Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori rrëmbimesh/ Ja kush janë personat “më të famshëm” të zhdukur në Shqipëri, që s’janë gjetur akoma?

2016/02/17 at 1:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Histori rrëmbimesh/ Ja kush janë personat “më të famshëm” të zhdukur në Shqipëri, që s’janë gjetur akoma?

Ata janë pjesë e një liste të gjatë emrash të zhdukur pa nam e nishan, por që sigurisht midis tyre ka edhe nga ata, zhdukja e të cilëve nuk ka kaluar pa bujën mediatike.

Remzi Hoxha është më i famshmi. Ai është zhdukur 20 vite më parë dhe ende familja nuk ka një varr ku ta vajtojë. Thuhet se u vra nga Shërbimi Informativ Kombëtar, por ende edhe sot nuk ka asnjë person të dënuar me vendim të formës së prerë për këtë ngjarje.

remzi hoxha

Irena Seli, u zhduk në tragetin Trieste-Durrës, në dhjetor 2004. Vetëm një vit më parë, me kërkesë të djalit të saj Bruno Musha, Gjykata e vendosi në listën e personave të zhdukur. Hetimet e Policisë kishin vërtetuar se Irena Seli kishte hipur në tragetin e linjës Trieste-Durrës, por nuk rezultonte të kishte zbritur, ndaj dyshimet kanë mbetur për një vrasje e cila ka mbetur e pazbuluar.

irena seli

Bleona Mata u zhduk në vitin 2010. Ajo jetonte në fshatin Zapod të Kukësit dhe humbi gjurmët në moshën 6 vjeçare. Shumë dyshime për të afërmit e saj si të implikuar në këtë ngjarje të mistershme, por edhe sot Policia nuk ka ende një autor për ngjarjen.

bleona mata

Anton Prendi, 47 vjeç, ish polic në Fushë Krujë u nis për punë ditën e 9 gushtit 2012, por që nga ajo ditë askush nuk di të thotë se cili është fati i tij.

anton prendi

Julian Çela, djali 10 vjeçar i ish-nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela u zhduk në rrethana të paqarta 30 nëntorin e vitit 2012. Edhe pse në mars 2013, pedofili Ardjan Përrenjasi, pranoi se e kishte vrarë dhe më pas hedhur trupin e Julian Çelës në fushën e mbetjeve në Sharrë, kjo gjë nuk u vërtetua kurrë. Ndërkohë që më vonë vetë Çela u mësua të ketë thënë se e kishte pohuar një gjë të tillë në presionin e policisë.

julian cela

Renato Hamza, 21 vjeç, i njohur ndryshe si “Reni i Elbasanit”, i cili ushtronte profesionin e këngëtarit në klubet e natës, humbi gjurmët natën e 20 qershorit 2014. Familjarët e tij hodhën dyshimet te një histori dashurie që djali kishte pasur në adoleshencë. Të dielën e 29 Qershorit, Renato kishte pasur përgjatë gjithë ditës telefonata, që për nënën e tij, ishin të dyshimta. E ëma e tij Silvana Hamza tregon se duke qenë i angazhuar në netët live të bareve dhe restoranteve, dy djem i kanë telefonuar të birit përgjatë gjithë ditës, duke i thënë se donin ta takonin pasi ishin pronarë lokalesh.

“Atë natë kur mbaroi ndeshja me Holandën djalin tim e telefonuan 2 persona, kishin që në 6 pasdite që e telefonin. Ai u tha që nuk vi, por ata këmbëngulnin hajde se do pimë një kafe. Ai për respekt doli me telefon në vesh, tha do vi se do shof ndeshjen në darkë. Atë natë djali u zhduk. Sipas telefonatës thanë jemi dy pronarë lokalesh, kur djalin tim e kishin parë pastaj në fund të pedagogjikes me një makinë, e prisnin këta dy persona bashkë me ish-të dashurën që ka patur djali im. Ajo më thoshte mua djalin tënd do ta vras që ti mos e gëzofsh djalin tënd.”- u shpreh nëna e Renatos.

renato hamza

Enver Stafuka, u rrëmbye shkurtin e vitit 2015 në qendër të Fushë-Krujës, përballë kamerave të sigurisë nga persona të veshur me uniformave të Policisë së Shtetit. Ai dyshohej si një nga personat që mundësoi gjetjen e makinës me të cilën u vra komisar Dritan Lamaj. Edhe pse kanë kaluar 1 vit nga rrëmbimi, Enver Stafuka është në listën e personave të zhdukur edhe sot./ Opinion.al

stafuka

Ju sugjerojmë

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
Kryesore

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

15 Maj, 2025 12:33 pm
Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
Aktualitet

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

15 Maj, 2025 12:27 pm
Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
Aktualitet

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

15 Maj, 2025 12:13 pm
“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
Aktualitet

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

15 Maj, 2025 12:09 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

15 Maj, 2025 11:58 am
“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
Aktualitet

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

15 Maj, 2025 11:46 am
U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria
Aktualitet

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

15 Maj, 2025 11:41 am
“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..
Aktualitet

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..

15 Maj, 2025 11:37 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Para
Video/ Hillary Clinton leh si një qen gjatë takimit elektoral

Video/ Hillary Clinton leh si një qen gjatë takimit elektoral

I arratisur, por i gjetur nga vrasësit. Vrasja e Vasil Bibës, a është krimi një hap para policisë?

I arratisur, por i gjetur nga vrasësit. Vrasja e Vasil Bibës, a është krimi një hap para policisë?

Viktima e groposur në Dajt, kishte mashtruar për të zhvatur 25.000 euro

Viktima e groposur në Dajt, kishte mashtruar për të zhvatur 25.000 euro

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
15 Maj, 2025

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka vizituar Portin e Durrësit, nga ku u prit nga Ministri i Brendshëm...

Lexo më shumë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
15 Maj, 2025

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer. Kreu u Shtetit Begaj...

Lexo më shumë

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
15 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com