Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e dom Jak Bushatit dhe masakra ndaj mirditorëve

2016/10/17 at 11:08 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e dom Jak Bushatit dhe masakra ndaj mirditorëve

Një tjetër histori rrënqethëse publikohet nga Vatikani. Në pjesën e tretë të rubrikës radiofonike kushtuar martirëve të Kishës shqiptare është folur për figurën e Dom Jak Bushatin. “Kryevepra e tij, është jeta e tij!”, shkruhet në portalin e Radio Vatikanit. Profili i priftit martir që u pushkatua pa gjyq dhe masakra e komunistëve në Mirditë në materialin më poshtë…


Dom Jak Bushatin (Shkodër, 07. 08.1890- Shkodër, 12. 09. 1949) e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.

Kur flet për dom Jak Bushatin, flet për Mirditën, ku e shkriu një pjesë të mirë të jetës e të veprimtarisë së tij meshtarake, nisur pas studimeve filozofike e teologjike ndër françeskanë, një herë, në Seminarin Papnor të Shkodrës, pastaj. Derisa i kreu rregullisht e u ngjit në elter, për të kremtuar Meshën e parë, në Shkodër, më 29 maj 1915.

Bir i një familjeje të njohur shkodrane, e la menjëherë qytetin, për t’u kapur brinjave e gërxheve të Mirditës, thellësisht katolike. E nisi misionin si famullitar i Ndërfanës, e pastaj, i Gëziqit. Kishte një detyrë shumë të vështirë!

Nëse komunistët lavdëroheshin se më 29 nëntor 1944 e shtruan gjithë Shqipërinë, Mirditën mundën ta shtronin vetëm rreth vitit 1953. Deri në këtë vit malet e pyjet e Mirditës ishin plot mirditorë me pushkë për faqe, të drejtuar nga dera e Gjomarkajve, që kishte qitë kushtrimin për kryengritje të përgjithshme kundër bolshevizmit.

Mirdita u revoltua edhe më shumë, kur çetat komuniste, në përpjekjen për ta shtruar, kryen krime, të cilat s’ka pendë që mund t’i përshkruajë, as gojë, që mund t’i tregojë. Vetëm njerëz pa ligj e pa kanun mund të kryejnë asisoj barbarish. Mjafton të përmendim rreshtin e gjatë të burrave e të grave, që u zhveshën lakuriq me dhunë, u fyen, u çnderuan, u vranë. Të gjithë të paarmatosur. Ndërsa ata që i kryen këto krime, vijojnë të kenë titullin “Heronj të Popullit!”.

Kështu Mirdita, e shkruar në analet bizantine e turke si simbol qëndrese, u bë sinonim i rezistencës edhe në analet e komunizmit.

Një nga raprezaljet më shtazarake u krye në Qafë të Valmirit ku, për t’i grumbulluar të gjithë ata, që ishin dënuar me vdekje, u organizua një mbledhje. Siç pati bërë sulltani në Manastir me krerët shqiptarë kryengritës. Iu drejtuan, pra, ftesa të posaçme të gjithëve dhe, si ishin mbledhur, i lidhën. Shtatë prej tyre i varën ndër lisa, 15 të tjerë i lidhën me tel dorë për dore pranë një grope të madhe dhe u shkrehën koburet në tëmth.

E ata u rrokullisën njëri mbi tjetrin, gjysmë gjallë e gjysmë vdekur. Pa pritur t’u delte shpirti, i mbuluan me dhe, ndërsa prej nëntoke ndiheshin zërat e llahtarshëm të burrave mirditorë, që nuk kërkonin falje, jo, sepse e dinin në duar të kujt kishin rënë! Kërkonin plumbin e fundit, para se dheu t’ua merrte frymën për gazep!

Zërat e tyre i bënë të përqetheshiun deri drunjtë e pyllit, ku vareshin të tjerët, ndërsa kriminelët hidhnin vallen labërishte rreth e rreth gropës, shoqëruar nga «muzika makabre », që dilte nga nëndheu. Ishte brima më e hatashme që kishin dëgjuar ndonjëherë ato male, ku Kanuja kërkon respekt të detyrueshëm për njeriun e vdekur. Binte, kështu, njëra nga kështjellat e fundit të antikomunizmit! Me gjithë famullitarët e saj!

Skena të tilla pa e jetoi famullitari i skërkave të Mirditës gjatë 24 vjet shërbimi në këto vise tejet të varfëra, tejet të vështira e tejet katolike. Për të zbritur pastaj, në Kallmet, më 1946. Nuk kishin kaluar as tri vjet, kur i vunë prangat. As ai vetë nuk e kuptoi se pse. Ishte i respektuar, i devotshëm, i zellshëm.

E ndoshta pikërisht për shkak të këtyre virtyteve të jetuara, që ndikojnë mbi besimtarët shumë më tepër se fjala e folur, iu shtrua torturave të papërballueshme. Derisa vdiq, më 12 shtator 1949, pa dalë në gjyq. Me një shqetësim të vetëm: famullia e tij kishte mbetur pa meshtar, domethënë, pa shpirt. Me një forcë të vetme: atë të Ungjillit e të Kryqit. Me një bindje të vetme: ishte aty, sepse nuk e kishte gënjyer kurrë popullin, që i besonte në gjithçka e i tregonte gjëra, të cilat njeriu nuk ia thotë as vetvetes; ishte, sepse të hollat, që ia kishte besuar ai popull, hequr nga kafshata e gojës së fëmijëve, ia kishte kthyer përsëri, duke ia ndërtuar kishat me banka e me të gjitha pajisjet, që duhet të ketë një ngrehinë, e cila përbën zemrën e shpirtin e një katundi katolik.

Ishte aty, sepse nuk i kishte shkuar as nëpër mend të nxirrte sekretin e rrëfimit; ishte, sepse vlerësonte më fort betimin e tij, se jetën e tij; ishte aty, sepse besonte në atë, që predikonte; se ishte gati, me vepra, jo me fjalë, të jipte edhe jetën për ngadhënjimin e Kryqit, domethënë të qytetërimit të krishtenë në ato male, që e donin e i donte. Kryevepra, që na lë trashëgim, është jeta e tij prej Shenjti, që për Krishtin ka më tepër vlerë, se të gjitha librat e shkruar, që kur zu fill bota.



Ju sugjerojmë

Verë e mosbindjes civile në Serbi
Rajoni

Verë e mosbindjes civile në Serbi

14 Korrik, 2025 9:50 am
“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit
Aktualitet

“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit

14 Korrik, 2025 9:39 am
“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!
Aktualitet

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!

14 Korrik, 2025 9:31 am
Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni
Aktualitet

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni

14 Korrik, 2025 9:21 am
Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte
Aktualitet

Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte

14 Korrik, 2025 9:14 am
“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë
Aktualitet

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë

14 Korrik, 2025 9:04 am
Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev
Bota

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev

14 Korrik, 2025 8:49 am
Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
Aktualitet

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

14 Korrik, 2025 8:35 am
Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
Rajoni

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

14 Korrik, 2025 8:28 am
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

14 Korrik, 2025 8:23 am
Para
Basha në Korçë: Rrezikojmë zgjedhjet e lira, të largojmë Ramën

Basha në Korçë: Rrezikojmë zgjedhjet e lira, të largojmë Ramën

Foto/ Shqiptarja publikon fotografinë e përdhunuesit të saj. Kërkon dënim maksimal

Foto/ Shqiptarja publikon fotografinë e përdhunuesit të saj. Kërkon dënim maksimal

Paparaci në Kuvend/ Mesila Doda, foto për “Facebook” me ushtarët e gardës. Mirela Kumbaro “guxon” me fund

Paparaci në Kuvend/ Mesila Doda, foto për “Facebook” me ushtarët e gardës. Mirela Kumbaro “guxon” me fund
















TE FUNDIT

Verë e mosbindjes civile në Serbi

Verë e mosbindjes civile në Serbi
14 Korrik, 2025

Pas tetë muajsh demonstratash paqësore, lëvizja protestuese në Serbi po ndryshon kurs. Kur dhuna policore shtohet, protestuesit gjejnë rrugë të...

Lexo më shumë

“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit

“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit
14 Korrik, 2025

Në mbledhjen me deputetë e drejtorë të bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama foli për disa problematika të qeverisjeve vendore. Gjatë...

Lexo më shumë

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet....

Lexo më shumë

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të lejohen ndërtime restoresh në Theth, pasi të përfundojë aksioni i IKMT-së për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com