Te Fundit

Histori njerëzore/ Paris, kush është italiani që i shpëtoi një tjetër tragjedie?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 05:30 - 15/11/15 |
b.f

Ky po që mund të cilësohet një njeri me fat. Para 30 vitesh Massimiliano Natalucci, 45 vjeç, i shpëtoi masakrës së Heysel. Për ata që se kujtojnë Heysel është stadiumi ku më 29 maj 1985, u luajt finalja e Kupës së Kampionëve midis Liverpul dhe Juventus, ku humbën jetën 39 persona dhe mbetën shumë të plagosur. Dhe Nataluçi atëkohë 15 vjeç, ishte në Heysel ashtu siç ishte edhe mbrëmjen e së premtes në Bataclan ku arriti ti shpëtojë thertores në të cilën terroristët e kishin kthyer sallën e koncerteve parisiene, që regjistroi numrin më të lartë të viktimave në rrjedhën e shpërthimeve të shumta që përfshinë Parisin ku mbetën 128 të vrarë dhe 257 të plagosur. Ku Nataluçi është një nga italianët e plagosur lehtë në masakrën e Bataclan. “Massimiliano,- shpjegon babai i tij,- u kthye në hotel dhe më tha që ka nevojë të pushojë. Për fat të mirë ai pësoi vetëm një plagë në këmbë dhe për fat është mirë. Ai e kishte terroristin vetëm tre metra larg më distancë deri kur ndërhynë forcat speciale për ti shpëtuar”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas