Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori njerëzore/ Basketbollistja shqiptare, si u dashurua dhe u martua me nigerianin

2016/08/22 at 2:02 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Histori njerëzore/ Basketbollistja shqiptare, si u dashurua dhe u martua me nigerianin

Fatit kurrë nuk i dihet, apo siç thonë, dashuria nuk njeh kufij! Basketbollistja shqiptare, Fabiola Përmeti, tash tri vite është e martuar me një Nigerian, por që ka nënshtetësi kanadeze, dhe po kalojnë fort mirë. Ajo ka një vajzë simpatike, e cila quhet Hannah, kurse bashkëshorti, Innocent Emmanuel, është basketbollist dhe për një kohë luajti me Tiranën. Fabiola luan si anësore dhe është anëtare e ekipit nga Durrësi, “Goga Basket”, si dhe e kombëtares së Shqipërisë. Ajo ka synime të mëdha për edicionin e ri në kampionatin shqiptar. Fabiola është nga Tirana dhe flet për karrierën e saj sportive, për jetën me bashkëshortin nigerian, si u njohën me të, çfarë i pëlqen në shtetin nigerian, sa është vështirë të jesh nënë dhe sportiste njëherësh, etj.


Cilat janë synimet për edicionin e ri?

Normal që synojmë titullin kampion. Vjet, fatkeqësisht, dolëm në vend të dytë. Pasi dolëm në finale (2:2) dhe në ndeshjen e tretë, me pak pikë e pësuam, këtë vit do të mbledhim të gjitha forcat dhe jam shumë optimiste se do t’ia arrijmë qëllimit.

Fabiola, një kohë ishit edhe në Kosovë, si basketbolliste e Prishtinës, çfarë përshtypje ju ka mbetur?

Kosovën e dua shumë! Më kanë pritur shumë mirë atje, edhe pas gjithë këtyre viteve vazhdoj të kem shumë shoqëri me lojtaret e ekipit të Prishtinës, madje edhe takohemi sa herë ato vijnë në Tiranë, apo sa herë kam pasur unë mundësi të shkoj atje.

Cilat ekipet janë rivalet më të mëdha për titull në Shqipëri?

Ekipi i Tiranës dhe ai i Flamurtarit.

Jeni e martuar dhe nënë e një vajze. Sa është e vështirë të jesh edhe sportiste, edhe nënë?

Nuk është e lehtë, por falë ndihmës së mamasë time kam arritur t’i bëj të dyja në të njëjtën kohë, por përveç pjesës së vështirë nuk ka gjë më të bukur sesa kur sheh fëmijën tënd të bëjë tifo për ty, ndërkohë që luan dhe të motivon për të ecur përpara. Për bashkëshortin mund të them se është motivimi im dhe trajneri im i dytë, pasi është basketbollist, gjithashtu, pavarësisht faktit që ka pauzë të vogël për momentin, falë një dëmtimi.

Bashkëshorti…

Ai ka nënshtetësi nigeriane dhe kanadeze, në të njëjtën kohë. Pas çdo ndeshjeje është pranë meje duke analizuar dhe përgëzuar. Ndihem shumë me fat që e kam në krah, sepse është krahun im i djathtë. Ai ka luajtur për ekipin e Tiranës, përpara se të dëmtohej.

Si u njohët?

Bashkë jemi njohur në Qipro, kur ai luante për ekipin e Yakin Dogu. Në të njëjtin ekip, që luaja edhe unë.

Sa ju ndihmon bashkëshorti, a keni përkrahjen dhe mirëkuptimin e tij?

Ai është aty për mua në çdo aspekt, përkrahja e tij është 100 për qind, si me vajzën, ashtu edhe me basketbollin. Shpeshherë dalim në fundjavë dhe i kërkoj të më mësojë gjithmonë ato lëvizje, që unë ia admiroja si lojtar, para se ne të krijonim një lidhje bashkë.

Bashkëshorti është nga Nigeria, a jetoni së bashku në Tiranë apo edhe ndonjëherë në Nigeri?

Im shoq ka lindur dhe është rritur në Kanada, edhe pse prindërit i ka nigerianë. Ne për momentin po jetojmë në Tiranë. Por, sa jemi kthyer nga Nigeria, pasi kaluam tri javë atje, sepse edhe unë, edhe ai, e duam shumë atë vend.

Sa ishte e vështirë të jetohet në Nigeri, çfarë iu la përshtypje më shumë atje?

Vështirësi? Nuk besoj se do më pëlqente po të kishte vështirësi, vendi është shumë i bukur. Mua më pëlqen shumë qyteti i Abujas. Më kanë lënë përshtypje shumë të mirë njerëzit ashtu dhe vendi, ndaj kjo më bëri të rikthehesha përsëri atje.

Përveç me basketboll, punoni edhe diku tjetër. Po bashkëshorti, me çfarë merret?

Unë jo, pasi vajza ka nevojë akoma për përkujdesje. Im shoq, pasi për momentin nuk mund të luajë, është këshilltar financiar në një kompani kanadeze.

basket2

basket54

basket555

basket7

 

Etiketa: Fabiola Përmeti. Inocente Emanuel


Ju sugjerojmë

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës
Bota

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

21 Korrik, 2025 10:16 am
Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?
Bota

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

21 Korrik, 2025 10:14 am
Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve
Aktualitet

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve

21 Korrik, 2025 10:03 am
‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..
Aktualitet

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..

21 Korrik, 2025 9:45 am
‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme
Aktualitet

‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme

21 Korrik, 2025 9:32 am
‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..
Aktualitet

‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..

21 Korrik, 2025 9:23 am
Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit
Aktualitet

‘Mbete te 7×7!’/ Rama me batuta: More Lul, ku je o artist! S’po më ndjek më

21 Korrik, 2025 9:20 am
‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..
Aktualitet

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..

21 Korrik, 2025 9:11 am
Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset
Aktualitet

Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset

21 Korrik, 2025 9:03 am
Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit
Aktualitet

Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit

21 Korrik, 2025 8:50 am
Para
E fundit/ Merr flakë në ecje autobusi me të rinjtë e LRI

E fundit/ Merr flakë në ecje autobusi me të rinjtë e LRI

LSI: Autobusi s’ka marrë flakë. Të flasësh për LRI është kthyer në modë për klikime

LSI: Autobusi s'ka marrë flakë. Të flasësh për LRI është kthyer në modë për klikime

Vend aromatik

Mijra kilometra Doktor

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës
21 Korrik, 2025

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën...

Lexo më shumë

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?
21 Korrik, 2025

Me sulmet e tij ndaj Sirisë, Izraeli nuk përpiqet vetëm të mbrojë minoritetin e druzëve, thonë vëzhguesit. Çfarë fshihet realisht...

Lexo më shumë

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve
21 Korrik, 2025

Kontrolle e verifikime në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne, 21 korrik. Siç raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu,...

Lexo më shumë

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..
21 Korrik, 2025

Gjatë ditës së sotme kryeministri i është përgjiur aludimeve aludimeve se në Theth do të ndërtohen resorte turistike, ndaj u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com