Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e dhimbshme e vajzës nga Roskoveci që humbi të vëllanë

2019/05/12 at 5:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e dhimbshme e vajzës nga Roskoveci që humbi të vëllanë

Një histori mjaft e prekëse në ” E diela shqiptare” në Tv Klan ishte ajo e Kristinës, një vajzë nga Roskoveci, e cila para 4 vjetësh e 4 muajsh ka humbur vëllanë e saj.

Për t’i bërë një surprizë, në rubrikën “Kam një mesazh për ty” është shfaqur nëna e saj, zonja Hamite, e cila mes lotësh ka treguar histotinë e trishtë sesi i biri ndërroi jetë dhe e vetmja forcë për të, tashmë ishte vetëm Kristina.

Por e bija pas vdekjes së të vëllait është mbyllur në vete duke mos marrë më pjesë në aktivitetet shkollore si dhe duke qenë gjithnjë e mërzitur dhe e ftohtë.

“Para 4 vitesh e 4 muajsh ka humbur jetën Ervini, i cili do festonte ditëlindjen e 24 pas dy ditësh. Ai erdhi nga shkolla në Tiranë për Vitin e Ri në datën 31 me djalin e vëllait dhe merr disa gjëra për të ikur tek daja. Kishin futur zgarën e qymyrit brenda në shtëpi pasi e kishin fikur dhe kishin mbyllur edhe derën, u asfiksua nga tymi i qymyrit. Kam vajzën Kristina dhe bashkëshortin. Mua nuk më dilte asnjë fjalë për më shumë se katër muaj, më mungonte Ervini. Ishte një djalë i qeshur, asnjëherë nuk e shikoja të mërzitur,”– u shpreh ajo.

Në vijim të tregimit zonja Hamite u shpreh se motiv që ajo të vazhdonte të jetonte e të niste të fliste ishte vetëm Kristina.

“Motivi që më ktheu dëshirën për të jetuar akoma ishte vajza. Një ditë më thotë:”Mami, të gjithë më thonë që je shumë sëmurë, nuk më do mua, vetëm Ervinin.” Nuk i ktheva përgjigje dhe fillova të flas me njerëzit që më qëndruan pranë, por më mbyste dhimbja. Tani është vajza, ajo që ka katër vite që nuk del më. Kristina ka mbrëmjen e maturës dhe nuk do të iki, por janë shokët dhe shoqet e klasës që i qëndrojnë pranë. Sot kam ardhur këtu vetëm për Kristinën. Unë sot jam, nuk e di sa do jem. Jam me shpirt tek Ervini, marr frymë për Kristinën. Unë jam dakord për gjithçka të mirë për Kristinën. Jam komplet e vrarë. Gëzimi i saj më bën të lëviz,”-përfundon tregimin e dhimbshëm zonja Hamite.

Por ajo nuk kishte ardhur vetëm për të bijën, pasi ishte shoqëruar nga shokët dhe shoqet e klasës së Kristinës, të cilët u shprehën se u mungonte gjallëria e shoqes së tyre. Gjithashtu ata dëshironin që Kristina t’i premtonte se do të merrte pjesë në mbrëmjen e maturës.

“Ne kemi ftuar shoqen tonë. Unë Kristinën e njoh që në klasën e parë, por në klasën e 8-të asaj i’u nda nga jeta vëllai dhe u transferua përsëri në shkollën tonë. Ajo ishte e trishtuar, rrinte ftohtë dhe nuk merrte pjesë në aktivitetet tona. Tani ajo është shumë e mbyllur,asnjëherë nuk kërcen. Pavarësisht se është e tërhequr ajo është shumë e lidhur me ne. Ditët kur ajo nuk vinte në shkollë ne e ndienim mungesën e saj. Të gjithë kemi firmosur për festën e maturës dhe mungon vetëm firma e saj. Sot kemi ardhur për të marrë një premtim që ajo të bëhet pjesë e mbrëmjes sonë, sepse nuk do të kishte kuptim pa atë.”

Pas mesazhit të nënës së saj dhe miqve Kristina pranoi dhe firmosi për të shkuar në mbrëmjen e maturës, duke përjetuar një çast tejet prekës me nënën dhe miqtë e saj./Opinion.al/

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Dokumenti zyrtar i Lidhjes së Kombeve/ Dhuna e vrasja e çamëve nga grekët

Dokumenti zyrtar i Lidhjes së Kombeve/ Dhuna e vrasja e çamëve nga grekët

Presidenti i Iranit: SHBA po na bën presion të paprecedent

Presidenti i Iranit: SHBA po na bën presion të paprecedent

Parullat “Borchardt turp të kesh”, Basha: Nuk kam…

Parullat “Borchardt turp të kesh”, Basha: Nuk kam...

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com