Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia 180 gradë në dekorimet e Presidentit

2017/04/18 at 12:08 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Veç një djall e di pse gjithë kjo urretje

Nga Gjergj META


Ideja e këtij shkrimi, që prej kohësh më vërtitej në mendje, u materializua pasi Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani, dekoroi me urdhrin “Nderi i Kombit”; Eminencën e tij, Kardinal Ernest Simonin (Troshani) në ditën e Pashkës. Ndër klerikë, më herët, këtë titull e kishte marrë edhe Atë Zef Pllumi. Një titull i tillë, i dhënë nga institucioni më i lartë i vendit për këto kategori personash, në specifikën e historisë sonë kombëtare, në një vend ku institucionet vlerësohen si duhet, merr përmasat e një rishkrimi dhe rishikimi të historisë. Ky veprim dhe të tjerë të ngjashëm kthejnë përmbys ato vlerësime dhe lexime të historisë që bëheshin në kohën e diktaturës komuniste, duke përjashtuar apo duke dhënë vlerësime negative rreth personave apo grupeve të caktuara.

Institucioni i Presidencës kohët e fundit ka pasur një veprimtari të dendur në këtë aspekt. Pak javë më parë në ish-Abacinë e Oroshit, vetë emri i së cilës thotë shumë për ata që njohin sadopak analet e historisë së Mirditës heroike dhe të shumëvuajtur, u dekoruan nga Presidenti disa persona, ndër të cilët edhe disa pinjollë të familjeve të rëndësishme mirditore si Gjonmarkajt e Oroshit dhe Mëlyshët e Kthellës, të cilët ishin trajtuar si armiq të popullit gjatë viteve të diktaturës. Po në Mirditë Presidenti ka shkuar edhe në Burgun e Spaçit për të vlerësuar autorët e Revoltës së Spaçit, ndër të cilët edhe bashkëfshatarin tim nga Durrësi, Pal Gjergj Zefin, si një ndër nismëtarët e kësaj revolte.

Përmbysja e sistemit komunist në vetvete nuk ishte ipso facto, edhe përmbysja e një lloj historiografie të imponuar përdhuni nga ideologët e tij. Kjo e fundit do kohën e vet dhe nuk bëhet me revolucione popullore. Por shenja konkrete si këto të institucionit presidencial janë një mënyrë për ta vendosur historinë dhe shkrimin e saj në hullitë e një historiografie sa më afër objektives. Dritëhijet e historisë dhe të veprës së shumë njerëzve, nëse ka pasur të tilla, nuk mund dhe nuk duhet të zbehin kontributet e tyre. Mirdita është rasti tipik i një historie të manipuluar në shumë rrafshe. Është një histori e vuajtur, por ndër më të lavdishmet e kombit tonë. Ashtu sikurse me Kishën katolike dhe me klerin e saj, komunizmi edhe me Mirditën punoi me një logjikë përçudnuese, vëllavrasëse dhe përçarëse.

Të vjen mirë kur përkrah Presidentit, si figurë gjithëpërfshirëse, sheh Ipeshkvin katolik të Mirditës, aspekt thelbësor i identitetit të Mirditës, edhe kryetarin e Bashkisë që përfaqëson shpirtin laik të kësaj krahine. Kanë bashkëjetuar këto dy aspekte në Mirditë gjithmonë, sepse tjetër ka qenë pushteti i Abatit, e tjetër ai i Kapedanit apo bajraktarëve. Do t’ia kishte zili çdo shtet modern kësaj bashkëjetese shekullore si një model laiciteti, pa i shkelur këmbët njëritjetrit, por në përplotësim të ndërsjellë dhe në shërbim të njerëzve. Edhe kjo është një mënyrë për të rishkruar historinë, për ta vazhduar atë e për ta vendosur në vendin e vet.

Është gjithashtu shembulli më i mirë i një qasjeje ndaj historisë me sytë e dëshirës për ta vlerësuar atë objektivisht, por edhe për të qenë promovues të një pajtimi, për të cilin Shqipëria jonë ka ende nevojë. Vetëm kështu mund të shpjegohen edhe emocionet që një miku im i pranishëm në atë ceremoni më përcolli, duke para mallëngjimin dhe përlotjen e familjarëve të dekoruar, të cilët ishin lënë në harresë gjithë këto vite.

Por dua të kthehem edhe një herë te dekorimi i Kardinalit. Kisha Katolike, me lumnimin e 38 martirëve, dashje pa dashje, e rishkroi historinë, atë histori që gjithmonë ajo në fakt e ka besuar. Nuk munguan zëra, edhe pse ndoshta të heshtur apo nëpër forume të ndryshme shpesh anonime, e nuk do të mungojnë kurrë ndoshta, që akuzuan se po shenjtëronim kolaboracionistë dhe armiq.

Kjo është në fund të fundit demokracia që gjithkush të mendojë atë don. Por, gjithashtu, mund të themi se brezave të ardhshëm u bëhet një shërbim i madh, kur edhe institucioni i kreut të shtetit vlerëson ata që vuajtën pse donin të ishin të lirë, e shpresojmë që këtë gjë të vazhdojë ta bëjë në çdo rast e për çdo person që ka vuajtur apo është përbaltur padrejtësisht nën atë sistem. Kur brezat e ardhshëm të jenë të lirë nga kushtëzimet ideologjike do të kuptojnë që rehabilitimi nuk është vetëm një çështje fjalësh, por ka të bëjë me gjeste konkrete.

Ndërsa Presidenti Nishani dekoronte Kardinal Troshanin, i viheshin re emocionet në çdo fjalë që thoshte. Megjithatë, përtej emocioneve, dekorimi i Dom Ernestit si “Nderi i Kombit” është edhe një akt pafajësie, atë pafajësi që presin shumë ta marrin ende. Dom Ernesti u shpall edhe nga shteti i tij i pafajshëm për veprën e kremtimit të meshës për shpirtin e Presidentit Kenedi. Kjo është një rrugë për të rishkruar historinë e një kombi, por edhe historinë e jetës së individëve dhe familjeve shqiptare. Ky rishkrim nuk bëhet vetëm në akademi, që për fat të keq në Shqipërinë tonë prej shumë dekadash janë të politizuara, por edhe nga zëri i njerëzve dhe nga aktet e institucioneve e për më tepër nga kreu i shtetit.

Kardinal Troshani dhe Mirdita janë vetëm dy shembuj të nevojës së një historie, që kërkon ende të shkruhet ashtu di duhet. Nga Veriu në Jug ka ende situata, të cilat duhet të rivlerësohen dhe të rehabilitohen për t’u dhënë vendin e vet. Kontributi dhe shembulli i institucionit të Presidencës duhet të shtyjë patjetër edhe institucione të tjera, e sidomos ata që merren me histori, të rishikojnë tekstet dhe t’i reformojnë thellësisht ato.

/Panorama

Etiketa: dekoratadom gjergj metaernest troshanihistoriakomentmirditanishani


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Foto-galeri/ Brenda pallatit luksoz £500milionë  të “sulltanit” Erdogan

Foto-galeri/ Brenda pallatit luksoz £500milionë të “sulltanit” Erdogan

Buxheti sot në Parlament/ Rama: Shpëtuam shqiptarët nga zgjebja financiare

A do ta përfshijë Rama, Shpëtim Idrizin në komisionet e vetingut?

Britania në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 8 qershor

Britania në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 8 qershor
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}