Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori njerëzore në “E diela Shqiptare”/ Ada çon në vend amanetin e tezes

2017/06/04 at 3:00 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Histori njerëzore në “E diela Shqiptare”/ Ada çon në vend amanetin e tezes

Ada ka ftuar bashkëshortin e tezes së saj, e cila ka ndërruar jetë, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” sepse dëshiron ta ftojë të shpërngulet së bashku me dy vajzat e tij pranë tyre në Fushë-Krujë.


Ada gjithashtu ka ftuar edhe të ëmën e saj, Vajdien, për t’i kërkuar që ta çojë amanetin e tezes së saj deri në fund dhe të përkujdeset për vajzat e saj, Sarën dhe Zamirën.

20 vjeçarja nga qyteti i Fushë-Krujës tregon se para një muaji tezja e saj 50-vjeçare ka ndërruar jetë, e cila la pas dy vajza, Sarën 16-vjeçare dhe Zamirën 12-vjeçare. Familja e tezes jeton në një fshat të Krujës, Verjon, me kushte shumë të vështira ekonomike dhe në mungesë të ujit dhe dritave. Ada rrëfen se tezja e saj ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ku e shoqëronte motra e saj, e ëma e Adës, ndaj i ka lënë asaj amanet vajzat. Familja e Adës i ka ofruar bashkëshortit të tezes, Fadilit, të shpërngulet pranë tyre në Fushë- Krujë, por ai nuk ka pranuar, pasi nuk ka si t’i mbulojë shpenzimet si shtëpinë me qera, ushqimin dhe çdo gjë tjetër që do t’ju nevojitet. Të gjithë i kanë ofruar përkrahjen e tyre, por ai zgjedh të qëndrojë në fshat, ku nuk kanë asgjë.

Sara, e cila qëndron “e fshehur” për të ndjekur çfarë do të ndodhë, rrëfen se nuk shkollohet, por punon në Fushë-Krujë, ndërsa motra e saj, Zamira shkon në shkollë. Ajo shprehet se i ka kërkuar të atit të shpërngulen aty, por atij nuk i mbushet mendja.

Fadili ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E Diela Shqiptare”, ku shikon në ekranin e murit ndarës Adën, mbesën e bashkëshortes së tij të ndjerë.

Ada – Xhaxhi, unë i di shumë mirë vuajtjet e tua, i përjetoj ashtu siç i përjetojnë vajzat e tua. Ti e di shumë mirë që unë të kam bërë një kërkesë, para se tezja ime të ndërronte jetë dhe në fakt përgjigjia jote ka qenë gjithmonë “Jo”. Unë të kam thënë që merri dy vajzat dhe hajde jeto në Fushë-Krujë. Të kemi thënë që shpenzimet dhe qiranë do e paguajmë ne, ti nuk do mundohesh për këto. Ti e di shumë mirë që edhe vajza jote në Fushë-Krujë punon, punën do e ketë më afër, Mira do të shkollohet më mirë aty dhe ne do të na kesh krahë gjithmonë. Ti e di shumë mirë që atje ku jeton ti nuk ka jetë për dy vajzat sepse nuk ke as ujë as drita, pastaj ti e di që është një varfëri e madhe atje, nuk ke kushte, nuk ke asgjë! Prandaj të kam thirrur sot këtu, të paktën publikisht të marrësh mundimin ta provosh që të vish të jetosh atje.

Fadili – Njeriu është mësuar gjithmonë në vend të vetë, ku ka lindur kokën.

Arditi – Po njeriu sakrifikon për vajzat!

Fadili – Njeriu i bën të gjitha, ndryshon çdo gjë.

Arditi – Pse nuk provoni të shkoni në Fushë-Krujë, të paktën 1 vit? Të mos harrojmë që bashkëshortja jote i ka lënë amanet mamit të Adës të kujdeset për vajzat, kështu që ajo do të ishte nënë e dytë për to dhe ti do të kishe mundësi të tjera.

Fadili – Babi për fëmijët lë jetën. Po e provoj dhe unë një vit në Fushë–Krujë. I thonë një fjale të vjetër “le të bëhet deti kos”, do shkoj. Kam patur hallin të mos më iki toka dhe lopa, por po i hedh në kanal.

Fadili përqafon Adën dhe të dy së bashku do t’i bëjnë surprizë të ëmës së Adës, Vajdies. Ajo pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në “E Diela Shqiptare”. E pyetur nga Arditi se kush mund t’ia ketë bërë këtë surprizë, ajo shprehet se vetëm vajzat e saj mund ta kenë bërë. Ajo tregon ndarjen e motrës së saj nga jeta dhe amanetin që i ka lënë, duke u shprehur se tanimë ka katër vajza.

Ada – Mami, unë e di shumi mirë se sa ke vuajtur ti derisa je martuar me babin, i di shumë mirë hallet e tua, por ti gjithmonë ke qenë e fortë. Ke kaluar sëmundje, të mira, ke bërë edhe shtëpi vetë, pa djalë dhe burrin në krevat të sëmurë. Fatkeqësia që të ra, unë e di shumë mirë që e ke përjetuar shumë keq sepse nuk e prisje, por po të shoh të mërzitur, qan e vajton. Unë nuk dua të të shoh me lot në sy, lotët nuk e kthejnë më atë, por nëqoftëse ti do që t’ia lehtësosh shpirtin asaj dhe që ajo të shohë atje lartë e të jetë e lumtur, dua që ti të mos dorëzohesh kurrë mami! Dua që vajzat t’i mbështesësh, t’i duash ashtu si na ke dashur dhe na ke mbështetur gjithmonë neve. Siç e the dhe vetë, ke dy vajza dhe u bëre me katër. Nuk dua të dorëzohesh, dua të jesh e fortë dhe të përballesh me çdo sakrificë, me çdo të mirë e çdo të keqe që jeta të ka rezervuar.

Vajdia – Vdektë mami për ju! Ju dua shumë të katërta.

Arditi – Çfarë do t’i thoje Fadilit dhe vajzave?

Vajdia – Unë do t’i them Fadilit amanetin që më ka lënë motra, kam qejf që të vijnë në Fushë-Krujë, ta provojë një herë. Dy gocat t’i mbaj në gjirin tim, do fejohen e do martohen, nuk kanë njeri pranë përveç meje, motrave dhe vëllezërve të mi. Ata i duan shumë.

Vajdia shprehet se nëse Arditi do të fliste me Fadilin, 90% atij do t’i mbushej mendja të shpërngulet në Fushë-Krujë, por 10%-in Arditi ia ka rezervuar në ekranin e murit ndarës.

Fadili – Babi për fëmijët bën çmos dhe shkon ku është më mirë. Nëqoftës kalamajtë kanë qejf, s’po ua prish, do vij një vit ta provoj.

Vajdia – Rrofsh!

Sara përqafon tezen e saj dhe më pas i bashkohen dhe Ada me Fadilin, duke na treguar kështu sa mund të sakrifikojnë prindërit për fëmijët dhe se shpirti i pasur i njerëzve mund të lumturojë sado pak njerëzit e tyre të zemrës. Amaneti i të ndjerës u përmbush!/ tvklan.al

Etiketa: adaamanete diela shqiptarehistoritezja


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Takaj ironizon Dukën: Më vjen mirë që s’i dalka fjala

Trukimet, merret në pyetje Presidenti i Skënderbeut

Blogu prestigjoz ndërkombëtar promovon Shqipërinë, ja cilat destinacione nuk duhet të humbisni

Blogu prestigjoz ndërkombëtar promovon Shqipërinë, ja cilat destinacione nuk duhet të humbisni

INSTAT: Investimet e huaja në Shqipëri pësuan rënie

INSTAT: Investimet e huaja në Shqipëri pësuan rënie
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com