Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Dhuratës, gruas që fëmijën e saj të parë e fali tek kunati

2018/12/09 at 3:35 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e Dhuratës, gruas që fëmijën e saj të parë e fali tek kunati

Çdo prind mburret me fëmijën e tij, por kur ky i fundit bën zgjedhje të gabuara, jo detyrimisht është faji i prindit. Këtë kanë ardhur t’i tregojnë Mediola dhe Ibrahimi mamasë së tyre Dhuratës. Mediola tregon se është nënë e dy vajzave dhe tashmë e kupton shumë mirë nënën e saj dhe sakrificat që ajo ka bërë për të dhe vëllain e saj. “Dua t’i them që të mos mërzitet më, pavarësisht pengesave që sjell jeta”, thotë Mediola.


Ajo rrëfen më tej së nëna e saj ka pasur një jetë të vështirë. Fëmijën e parë ia dha xhaxhait, që nuk mund të kishte fëmijë, ndërsa të dytin e abortoi…

“Mami që 18 vjeçe është njohur me babain tim, u fejuan dhe pas disa kohësh mbeti shtatzënë. Dhe siç ishte mentaliteti i asaj kohe, gjyshi nuk e pranonte si gjë dhe e përzuri nga shtëpia. Mami u largua, pastaj u martua me babin. Bëjnë dasmë, por nga njerëzit e saj nuk ishte askush. Në atë kohë mami jetonte me xhaxhain dhe kur lindi djalin e parë ia dhuruan xhaxhai, sepse nuk kishte fëmijë”.

E pasi hoqi dorë nga fëmija e parë dhe tashmë jetonte me bashkëshortin e saj, Zonja Dhurata mbeti sërish shtatzënë. Fatkeqësisht ajo e humbi fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

“Bashkë me babain menduan se nuk do të bënin më fëmijë…”, rrëfen Mediola

Por fati deshi që Zonja Dhurata të bekohej me 4 fëmijë të tjerë. E megjithatë, fati i keq duket se ndoqi edhe vajzën e madhe të çiftit.

“Kohët e fundit ne në familje kemi pasur diçka jo të mirë. Motra e madhe pati një divorc dhe djalin e saj e mban mami. Meraku jonë është që mami e vuan shumë, bashkë me babain, por mami e vuan më shumë dhe mendon se është ajo fajtore për atë që ndodhi. Mendon që nuk ishte e zonja që fëmija nuk eci në hapat e saj. Jemi këtu për t’i treguar se absolutisht nuk është faji i saj, ajo është më e mira dhe ka bërë punën e duhur si nënë”, rrëfeu më tej Mediola.

Zonja Dhurata jeton bashkë me bashkëshortin në Elbasan, ku kanë një dyqan të vogël mishi.

Teksa ajo mori mesazhin për të qenë në “Ka një mesazh për ty”, në studio, Ibrahimi, mes emocionesh tha se nuk ia kishte shprehur kurrë dashurinë nënës së tij.

“Jam shumë e i emocionuar, sepse unë kam një tip që asaj s’ia kam shprehur kurrë dashurinë, nuk i kam thënë njëherë të dua. Kur më tha motra që donte t’i bënte diçka, unë nuk doja, i thashë nuk vij. Por kur mendova pastaj që ajo është kaq e mrekullueshme sa unë nuk i kam thënë të dua, thashë do dal dhe do t’ia them publikisht”, rrëfeu Ibrahimi.

E duke qenë se Zonja Dhurata me gjasë nuk e pret që në studion e “E Diela Shqiptare” e ka thërritur djali i saj, ky i fundit ishte i pari që i përcolli asaj mesazhin.

“E mora guximin të vija këtu të të falenderoja, sepse ti e di që unë nuk jam tip i tillë. Ti e di që për mua je njeriu më i veçantë dhe e di që unë gjumë nuk fle pa më mbuluar ti. Kam ardhur të të falenderoj sot për gjithçka dhe dua që t’i të bëhesh shumë e fortë, sepse duhet ta dish që ke lindur dhe ke rritur shumë fëmijë të mrekullueshëm. Nuk dua t’i bëj vetes komplimente, por ti je një nënë që nuk ka fjalë për ty”, tha Ibrahimi.

Ndërsa Mediola, iu drejtua nënës me këto fjalë: “Sot kam ardhur të ta tregoja në sytë e të gjithëve se je më e mira. Jam krenare që ti je mami im, falenderoj Zotin çdo ditë dhe unë mësoj nga ty çdo ditë, marr nga ty çdo ditë, që t’i rris vajzat njësoj siç më ke rritur ti mua. Ti je shembulli i prindërit perfekt dhe kurrë mos e vë në dyshim këtë”./tvklan.al

Etiketa: dhuratafali femijenka nje mesazh per ty


Ju sugjerojmë

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
Para
Kastro Zizo shpërthen ndaj kolegëve që nuk e vlerësuan në ‘Këngën Magjike’

Kastro Zizo shpërthen ndaj kolegëve që nuk e vlerësuan në 'Këngën Magjike'

Ecja është ushtrimi më i mirë fizik që mund të bëni, ja përfitimet e saj

Ecja është ushtrimi më i mirë fizik që mund të bëni, ja përfitimet e saj

Gati paketa antishpifje që godet portalet,gjobë deri në mbyllje aktiviteti

Gati paketa antishpifje që godet portalet,gjobë deri në mbyllje aktiviteti
















TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
23 Qershor, 2025

DASHI Këmbëngulja kërkon durim, por ndonjëherë mund t’ju sjellë përfitim më shumë seç mund ta mendoni. Qëndrojini idesë suaj derisa...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com