Kishte tatuazhin e njëjtë me një përdhunues serial dhe vetëm për këtë rastësi fatkeqe i është dashur të vuaje 16 vite burg të padrejta. Është kjo historia e Luis Lorenzo Vargas, 46 vjeçar, i dënuar në vitin 1999 për dhunimin e tri grave. Gjykata kidhte vendosur se ai ishte i ashtuquajturi “dhunuesi me lot”, një sulmues i pa identifikuar që besohet se ka dhunuar rreth 39 gra që nga viti 1995, raporton “Independent”. Pas një kërkese të gjatë për lirim, një gjykatë në Los Angeles pas disa testeve të ADN-së ka vërtetuar se nuk ishte Luis përdhunuesi i grave. Agresori i cili kërkohet nga ende nga FBI është quajtur “dhunuesi me lot” pasi viktimat e kanë përshkruar atë se ka së paku një tatuazh të lotit nën syrin e majtë. Hetuesit thonë se tatuazhi mund të jetë një shenjë ose një gërvishtje. Vargas e kishte bërë lotin tatuazh në të njëjtin vend, kur ishte 13 vjeçar, për t’u mos u dalluar me shoqërinë e tij, ka thënë avokati mbrojtës i Vargasit. Ndërsa agresori i vërtetë i këtyre krimeve ende është në liri.