Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e dhimbshme e Dizionës: Prindërit u ndanë nga sëmundja ime, jetojmë në terr…

2017/05/21 at 4:30 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Historia e dhimbshme e Dizionës: Prindërit u ndanë nga sëmundja ime, jetojmë në terr…

Diziona 15-vjeçare ka ftuar të ëmën Suzanën, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në e “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi dëshiron t’i kërkojë të buzëqeshë dhe të mos e lejë veten pas dore për hir të problemeve të tyre.


“Jeta jonë ka qenë disi e vështirë, le të themi. Mami, babi dhe unë jetonim në një fshat të thellë të Burrelit. Kur isha 5 – vjeç vuaja nga një sëmundje. E zbuloi mami sepse kur më morri për të më bërë dush, pa disa njolla të zeza në trup dhe në atë moment thërriti babin. Ai është infermier dhe e kuptoi që diçka nuk shkonte tek unë. Në një moment sëmundja shpërtheu edhe nga jashtë dhe mu shfaq hemorragji shumë e madhe.”

Diziona rrëfen se një pasdite pësoi hemorragji dhe e dërguan në spitalin e Burrelit me kalë, sepse nuk gjendej makinë. Në spital thanë se ajo duhej të nisej me ambulancë në Tiranë, pasi nuk e trajtonin dot sëmundjen e saj. Ajo u diagnostikua me një sëmundje gjaku, në Hematologjinë e Pediatrisë.

“Ata zbuluan tek unë që kishte diçka që nuk shkonte me palcën kurrizore, pasi më bënë një gjilpërë shumë të madhe. Kur e kujtoj e kam shumë të vështirë atë moment. Kur dolën analizat, më diagnostikuan me Trombocitopeni. Palca nuk i prodhonte mirë pllakëzat e mia të gjakut, ndaj nuk e bënin mpiksjen që duhet të bënin. Më përcaktuan kushtet e sëmundjes dhe një nga këto ishte që duhet të kisha spitalin afër, por ne jetonin shumë thellë.”

Të gjendur në këto kushte, Diziona dhe e ëma u detyruan të shpërnguleshin në Tiranë, pasi rrezikonin shumë nëse ajo do të pësonte sërish hemorragji në fshat. Diziona tregon se një mik i të atit i ndihmoi të gjenin një dhomë në Institut edhe pse kushtet nuk ishin të mira. I ati i saj qëndroi në fshat sepse duhej të punonte, por largësia ishte shumë e vështirë për ta. Ajo ka një motër nga martesa e parë e të ëmës, e cila jeton me gjyshërit, pasi ata nuk kishin mundësitë ekonomike për të përballuar edhe jetesën e saj.

“Unë jetoj me mamin, pasi prindërit u divorcuan. Ata ia hidhnin fajin vetes që unë sëmuresha vazhdimisht sepse doktoresha thoshte që duhej një trajtim akoma më i mirë për këtë sëmundje. Domethënë trajtimi vinte nga Burreli, që ishte trajtim i dobët në Tiranë dhe duhej një më specifik jashtë, por ishte e pamundur. Rroga e babit ishte gjysma kredi, të na mbante ne në Tiranë, veten dhe rrugën lart e poshtë. Ata u ndanë sepse menduan se unë do t’ia hidhja sëmundjes po të ndaheshin ata, por faktikisht u përkeqësova akoma më shumë. Përveçse isha sëmurë fizikisht, u sëmura edhe moralisht nga divorci i prindërve. Nga divorci u pre një pension ushqimor 120 mijë lekë të vjetra dhe ato nuk vinin rregullisht. Edhe Kemp -i im që ishte 100 mijë lekë të vjetra, që e lidhëm shumë vonë. Ishte e pamundur që ta përballonim jetesën në Tiranë.”

Diziona shprehet se kanë kaluar shumë vështirësi, pasi për shkak të gjendjes së tyre ekonomike dhe pamundësisë për të paguar energjinë elektrike, për rreth 3 vite ato jetojnë në terr. Për Suzanën është shumë e vështirë të përkujdeset për Dizionën nën dritën e një qiriu. Ndërtesa është e braktisur dhe aty jetojnë vetëm tre femra, Suzana, Diziona dhe motra e vogël.

“Shkolla, e vështirë pa drita. Megjithëse ne kemi qenë gjithmonë shumë mirë me mësime, mami tek unë ka parë vetëm që të shërohesha. Më thoshte pak po lodhesh me errësirën, shëndetin, dua vetëm të shërohesh. Unë mësoj me qiri ose dritë telefoni.”

Diziona rrëfen se nuk ka përmirësim në sëmundjen e saj, pasi pllakëzat e gjakut nuk po normalizohen, për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe pamundësisë për të blerë ilaçet që i nevojiten.

“Është e pamundur që unë të shërohem thjesht me disa tableta kortizoni që unë i pi dhe gjithmonë më fryjnë. Ka raste që i marr dhe i them mamit që i piva, por nuk i pi sepse ndihem keq kur ato më fryjnë. Të gjitha problemet që i ndodhën mamit, i janë kthyer në një gjendje stresi dhe ndihet shumë e lodhur, e mërzitur, nuk i shikon më asnjë gjë të bukur jetës. Mami ka qenë njeri i shoqërueshëm, i qeshur, i pëlqente skena, i pëlqente të lexonte sepse ka studiuar për Gjuhë-Letërsi. Por kohët e fundit është tërhequr nga gjithçka, nga shoqëria, nga gjërat e bukura sepse jeta jonë u rëndua shumë dhe nuk kishte mundësi për asgjë të bukur. E la veten shumë pas dore, merrej vetëm me ne dhe u stresua shumë.”

Suzana e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “ E diela shqiptare”. Ajo rrëfen se pavarësisht problemeve që ka hasur në jetë është munduar t’ia dalë dhe t’i përballojë. Kur shikon në ekranin e murit ndarës vajzën e saj emocionohet dhe shprehet se nuk e mendonte se do të mund të ishte ajo.

Suzana – Shpirti i mamit!

Diziona – “E di që e prisje, që e njeh karakterin tim, që vuaj shumë me ty, por gjithashtu e di dhe sakrificën tënde për ne. E di që ndihesh e lodhur nga jeta, e di që kohët e fundit ke vazhduar të biesh në një pesimizëm, e di që pika jote e dobët jam unë dhe shëndeti im, e di që të kanë mbuluar hallet, por unë këtu kam ardhur që të sjell një mesazh mjaft të rëndësishëm”.

Dua nga ty që të shikosh që jeta është e bukur, mos u mbyll vetëm me këto halle dhe probleme që të kanë rënë përsipër, duke i vënë vetes kufij dhe duke mos parë pjesën tënde të bukur. E di që kushtet tona janë të vështira dhe gjithashtu shëndeti im po përkeqësohet dita-ditës, por kjo nuk do të thotë që t’i të harrosh veten tënde. Dua që siç ke ardhur sot këtu, siç je zbukuruar për të ardhur këtu, të jesh kështu e bukur çdo ditë dhe të buzëqeshësh përditë, sepse në këtë mënyrë kemi kurajo ne.

Duhet të dish që mbi të gjitha, edhe pse jetojmë në errësirë, ti ke tre dritat e tua, ke tre vajza dhe ne nuk kemi nevojë për dritë, ne e kemi dritën! Mos u shqetëso për kushtet tona, rëndësi ka që ti të jesh e lumtur, ti të buzëqeshësh. Ne nuk duam as kushte, asgjë tjetër. Duam që ti të jesh e lumtur dhe të mos vritesh shpirtërisht. E di që e vuan shumë, por të lutem buzëqesh kur të jesh me ne.

Suzana – Faleminderit. Të dua shumë! Jeni krenaria ime, lumturia ime!

Diziona – Do vazhdojmë akoma të të bëjmë të lumtur, kjo nuk është asgjë. Sa ke vuajtur ti për ne, duhet të ta shpërblejmë edhe më shumë.
Suzana – Faleminderit shumë. Ndihem shumë e qetë që ndodhem këtu, nuk e di. E mendova ndryshe, por sikur m’u larguan të gjitha hallet, problemet. Për momentin jam shumë e gëzuar dhe do të jem gjithmonë, do ta kujtoj këtë ditë.

Diziona – Domethënë ti ma premton.

Suzana – Do të mundohem me gjithë shpirt, sa të kem fuqinë do të bëj gjithçka. Por ndonjëherë e shikoj që gjunjëzohem shumë dhe ndonjëherë u flas dhe tepër, them nuk do jetoj më, nuk do shikoj çfarë do bëni ju prapa. Jam në stres, jam në siklet dhe i jap fuqi vetes me zor. Shoqëria, ambienti, juve më jepni shumë kurajë.

Dizjona dhe Suzana përqafohen dhe të përlotura dëgjojnë suprizën që është përgatitur për to.

Një numër llogarie është hapur në emrin e Suzana Nikolla Kadiu 

Raiffeisen Bank
IBAN: AL41202110750000000011083134 (ALL)
IBAN: AL26202110750000000021083134
Swift: SGSBALTX

Të gjithë mundemi të ndihmojnë këtë familje në nevojë, si për kushtet e vështira të jetesës, ashtu edhe për shëndetin e Dizionës, e cila ka nevojë për ilaçe të kushtueshme dhe dietë ushqimore të veçantë.

/tvklan.al

Etiketa: apel ndihmedizionahistori njerezoretv klan


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata
Kronikë

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata

6 Tetor, 2025 6:31 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti

6 Tetor, 2025 6:27 pm
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë

6 Tetor, 2025 6:00 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet përgjigje ekstreme për agresorin

6 Tetor, 2025 5:52 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi

6 Tetor, 2025 5:51 pm
Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë
Bota

Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë

6 Tetor, 2025 5:45 pm
Detaje të reja nga ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, u qëllua tri herë
Kronikë

Detaje të reja nga ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, u qëllua tri herë

6 Tetor, 2025 5:25 pm
Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë për burgjet
Aktualitet

Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë për burgjet

6 Tetor, 2025 4:43 pm
Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë
Kryesore

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë

6 Tetor, 2025 4:25 pm
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

6 Tetor, 2025 3:52 pm
Para
Videoja virale në rrjet/ Një mësuese tunduese si kjo…

Videoja virale në rrjet/ Një mësuese tunduese si kjo...

Marrëveshja Rama-Basha zbret në nivel lokal, ja si shprehet Rama për kryebashkiakun e djathtë

Marrëveshja Rama-Basha zbret në nivel lokal, ja si shprehet Rama për kryebashkiakun e djathtë

Shqiptarët nuk kanë besim te leku

Shqiptarët nuk kanë besim te leku
















TE FUNDIT

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata
6 Tetor, 2025

Ky është momenti i transportimit të gjyqtarit Astrit Kalaja drejt Spitalit të Traumës pasi u qëllua me armë zjarri në ambientet...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti

Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti
6 Tetor, 2025

Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve që çoi në vrasjen e gjyqtarit...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë
6 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit u vra me armë zjarri gjyqtari...

Lexo më shumë

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet përgjigje ekstreme për agresorin

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
6 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com