Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori si në filma/ Shqiptari që kreu heroizma në Gjermani, por më pas braktisi gruan shtatzënë

2018/03/13 at 8:59 AM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Histori si në filma/ Shqiptari që kreu heroizma në Gjermani, por më pas braktisi gruan shtatzënë

Gjatë kohës së pasigurisë në Kosovë, Besnik Elshani, atëkohë minoren, emigroi sëbashku me familjen drejt Gjermanisë. Në qytetin Minden ata gjetën vendlindjen e re, shkruan tag24.de, media e cila i ka kushtuar dy artikuj bëmave dhe historive të shqiptarit.


”I jam mirënjohës Gjermanisë për mikpritjen dhe për gjithçka që bënë për familjen time. Atëkohë, ata na dhanë banesë, të holla, veshmbathje dhe unë mund ta vijoja shkollimin,” thotë Elshani që emigroi në 1988 drejt Gjermanisë. Por, jo vetëm në aspektin social, Besniku 46-vjeçar hasi edhe në ndihmë shëndetësore. Në moshën 13-vjeçare, ai ishte lënduar rëndë në Kosovë. “Notimin dhe kërcimin në ujë nga lartësia e kisha në gjak“. Një ditë, gjatë kërcimit ai theu këmbën e majtë. “Menjëherë u infektova. Mjekët në Kosovë u përpoqën shumë, por nuk ndihmoi asgjë. Kisha shumë qelb në plagë. Një vit qëndrova në spitalin e Prizrenit, mandej shkova në Kroaci për t’u operuar. Infeksioni u largua, por më duhej ta shkurtoja një asht për pesë centimetra dhe këmba do të më shkurtohej“, vijon Besniku. Megjithatë për Besnikun trokiti fati në derë, pasi në Minden u takua me mjekun humanist, Volker Echtermeyer, i cili i premtoi kurim. “Ai më pyeti: A dëshiron të luash sërish futboll? Pohova me shpejtësi. Sytë mu mbushën me lot kur dëgjova se ai do të më ndihmonte. Thjesht, doja vetëm që të ecja normalisht“.
Pas një procesi të mundimshëm, vërtet Besniku mund të ecte normalisht dhe për këtë nuk falenderon vetëm mjekun e tij, por edhe Gjermaninë.

Desha t’ia shpërblej Gjermanisë, tre akte heroike

Në artikullin e dytë, Elshani sqaron tre akte heroike për median e njohur gjermane. E para ka të bëjë me historinë e kapjes së dy grabitësve. “Desha t’ia shpërblej me diçka Gjermanisë, për gjithçka që kishte bërë ajo për mua,” vijon rrëfimin shqiptari i Kosovës. “Në vitin 1995 ose ‘96 isha në disko. Kur shkoja për në shtëpi, pranë fqinjit tim binte alarmi. Dola nga automobili dhe pash dy hajdutë,” transmeton albinfo.ch. “Unë bërtita: ‘Policia, ndaloni ose ju qëllova!’ Atëkohë kisha një pistoletë lojrash në veturë. E mbajta atë në dorë dhe njëri nga hajdutët u shtri menjëherë në tokë.” Në këtë mënyrë, ai mundësoi arrestimin e dy hajdutëve përmes policisë, ndërsa fqinji i tij e përshëndeti dhe i dhuroi tre peshq për dhuratë.
Historia e guximit nuk përfundon këtu. Njëherë ai shpëtoi xhaxhain, gruan e tij dhe tre fëmijët nga asfiksia e zjarrit. “Kur unë arrita në shtëpi, ata ishin shtrirë pa ndjenja. I patrembur, Besniku shpëtoi familjen pesë anëtarëshe nga zjarri. “Shpesh kam sakrifikuar jetën për të tjerët, edhepse shumë të tjerë këtë e shohin si budallëk.”
Rasti i tretë është kur i ka shpëtuar për pak vdekjes, pasi mbrojti nga sulmi i një grupi djemve një vajzë 15 vjeçare. “Desha ta ruaj atë nga përdhunimi. Në tentativë e sipër, mora një goditje me thikë në bark. Humba shumë gjak dhe miqtë më dërguan në spital.”

Ndërkohë 46 vjeçari jeton në vendlindjen e tij të vjetër. Deri sot ai nuk i kishte sqaruar bëmat e tij. Në vend të kësaj, ai vendosi ti sqarojë historitë e tij, sepse për këtë ndjen falenderim ndaj Gjermanisë. Vendi që e strehoi sëbashku me familjen e tij në fund të viteve 80-të.

Histori rrëqethëse personale

“Tag24” në artikullin e 9 majit, tregon peripecinë që ka kaluar 46 vjeçari me familjen e tij. Momentalisht, ai punon në një firmë ndërtimi në Kosovë dhe është baba i pesë fëmijëve. Për rikthimin e tij në Kosovë ai shprehet: „Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua. Akoma mbretëronte lufta, shumica e njerëzve vdiqën apo u kidnapuan. Shtëpitë u dogjën. Vëllai im më i moshuar vdiq në krahërorin tim, pasi vuante nga kanceri. Për tre muaj me radhë unë qëndrova së bashku me të në spital. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë“.

Besniku me gjithë dëshirë e kujton kohën e kaluar në Gjermani. Atëbotë, ai atje e njohu një „vajzë të bukur“ në të cilën u dashurua dhe e cila mbeti shtatzanë. „Pas disa problemeve, disi e humbën kontaktin“.

Vajza e bukur që kishte mbetur shtatzanë, Sabina, e lindi një vajzë së cilës i kishte treguar për babain e saj biologjik. „Në atë kohë isha në Kazakistan dhe punoja si roje në një kompani shqiptare. Vajza ime Laura ishte vënë në kërkim për të më gjetur. Ajo donte ta dijë se kush jam unë“. Përmes xhaxhait të tij, i cili ende jeton në Minden dhe ia kishte dhënë numrin e celularit, Laura e gjen Besnikun. „Kur për herë të parë më kontaktoi në Kazakistan, u rrëqetha! Që të dy vetëm qanim. Pas tetëmbëdhjetë vitesh, ne bisedojmë rregullisht përmes internetit. Me gjithë dëshirë do ta takoja një herë“, ka përfunduar bisedën Besniku. Me siguri histori e denjë për filma hollivudianë.



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit
Life Style

VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit

5 Maj, 2025 9:39 pm
Para
Pezullohen punimet për rrugën e lumit të Vlorës 6 muaj pas nisjes

Pezullohen punimet për rrugën e lumit të Vlorës 6 muaj pas nisjes

Shpërthimi në Rrugën e Elbasanit/ Pranga në spital 34 vjeçarit që montonte mina

Shpërthimi në Rrugën e Elbasanit/ Pranga në spital 34 vjeçarit që montonte mina

Nuk  ishte e thënë të zgjaste, ja shkaku i ndarjes së Selena Gomez dhe Justin Bieber

Nuk ishte e thënë të zgjaste, ja shkaku i ndarjes së Selena Gomez dhe Justin Bieber
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com