Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Histori nga Albanistani”, Corriere della Sera “nxin” faqet për Shqipërinë

2019/02/18 at 11:54 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A

Trafiqe dhe tregime nga “Albanistani”. Kështu titullohet artikulli i botuar sot në gazetën italiane “Corriere della Sera”, ku trajtohen lidhjet e Shqipërisë me drogën, nivelin e lartë të korrupsionit, pagat e ulëta të policëve dhe grupet kriminale shqiptare që veprojnë nga Europa deri në SHBA.


Në artikullin e Andrea Galli-t, i cili është botuar edhe në faqen e parë të numrit të sotëm të gazetës, flitet për “narko-shtetin”, një term i përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare. “Përkufizimi i “narko-shtetit” ka në themel të tij rregullimet e hesapeve, tonelatat e drogës, krimet e eksponentëve shtetërorë të kamufluar si aksidente rrugore, djemtë që joshen nga kriminelët dhe transformohen në vrasës, lidhje mes politikanëve dhe narkotrafikantëve shqiptarë, e cila nuk mbetet më vetëm në kuadër të prodhimit të marijuanës, por është futur edhe në kanalet ndërkombëtare të kokainës, në aleancë me ’ndrangheta-n dhe klanet amerikano-jugore”.

Artikulli në Corriere della Sera flet edhe për “rregullin e parave”, sipas të cilit niveli i korrupsionit është aq i lartë duke u kthyer në kulturë për shqiptarët. “Një zakon i përhapur aq shumë, saqë kur një qytetar ndalohet nga policia për një kontroll rutinë, bën gati paratë. Kurrë nuk i dihet, edhe pse nuk ka kryer asnjë krim. Një polic fiton mesatarish 300 euro në muaj. Ndikimi i partive nuk ka të ngjashëm në Europë. Me ndryshimin e pushtetit, ndërrohen edhe kolltuqet, të rëndësishëm ose jo. Policët e thjeshtë mund të transferohen nga një anë e vendit në tjetrën. Ato paga mjerane nuk u lejojnë të blejnë një makinë, ndërsa mjetet e transportit publik janë të vjetëruar, e kështu ndodh shpesh që t’i gjesh policët duke bërë autostop…”, thuhet ndër të tjera.

Artikulli në fund flet për grupet kriminale shqiptare që ndodhen në gjithë Europën dhe në Amerikë, si në Nju Jork, Londër dhe Roterdam, grupe të cilat kontrollojnë trafikun e hashashit dhe kokainës. “Në një vend ku spikat patriotizmi, me një ndjenjë të rrallë mikpritjeje dhe me një natyrë të mrekullueshme, jetojnë të lirë dhjetëra të kërkuar, të dënuar në Itali por jo të arrestuar. Me 200 mijë euro mund të fitohet pandëshkueshmëria e përjetshme”, përmbyllet artikulli i “Corriere della Sera”.

Etiketa: albanistanCorriere della Seramedia italianeshqiperiashqiperia corriere


Ju sugjerojmë

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik

22 Shtator, 2025 10:23 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Shkarkimi i Erion Veliajt, Komisioni i Ligjeve në Bashki mblidhet nesër për…

22 Shtator, 2025 10:13 am
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027

22 Shtator, 2025 10:01 am
Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë
Bota

Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë

22 Shtator, 2025 9:18 am
Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez
Aktualitet

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez

22 Shtator, 2025 8:42 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

22 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 shtator 2025

22 Shtator, 2025 7:59 am
GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Para
Mandatet e opozitës, porosia e Ramës për deputetët

Mandatet e opozitës, porosia e Ramës për deputetët

Djegia e mandateve, diskutimet brenda PD-së dhe një provokim nga Rama

Djegia e mandateve, diskutimet brenda PD-së dhe një provokim nga Rama

Sali Berisha në mbledhjen e grupit: Të ndërmarrim çdo akt

Sali Berisha në mbledhjen e grupit: Të ndërmarrim çdo akt
















TE FUNDIT

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
22 Shtator, 2025

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njoftuan njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës të dielën, në një përpjekje për të...

Lexo më shumë

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
22 Shtator, 2025

Është mbledhur këtë të hënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, pas vendimit të Ermal Dredhës për tu dorëhequr si kryetar i...

Lexo më shumë

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
22 Shtator, 2025

Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione. Mësohet se...

Lexo më shumë

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim
22 Shtator, 2025

Në ceremoninë e lamtumirës për aktivistin amerikan Charlie Kirk që u vra më 10 shtator gjatë një eventi universitar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com