Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Avokati u kap me drogë në makinë, gjykata “e dënon” me shërbim prove

2017/10/15 at 8:34 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia/ Avokati u kap me drogë në makinë, gjykata “e dënon” me shërbim prove

Një avokat, anëtar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, është dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 4 muaj shërbim prove, pasi u shpall fajtor për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Bëhet fjalë për avokatin H.K., i cili u arrestua nga Policia më datë 22 janar të këtij viti. Vetë avokati ka pranuar akuzën, duke kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ka shfaqur pendesë për veprën penale. Ai, gjithashtu, ka thënë se drogën e sekuestruar e kishte për përdorim vetjak dhe se nuk ishte shpërndarës. Duke marrë në konsideratë të gjitha këto, Gjykata vendosi ta dënojë vetëm me shërbim prove, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër penale gjatë 3 vjetëve.

NGJARJA

Gjithçka ka ndodhur më datë 22 janar të këtij viti. Avokati H.K. ishte duke lëvizur në zonën e quajtur “Lura” në Laknas të Tiranës. Një patrullë policie vuri re diçka të dyshimtë dhe iu vu pas avokatit. Ky i fundit, pasi pikasi Policinë, tentoi që ta hedhë lëndën narkotike, mirëpo pa sukses. Pasi u arrestua në flagrancë, Policia peshoi pakon me kanabis, e cila rezultoi me një peshë prej 7.5 gramësh. Pas kësaj, ka nisur menjëherë procedimi penal ndaj avokatit, i cili doli edhe para Gjykatës. Duke qenë se avokati H.K. ka thënë në organet e hetimit se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak, është kryer edhe një ekspertim toksikologjiko-ligjor për të provuar pretendimin. Nga mostrat e urinës së të dënuarit, janë zbuluar produkte të metabolizmit të kanabinoideve, çka provon pretendimin e avokatit, se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak dhe jo për shpërndarje.

ARGUMENTIMI I GJYKATËS

“Konkretisht, për sa i përket objektit të veprës penale, veprimet e kundërligjshme, të kryera nga i pandehuri, kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura me Ligjin Nr.7975, datë 26/07/ 1995 “Për barnat narkotike dhe psikotrope”, për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, veçanërisht jetën dhe shëndetin e personit, regjimin juridik për shitjen, dhënien, marrjen dhe mbajtjen e substancave narkotike dhe psikotrope, të mbrojtura me legjislacionin tonë penal nga veprimet apo mosveprimet kriminale. Nga ana objektive, kjo vepër penale është konsumuar nga i pandehuri, e veprimet e kundërligjshme janë manifestuar në formën e mbajtjes së lëndëve narkotike./Panorama/

Ju sugjerojmë

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
Kryesore

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

3 Shtator, 2025 1:28 pm
Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët
Bota

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët

3 Shtator, 2025 1:15 pm
Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici
Kronikë

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici

3 Shtator, 2025 12:40 pm
Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë
Aktualitet

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

3 Shtator, 2025 11:37 am
Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës
Aktualitet

Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës

3 Shtator, 2025 11:25 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Reforma në sektorin e ujit, Rama: Vlora ishte në një situatë të papranueshme, por…

3 Shtator, 2025 11:19 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shkodër/Falsifikim dokumentesh, procedohet penalisht ish-punonjësi i gjendjes civile

3 Shtator, 2025 10:44 am
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Te Fundit

Lavrov: Rusia pret që bisedimet me Ukrainën të vazhdojnë

3 Shtator, 2025 10:28 am
Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Trump: Përshëndetjet e mia për…
Bota

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Trump: Përshëndetjet e mia për…

3 Shtator, 2025 9:46 am
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, shqiptari arrestohet në Malin e Zi

3 Shtator, 2025 8:46 am
Para
Sherri, Rozana Radi rrëfehet: Ja pse nuk i shkova në dasëm Fjorit

Sherri, Rozana Radi rrëfehet: Ja pse nuk i shkova në dasëm Fjorit

Live/ Milan-Inter, goditet tranversa, ja çfarë po ndodh në këto momente

Live/ Milan-Inter, goditet tranversa, ja çfarë po ndodh në këto momente

Zgjedhjet në Maqedoni/ Tensione në Kumanovë, ja kush po i kryeson zgjedhjet

Zgjedhjet në Maqedoni/ Tensione në Kumanovë, ja kush po i kryeson zgjedhjet

TE FUNDIT

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
3 Shtator, 2025

Kryetari i  PD, Sali Berisha ka folur në konferencën për mediat për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore dhe detergjenteve....

Lexo më shumë

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët
3 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, i cili drejton një koalicion të “paralizuar”, pretendon se çështja e korrupsionit kundër gruas së tij, Begoña Gómez,...

Lexo më shumë

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici
3 Shtator, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një ish-punonjës policie në Durrës si edhe ka referuar në Prokurori materialet...

Lexo më shumë

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë
3 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama po prezantoi Operatorin Kombëtar të Ujit. Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com