Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e “Guardia di Finanza”/ Si mbërriti për herë të parë në Shqipëri

2018/06/05 at 4:11 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e “Guardia di Finanza”/ Si mbërriti për herë të parë në Shqipëri

Nga Kreshnik KUÇAJ


Për herë të parë, në Shqipëri “Guardia di Finanza” ka operuar gjatë Luftës së Parë Botërore, ku  forcat ushtarake italiane ishin prezentë në Vlorë, e ndër të tjera administronin edhe të ardhurat doganore.

Praktika e administrimit të të ardhurave doganore dhe luftimi i kontrabandës në pikat kufitare të vendit u ndoq edhe nga ushtritë austriake e franceze, në territoret që ato administronin. Për këtë qëllim, ato kishin struktura të posaçme që i ishin bashkangjitur forcave ushtarake e në rastin e Italisë do të ishte “Guardia di Finanza”.

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore dhe pas Kongresit të Lushnjes në vitin 1920,  krahas institucioneve do të organizohej edhe administrata e financave shqiptare. Deri në vitin 1929, në mbarë vendin në shërbimin doganor, për mbledhjen e të ardhurave dhe për luftën kundër kontrabandës do të përdorej një trupë rojesh civile këmbësore dhe kalorëse.

Traktatet e bashkëpunimit me Italisë që u nënshkruan në ato vite parashikonin ndër të tjera edhe asistencën në formimin dhe trajnimin e një forcë të posaçme, me formim financiar, për administrimin e pikave kufitare.

Me 25 nëntor të vitit 1929 do të miratohej një ligj i posaçëm që krijoi “Rojen Mbretnore të Kufinit”, një strukturë që do të merrte në dorëzim shërbimin e rojës doganore. Procesi i zëvëndësimit të rojeve civile me rojet mbretërore do të zgjaste 5 vite.

Roli i “Guardia di Finanza”

Misioni ndërkombëtar i zhvilluar nga ushtarakët e “Guardia di Finanza” në Shqipëri inkuadrohej në programin e ndihmës që përcaktohej në traktatin italo-shqiptar të miqësisë.

Referuar arkivit historik të “Guardia di Finanza”, një grup oficerësh, në komandën e nënkolonelit Domenico Silvestri u transferua përtej Adriatikut me misionin direkt të Kolonelit Alberto Pariani (atashe ushtarak në Tiranë e më vonë Shefi i Shtabit të Ushtrisë), për të organizuar “Rojen e Kufinit”; rojën mbretërore të kufirit të ushtrisë së vogël shqiptare.

Programi parashikonte ngritjen e një qendre stërvitore në Korçë dhe edukimin e oficerëve shqiptarë në shkollën e “Guardia di Finanza” në Romë.

“Regia Accademia e Scuola di Applicazione della Regia Guardia di Finanza” ishte instituti kryesor i formimit ushtarak në Itali ku studiohej edhe në fushën juridike, ekonomike e financiare.

Por në fakt, ky program u ndikua shumë nga tensionimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në mesin e viteve ’30.

Çfarë ishte “Roja Mbretnore e Kufinit”?

“Roja Mbretnore e Kufinit” kishte funksione jo vetëm ruajtjen e kufirit por edhe ofrimin e shërbimeve financiare, me fokus luftën kundër kontrabandës.  Ajo varej nga Ministria e Financave sa i përkiste pjesës së detyrave si organ kontrolli doganor dhe nga komanda e mbrojtjes kombëtare sa i përket organizimit, administratës e disiplinës ushtarake.

Studiuesi Haxhi Shkoza ka publikuar në vitin 1935 disa prej neneve të ligjit të 25 nëntorit të vitit 1929:

“Roja mbretnore e kufinit krijohet:

-për me ndaluem, me shtypun dhe paditë kontrabandën dhe kundravajtjet e mosbindjet në ligjet dhe në rregulloret e Financës

-për me ndihmuem mbrojtjen e rregullit dhe të qetsis publike dhe në rast lufte, ndër operacjone fushore

Roja mbretnore e kufinit përbëhet:

-prej një komande grupi batalionesh të komandueme nga nji kolonel ose nënkolonel

-prej nji qendre msimi e kryesueme nga nji major ose kapiten i klasit të parëprej katër bataljonesh të komanduem nga majora ose kapitena të klasit të parë.

Bataljonet ndahen ndër kompani, toga e sekcjone të komandueme përkatsisht nga kapitena, nga oficera epror, nga kaptera dhe reshtera dhe jashtëzakonisht nga tetar” shkruan Shkoza te “Financat e Shqipnis”

Referuar të dhënave të mesit të viteve ’30 rezulton se në përbërje të rojes së kufirit ishin 1100 roje, 100 tetarë, 30 kaptera, 12 kapitenë të klasit të parë e të dytë, 5 majorë e 1 kapiten etj.

Pushtimi italian dhe krijimi i “Guardia di Finanza Albania”

Pas pushtimit italian të vendit me 7 prill 1939, aktii  bashkimit të Shqipërisë me Italinë do të sillte edhe shkrirjen e strukturës shqiptare të kufirit që u bë pjesë e “Guardia di Finanza”. Pak ditë pas pushtimit të vendit, me 30 prill 1939 u krijua komanda e “Guardia di Finanza Albania”, si filial i kësaj strukture në Itali.

Detyrat që iu besuan kësaj strukture ishin shërbimet fiskale, roli i policisë ushtarake dhe e ruajtjes ushtarake të kufirit.

Me 6 janar të vitit 1940, në bazë të dekretit të mëkëmbësit të mbretit në Shqipëri, “Guardia di Finanza” e Shqipërisë varej direkt nga komanda superiore e trupave ushtarake që ishin në Shqipëri, përsa i përkiste çështjeve të disiplinës, organizimit dhe angazhimit ushtarak dhe nga komanda e përgjithshme e “Guardia di Finanza” në Romë sa i përkiste çështjeve teknike e administrative./Scan



Ju sugjerojmë

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme
Aktualitet

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

27 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit
Aktualitet

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

27 Nëntor, 2025 3:41 pm
Moti i keq, niveli i ujit në lumin Vjosa rikthehet në pikën kritike
Aktualitet

Moti i keq, niveli i ujit në lumin Vjosa rikthehet në pikën kritike

27 Nëntor, 2025 3:34 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Rasti Balluku në Kushtetuese, ankimimi do të shqyrtohet më 2 dhjetor

27 Nëntor, 2025 2:59 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

27 Nëntor, 2025 12:30 pm
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë
Aktualitet

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë

26 Nëntor, 2025 10:48 pm
Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…
Aktualitet

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…

26 Nëntor, 2025 7:25 pm
Para
Detajet nga mbytja e 12-vjeçarit. Flasin shokët: Danieli dinte not por…

Detajet nga mbytja e 12-vjeçarit. Flasin shokët: Danieli dinte not por...

Çfarë ushqimesh nuk duhet të konsumoni kurrë përpara seksit?

Euro në pikiatë, monedha europiane nuk ndalet

Rënia rekord e Euros/ Për herë të parë në 10 vite prek shifrën 124.17 lekë
















TE FUNDIT

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
28 Nëntor, 2025

Shqipëria shënon sot 113-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Dashi Sot do jenë beqarët ata më të privilegjuarit në dashuri. Që në orët e para të mëngjesit do realizojnë...

Lexo më shumë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com