Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Majk me Majlindën, mësoi se po bëhej baba kur lidhja kishte dështuar

2017/07/01 at 3:42 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Majk për herë të parë thotë disa fjalë publikisht për djalin e tij të vogël

Dy muaj pasi erdhi në jetë djali Roan, Majk vendos të postojë fotot e para me të birin nga lidhja me bombën e “Instagram”-it, Majlinda Zekën. Më në fund ai pranon statusin e babait, pas një periudhe të gjatë paqartësie në publik nëse ai ishte babai biologjik i fëmijës ose jo. Kjo situatë konfuzioni u krijua pasi ai i kishte dhënë fund lidhjes me Majlindën, ndërkohë që ajo deklaroi se ishte shtatzënë.


Reperi i “Babastars”, Majk, nuk e pohoi asnjëherë, por as e mohoi faktin që ai ishte babai i fëmijës deri në momentin që fëmija erdhi në jetë. Më pas ai vendosi të bënte një postim në “Instastory”, duke lënë të kuptohej se ai u bë baba, edhe pse lidhja me Majlindën kishte dështuar.

Ish-e dashura e tij, Majlinda Zeka, solli në jetë fëmijën e tyre, duke e pagëzuar me emrin Roan. Duket se marrëdhënia e tyre ishte problematike kur fëmija erdhi në jetë, pasi ish-e dashura fillimisht e regjistroi djalin me mbiemrin e saj dhe jo të Majkut. Në “Instagram”, ajo publikoi foto të djalit pas lindjes me statusin: “Çdo sakrificë për ty ia vlen, mirë se erdhe në jetë Roan! Bota ime. Faleminderit Allah!”. Në këtë postim kuptohej që ajo po e gëzonte e vetme statusin nënë, e braktisur nga babai i djalit. Por vetëm pak ditë më parë, Majk i ka dhënë fund enigmës që i ngjason një telenovele të vërtetë, duke bërë postimin e parë si baba. Ai publikoi një foto me djalin 2 muajsh, ndërsa flinte në kraharorin e tij, foto mbi të cilën kishte vendosur thjesht mbishkrimin “Roan”.

Ishte ky pikërisht postimi që u dha fund pikëpyetjeve. Edhe pse Majk dhe Majlinda janë ndarë, flitet se ata gjatë një takimi në një nga kafet e Prishtinës kanë rënë dakord që të kujdesen bashkë për fëmijën. Historia e dashurisë dhe ndarjes e reperit Kastriot Rexha me Majlindën bëri bujë në rrjetet sociale, për faktin se ajo më parë u mbyll se filloi. Çifti më interesant i showbiz-it i dhanë fund lidhjes për çështje xhelozie, vetëm pak javë pasi Majk e bëri publike historinë e tij. Ai ndau me fansat foton e parë me Majlindën, duke deklaruar se ndihej i bekuar pranë saj. Por çiftit nuk i zgjati shumë lidhja romantike, pasi vetëm pas pak javësh histori, Majk dhe Majlinda i fshinë të gjitha fotografitë e tyre të përbashkëta, duke mos lënë asnjë gjurmë në llogaritë e tyre në “Instagram”. Ata fillimisht e kishin mbajtur të fshehtë romancën për disa muaj dhe për çudinë e të gjithëve i dhanë fund kur dolën hapur. Majk, i cili u bë i famshëm me duetet e tij me Getoar Selimin, po kap suksesin me “Kcen”./Panorama/

Etiketa: djalihistoriamajkmajlinda


Ju sugjerojmë

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Para
Deklarata befasuese e Baton Haxhiut: Ilir Meta nuk betohet si President

Deklarata befasuese e Baton Haxhiut: Ilir Meta nuk betohet si President

Historia e dashurisë/ Messi e njohu dashurinë e tij që kur ishte pesë vjeçe

Historia e dashurisë/ Messi e njohu dashurinë e tij që kur ishte pesë vjeçe

Besnik Mustafaj: Si e shoh të ardhmen e PD-së

Mustafaj: Basha nuk ka ngrirë, po përdor partinë
















TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com