TIRANË- Një histori si në filmat triller është ajo e një vjeçareje nga Tirana. Ajo kishte denoncuar në polici se është rrëmbyer nga disa persona por në fakt ishte larguar vetë nga shtëpia pasi kishte vjedhur 800 mijë lekë (të vjetra) vjehrrës.
Policia thotë se më datë 27.01.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja E. K., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë, duke deklaruar se ishte rrëmbyrer më datë 19.01.2016, në banesën e saj dhe ishte mbajtuar në një bodrum në Tiranë.
Gjithashtu në orën 13:00, shtetasja A. A., (kunata), 28 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se e arrestuara, i kishte vjedhur në banesë dhe një shumë prej 80.000 lekë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Gjatë gjithë verifikimeve të kryera mbi këtë ngjarje që kishte denoncuar 20vjeçarja E. K.,është bërë e mundur që të zbulohej e gjithë historia, e cila ishte vetëm një sajesë e të resë. Po ashtu, mësohet se e reja e ka pranuar që gjithçka është sajesë e saja dhe se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia. Burimet theksuan se e reja që prej datës 19, kur edhe deklaroi se ishte “rrëmbyer”, kishte shkuar për një disa ditë “pushime” në qytetin bregdetar të Vlorës.