Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e një “rrugaçi” të zbutur/ Nga shitës rrobash në idhull i tifozëve anglezë

2016/03/09 at 1:10 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e një “rrugaçi” të zbutur/ Nga shitës rrobash në idhull i tifozëve anglezë

Trajneri i West Ham Slaven Bilic e quan atë si gjënë më të mirë që i ka ndodhur klubit që prej Paolo Di Canio-s.


Pronari i West Ham, David Sullivan e rendit atë në një listë me legjenda si Trevor Brooking dhe Carlos Tevez, teksa tifozët e ekipit e cilësojnë si më të mirë se Zinedine Zidane.

Për Dimitri Payet, lëvdatat mund të duken pak të ekzagjeruar por askush nuk mërzitet, përderisa ai do të vazhdojë të trullosë mbrojtësit kundërshtarë në luftën për vendin e katërt historik.

Të shtunën, Everton ishin viktima e fundit e Payet, teksa West Ham arriti një fitore spektakolare që e çon në vendin e pestë të tabelës.

 

Pasi u transferua nga Marseille gjatë verës së kaluar, Payet ka shënuar tetë gola dhe ka krijuar 81 raste për gol, 35 më shumë se Leo Messi gjatë këtij sezoni.

“Unë mendoj se anglezët e preferojnë shumë këtë lloj lojtari,” thotë Rene Girard, ish-trajenri i Lille dhe Montpellier i cili e thërriti Payet në ekipin e Francë U21 në vitin 2007.

“Ai është një tip si Cantona, një tip si Gascoigne. Është ajo arroganca e tij, kapardisja, sensi artistik dhe aftësia e tij për të zbukurojë një ndeshje. Ai e ka pasur këtë ndikim në West ham.”

Bilic mendon se ai është një nga lojtarët më të mirë të Premier League, por çka të habit më shumë është mosha e tij, 29 vjeç mbush ai muajin tjetër.

 

Pse i është duhur aq shumë kohë mesfushorit për t’u bërë një nga emrat më të lakuar në Evropë?

Payet e ka kaluar fëmijërinë e tij në territorin Francez të Reunion, një ishull indian me një klimë tropikale që ndodhet midis Madagaskarit dhe Maurutius.

Payet e adhuron fëmijërinë e tij në ‘parajsë’, ishte babai i tij që e prezantoi atë dhe dy vëllezërit më të vegjël me futbollin, shumë shpejtë ai fillon të luajë me ekipin e zonës Saint Philippe.

Potenciali i tij u kuptua shpejtë, duke tërhequr vëmendjen e skautëve francezë. Ekipi i tij arriti një marrëveshje reciproke me Le Harve kur ai ishte 12 vjeç dhe Payet, i cili udhëtoi për në Francë, e kishte shumë të vështirë për t’u ambientuar.

“Ai erdhi i vetëm në Francë, është shumë e vështirë të jesh një 12 vjeçar larg familjes së tij,” thotë trajneri i tij kur ai ishte 14 deri 16 vjeç.

“Ai nuk ishte maturuar dhe bënte gabime fëmijërore, kishte probleme ë shkollë. I mungonte regjimi për t’iu dedikuar futbollit në atë moshë. Nuk ka bërë gjëra të tmerrshme, por ishte problematik. Ishte gjithmonë i mirë teknikisht, në fushë mundohej të bënte gola spektakolare dhe lëvizje akrobatike dhe rrallë zgjidhte mundësinë e thjeshtë.”

Kur ai mbushi 16 vjeç ai u largua nga Le Harve.

Ai rikthehet në vendlindje me ekipin e AS Excelsior. Ai është pjesë e brezit të vitit 1987, por teksa Karim Benzema, Samir Nasri dhe Hatem Ben Afra fituan kampionatin evropian të U17, Payet akoma nuk ishte në radarët e skautëve francezë. Ai qëndroi për dy vite në vendlindje deri kur Nantes i ofroi një kontratë gjashtë mujore.

Menaxheri i asaj kohe te Nantes shprehet: “Ditën që e pashë të luante frynte shumë erë, e cila po e mundonte shumë Payet. Ai nuk bëri një paraqitje të mirë por kishte dy-tre momente të cilat ra në sy. Vetëm për ato, unë e mora në ekip.”

Gjatë qëndrimit në Nantes ai punonte edhe në një dyqan rrobash për të siguruar të ardhura. Sjellja e tij ka qenë gjithmonë nën vëzhgim.

Te Nantes, ai kishte një përplasje me ish portierin e United, Fabien Barthez, i cili i bën një ndërhyrje shumë të rëndë lojtarit, i cili reagon shumë keq. Më vonë, kur ishte te St-Etienne, pati një sherr midis tij dhe shokut të skuadrës Matuidi, teksa Payet e godet mesfushorin në kokë.

Megjithëse kishte probleme me sjelljen, Payet po bënte progres gradual.

Trajneri i tij kur ishte te Lille, Rudi Garcia, shpjegon: “Zhvillimi i tij ka qenë i ngadaltë, por tani ka arritur aty ku duhet të jetë. Problemi i tij ka qenë vazhdueshmëria. Një ndeshje luante mirë, tjetrën keq. Tani ai ka kuptuar që duhet të japë 100% n çdo ndeshje. Shkolla e futbollit anglez i ka bërë mirë. Sado talent të kesh, puna është çelësi i suksesit.”

Tani ai është më i kompletuar, një karakter i mirë. Vendimi për të refuzuar kampionatin kinez është tepër i rëndësishëm, kjo tregon se ai ka ambicie dhe është rritur.

I keni parë goditjet standarde që kryen? Stërvitet me orë të tëra në stërvitje, dhe tani i janë kthyer si një rutinë. Ai stërvitet si një pianist që sigurohet të jetë gjithmonë në kohë.

Edhe në Francë popullariteti i tij sa vjen e shtohet. Ai e ka kënaqur shumë ish-trajnerin e tij te Marseille, Marcelo Bielsa, duke pranuar se “një vit me Bielsa-n ai ka mësuar sa për 10 vite.

“Sipas një burimi të brendshëm në Marseille, Bielsa e ka shtyrë shumë Payet për t’u përmirësuar, duke e nxitur të jepte gaz në çdo minute dhe në çdo ndeshje duke e kërcënuar se do ta linte jashtë formacionit. Një njeri i cili vazhdon të ketë dyshimet e tij është trajneri i përfaqësueses franceze Didier Deschamps. Mundësia që Payet të shkojë në Francë 2016 është shumë e vogël.

Franca ka shumë konkurrencë në rolin e tij, momentalisht Valbuena dhe Ben Afra janë përpara tij. Ai është akoma në kërkim të një vendi për Francë 2016, nëse ai vazhdon me paraqitjet e tija të mëdha, mbase Deschamps nuk do të mundë t’i thotë jo.

 



Ju sugjerojmë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK
Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK

27 Qershor, 2025 10:34 am
Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…
Aktualitet

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…

27 Qershor, 2025 10:32 am
Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)
Aktualitet

Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)

27 Qershor, 2025 10:21 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kriza politike në Kosovë, sot shënohet përpjekja e 38 për konstituimin e Kuvendit

27 Qershor, 2025 10:18 am
A u manipuluan zgjedhjet presidenciale në Poloni?
Bota

A u manipuluan zgjedhjet presidenciale në Poloni?

27 Qershor, 2025 9:55 am
I akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari
Aktualitet

I akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari

27 Qershor, 2025 9:46 am
Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone
Aktualitet

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone

27 Qershor, 2025 9:31 am
Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha/ Shumë prej tyre, me origjinë emigrantësh
Bota

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha/ Shumë prej tyre, me origjinë emigrantësh

27 Qershor, 2025 9:27 am
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj

27 Qershor, 2025 9:24 am
SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë
Bota

SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë

27 Qershor, 2025 9:19 am
Para
Veliaj i përgjigjet Petrit Vasilit: Kaq si merr as Ronaldo. Nuk jap 130 mijë euro për një lojtar që luan 7 minuta

Veliaj i përgjigjet Petrit Vasilit: Kaq si merr as Ronaldo. Nuk jap 130 mijë euro për një lojtar që luan 7 minuta

Video/ “Tradita” vijon edhe këtë 8 mars. Gratë shqiptare të thekura për striptease

Video/ "Tradita" vijon edhe këtë 8 mars. Gratë shqiptare të thekura për striptease

Video/ Tiranë-Durrës, ja se si makina tërheq zvarrë kalimtarin

Video/ Tiranë-Durrës, ja se si makina tërheq zvarrë kalimtarin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK
27 Qershor, 2025

Flamur Noka është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk dihen ende arsyet se përse deputeti i Partisë Demokratike është...

Lexo më shumë

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…
27 Qershor, 2025

Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor). Sipas të...

Lexo më shumë

Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)

Mbrojtja nga zjarret/Vengu: Droni Bayraktar TB2 monitoron zonat e prekura (Fotot)
27 Qershor, 2025

Janë marrë masa nga Forcat e Armatosura në vend për monitorimin e zonave jugore të prekura nga zjarret, në mënyrë...

Lexo më shumë

Kriza politike në Kosovë, sot shënohet përpjekja e 38 për konstituimin e Kuvendit

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
27 Qershor, 2025

Ditën e sotme ora 11:00, do të mbahet përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com