Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e familjes në Tiranë, e moshuara:  Nusja më rreh, djali s’di kujt t’ia prishë

2016/01/09 at 1:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e familjes në Tiranë, e moshuara:  Nusja më rreh, djali s’di kujt t’ia prishë

TIRANE- Marrëdhëniet vjehrre-nuse vazhdojnë të mbeten të komplikuara. Dihet që në shumicen e rasteve nuk shkojnë mirë, por ka edhe nga ato raste sherri degjeneron në dhunë.

Një e moshuar rrëfen me detaje se si është rrahur nga nusja e djalit. Tani nusja, nënë e dy vajzave të mitura, mbahet e arrestuar në polici, ndërsa vjehrra thotë se edhe mund ta falë për hir të vajzave (mbesave).

Ja historia e rrëfuer prej Drita L. Banuese në rrugën Jorsan Misja në Tiranë

 Zonja Drita, nusja e djalit tuaj është arrestuar 3 ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi ju e keni denoncuar për dhunë në familje. Si qëndron e vërteta?

Po, unë vetë kam bërë denoncim në polici ndaj nuses së djalit tim. Kjo nuk është hera që parë që e kam denoncuar. Unë kam qenë me urdhër mbrojtjeje edhe herën e fundit që nusja më ka dhunuar. Më ka dhunuar vazhdimisht. Ka rreth 10 vite që më rreh. Që kur ka hyrë nuse në shtëpi, ka vënë dorë mbi mua.

Ju, me kë jetoni në banesë?

Unë jetoj së bashku me djalin tim, nusen e tij dhe dy mbesat e vogla, njëra është 9 vjeçe ndërsa tjetra 2 vjeçe. Një farë kohe ata u larguan për të jetuar me qira dhe më pas u bashkuam sërish në të njëjtën shtëpi, por situata vazhdon të jetë po e njëjta.

Keni pasur konflikte me njëra­tjetrën dhe, sipas jush, cila është arsyeja që nusja ju dhunon?

Jo, nuk kemi pasur konflikte dhe nuk e di as vetë përse më dhunon. Më qëllon për arsye të kota që i di vetëm ajo. Edhe disa vite më parë, kur i ndjeri bashkëshorti im ishte gjallë, ajo ka ushtruar dhunë edhe mbi të. Kam denoncuar edhe më parë në polici. Denoncimin e kam bërë së bashku me bashkëshortin.

Ajo zihet pa asnjë shkak me mua, si i thonë një fjale, zihet edhe për një “fije peri”.

Ju pohuat se keni bërë denoncim edhe më parë në polici. Keni pasur urdhër mbrojtjeje?

Po, para se të më dhunonte herën e fundit, unë kam qenë me urdhër mbrojtjeje. Nusja më nxori përjashta në mes të natës, ashtu me rroba siç isha. Akoma e kam këmbën të nxirë nga të rrahurat e saj. Edhe fytin e kam akoma të nxirë, pasi edhe kur isha në polici më ka kapur për fyti. Në shtëpi më qëllonte me çfarë t’i kapte dora.

Po djali juaj, ju ka mbështetur në momentin që bashkëshortja e tij ju ka dhunuar?

Djali ka rënë në hall për vete, pasi nuk di kujt t’ia prishi e kujt t’ia ndreqi. Besoj se ai e kupton edhe vetë që nusja e tij është pak agresive, pasi nuk është e arsyeshme që të dhunosh një plakë e ta nxjerrësh atë përjashta bashkë me rroba.

Si reaguat në momentin kur policia vuri në pranga nusen tuaj?

Pavarësisht këtyre që kanë ndodhur, unë si nënë që jam, sapo policia erdhi në shtëpi dhe e arrestoi, shkova sërish në komisariat dhe e tërhoqa denoncimin që kisha bërë. Nuk doja që ajo të arrestohej, por në polici shkova thjesht që të mbrohesha prej saj. Ajo ka dy fëmijë të vegjël dhe nuk ua dua të keqen. Unë kërkoj vetëm një mbrojtje që ajo të mos më dhunojë më asnjëherë.

Nëse nusja juaj lihet e lirë, mendoni se kjo lloj situate mund të përsëritet dhe ju mund të bini sërish pre e dhunës?

Frikë kam shume se ajo është agresive, por nëse nuk vë më dorë mbi mua ia fal, se jam vetë nënë.  Intervista është dhënë për ‘Gazeta Shqiptare’

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Liritë e zvogëluara të Francës

Liritë e zvogëluara të Francës

Prishtina gati për protestën e opozitës

Prishtina gati për protestën e opozitës

Aliu: Policia po rreh në kufi protestuesit nga Tirana

Aliu: Policia po rreh në kufi protestuesit nga Tirana

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com