish, edhe pse lufta kishte gjysmë shekulli që kishte përfunduar, oficerët britanikë nuk binin dakord për Shqipërinë.

*Pjesë nga libri Sekretet e Luftës



Ju sugjerojmë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryesore

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

9 Qershor, 2026 8:48 pm
Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:55 pm
Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë
Aktualitet

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:21 pm
Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
Kryesore

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

9 Qershor, 2026 4:43 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

9 Qershor, 2026 4:41 pm
Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
Kryesore

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

9 Qershor, 2026 3:20 pm
Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
Kryesore

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

9 Qershor, 2026 3:12 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

9 Qershor, 2026 2:11 pm
Para
Një serb për rolin e Adem Jasharit?

Një serb për rolin e Adem Jasharit?

Nesër Parlamenti vendos për Saimir Tahirin

Nesër Parlamenti vendos për Saimir Tahirin

Dashuria është eksperienca më e pasur, që një qenie njerëzore mund të përjetojë

Dashuria është eksperienca më e pasur, që një qenie njerëzore mund të përjetojë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
9 Qershor, 2026

Kryeministri Rama foli nga Fieri lidhur me debatet publike për investimet strategjike, protestat mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në disa zona...

Lexo më shumë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
9 Qershor, 2026

Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë...

Lexo më shumë

Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate

Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate
9 Qershor, 2026

Drejtuesja politike e PS në Fier, Belinda Balluku tha nga Apollonia se njeriu nga natyra ka tendencë të ëndërrojë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}