Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori/ Ja ku qëndron fuqia e “jo-dhunës”

2017/08/12 at 3:11 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Histori/ Ja ku qëndron fuqia e “jo-dhunës”

Nga Karuna Mantena


Asnjë veprim politik nuk duket se gëzon autoritet më të madh moral sesa metodat jo të dhunshme të Mahatma Gandit, të praktikuara më shumë se një shekull më parë në luftën paqësore për pavarësinë e Indisë. Neologjizmi i Gandit për veprimet jo të dhunshme ishte ‘satyagraha’, e cila përafërsisht përkthehet “mbajtur fort pas së vërtetës”.

Ndërsa ky term në vetvete nuk u përvetësua asnjëherë si duhet, në parim apo formë, në botë pati gjithësesi modele të organizimit të protestave jo të dhunshme. Për dekada me radhë, lëvizjet pro-demokracisë në Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore përqafuan dukshëm praktikat jo të dhunshme të lëvizjeve politike për të shprehur mospajtimin popullor dhe rrëzuar qeveritë autoritare. Kohët e fundit, protestuesit në levizjet Oçupy dhe të Pranverës Arabe, përdorën me sukses taktikat jo të dhunshme.
Por autoriteti i lëvizjeve paqësore, zbulon një histori me shumë zigzage. Gjatë shekullit të kaluar, popullariteti dhe tërheqja ndaj politikës jo të dhunshme ka qenë gjithnjë e zbehtë. Mjaft aktivistë dhe vëzhgues, vunë në dyshim efektivitetin e lëvizjeve paqësore. Gandi dhe Martin Luter Kingu, si dy nga figurat më të njohura që predikonin këtë filozofi, u përballën shpesh me kritika. Skeptikët i shihnin metodat paqësore, si veprime të ndrojtura dhe të ngadalta, të cilat në rastin më të mirë, qenë të afta për të garantuar realizimin vetëm të disa reformave të vogla, që nga ana e tyre pengonin zgjedhjet e vështira të nevojshme për ndryshim radikal.
Duke filluar nga fundi i viteve ’60 të shekullit të kaluar, dyshimet mbi lëvizjet paqësore arritën kulmin, teksa organizata politike radikale filluan betejat e armatosura për çlirim kombëtar, sidomos lëvizjet anti- koloniale në Vietnam dhe Algjeri. Admirimi për Malkolm X, Çe Gevarën, Franc Fanonin, Mao Ce Dunin dhe Ho Shi Minin e lanë në hije autoritetin e Gandit dhe Kingut. Ndryshimi tek qëllimet e protestës, nga bindja e armikut tek sulmi ndaj sistemit, sinjalizoi gjithashtu një ndryshim të stileve të protestës. Protestuesit zgjodhën taktika haptazi më konfrontuese dhe sfiduese, duke eksperimentuar metoda që tërhoqën vëmendjen e mediave dhe tronditën ndërgjegjen publike. Ata provokuan konfrontime dramatike dhe spektakolare me policinë – si protesta kundër luftës në Konventën Demokratike në SHBA në vitin 1968 – si një mënyrë për të krijuar kriza dhe nxjerrë në pah në dukje dhunën shtetërore. Ndërkohë kultura e protestës inkurajoi shprehjen anarkike, dhe një teatër dramatik të kundërshtimit dhe të revoltës. Nga taktikat për të shmangur arrestimin tek tundja publike e armëve, siç ndodhte me Panterat e Zeza në SHBA, protestat përçarëse që talleshin me autoritetet dhe hidhnin poshtë normat mbizotëruese sociale dhe politike. Qe larguar disiplina stoike, sjellja e përkorë dhe respekti në veshje dhe sjellje që karakterizonte protestat e Gandit dhe Kingut.

Në këtë moment rivlerësimi, mori formë një dallim ndërmjet lëvizjeve të jo të dhunshme parimor dhe atyre strategjike. Lëvizjet filluan ta shohin më pas mospërdorimin e dhunës më shumë si një taktikë të dobishme, se sa një kredo përcaktuese. E ballafaquar me këtë rival dinamik, lëvizja paëësore duket sikur mund të vazhdonte të binte në rënie të lirë për një kohë të gjatë. Por kjo nuk ndodhi.

Në vend të kësaj, në vitet ‘80, filozofia e mospërdorimit të dhunës u rishfaq në mënyra të qëndrueshme. Lëvizja “pushteti i popullit” në Filipine, lufta kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, dhe revolucionet kadife të Evropës Lindore e bënë sërish mospërdorimin e dhunës një element qëndror të politikës globale. Po pse ky rrikthim tek lëvizjet paqësore, si një strategji për kontestimin e pushtetit? Dhe si mospërdorimi i dhunës kontribuoi në suksesin e tyre?

Rritja e mospërdorimit të dhunes, qe e lidhur me një ndryshim po aq të spikatur në historinë e dhunës:rënia afatgjatë e shërbimeve të luftës si një instrument politik. Shekulli XX qe epoka e dhunës ekstreme dhe mobilizimit demokratik të masave. Forca ushtarake u bë i pabesueshme, si një arbitër i konfliktit politik.
Në gjysmën e dytë të shekullit, lufta dhe forca nuk dukeshin më të afta për t’i dhënë fituesit politik një avantazh të qartë. Momenti duket se punonte në drejtimin të kundërt. Vietnami dhe Algjeria e ilustruan këtë ndryshim. Fuqia e madhe ushtarake e fuqive perandorake, u dëshmua e kotë përballë kundërshtimit të vendosur popullor. Mospërdorimi i dhunës si një fuqi kolektive përpiqet që matë forcat dhe trullosë kundërshtarët. Në vend të frikësimit apo frustrimit të drejtpërdrejtë të opozitës, vuajtja ka për qëllim të bindë dhe sjellë kundërshtarin tek idetë e tua. Bindja ka logjikën e vet strategjike; ajo funksionon, duke minuar dhe nxjerrë jashtë loje armikun. Gandi i njihte mjaft qartë kufijtë e debatit racional në politikë. Ai mendonte se njerëzit i bashkëngjiten përherë e më tepër emocionalisht dhe psikologjikisht besimeve të tyre, si aspekte të identitetit dhe egos. Investimi emocional gjeneron pasione, pakënaqësi dhe indinjatë, të cilat e bëjnë debatin racional, dhe arritjen e ndonjë marrëveshje shumë të vështirë. Vuajtja mund të depërtojë në vende që arsyeja dhe argumenti s’mund të arrijnë. Ndryshe nga forca brutale apo konfrontimi i drejtpërdrejtë që mund të rëndojë rezistencën, Gandi thoshte se vuajtja funksionon:bindja e kundërshtarit dhe hapja e veshëve të tij ndaj zërit të arsyes.
Vuajtja mund të dobësojë pozicionet e ashpra. Në mënyrë të pazakontë, ajo mund të depërtojë në zemrën e kundërshtarit, në mënyra që mund të çojnë në rishqyrtimin e angazhimeve. Ajo zgjon shpesh imazhet e lëvizjes dhe bëmat e jashtëzakonshme të vetë-sakrificës, si për shembull grevat gandiane të urisë. Vuajtja ekspozon dhunën e shtetit dhe e zhvendos opinionin publik kundër tij.

Ajo që kishte më shumë rëndësi për Gandin dhe Martin Luter Kingun, ishin më pak vuajtjet e shkaktuara ndaj protestuesve sesa sjellja e disiplinuar jo e dhunshme përballë provokimit dhe sulmit. Aftësia për të dramatizuar ngjarjet, ishte thelbësore për suksesin e protestës paqësore.

Historia e lëvizjeve politike jo të dhunshme, ka zbuluar dhe konfirmuar fuqinë transformuese të veprimit të koordinuar të masave.

Ajo ka dëshmuar ndërkohë se vetëm forca mund të mos shkaktojnë pëlqimin popullor, dhe as të sigurojë një fitore të besueshme politike. Në përputhje me këto rezultate, shkencëtarët politikë Maria Stephan dhe Erica Chenoweth në librin e tyre të shumëvlerësuar “Pse rezistenca civile funksionon” (2011), tregojnë se veprimet paqësore kolektive janë veçanërisht efektive kundër qeverive autoritare, duke hedhur poshtë një supozim prej një kohë të gjatë se të gjatë, sipas të cilit mospërdorimi i dhunës mund të jetë i zbatueshëm vetëm kundër regjimeve liberale.

Ndërsa protesta të tilla mund të rrëzojnë qeveritë, është më pak e qartë se si ato mund të mbajnë në këmbë një demokraci të re. Superioriteti i numrave që shprehin aq fuqishëm mospajtimin, rrezikon të shndërrohet në diktaturë të shumicës. Ironikisht, politika jo e dhunshme mund të përballet në fakt me më shumë pengesa në demokraci sesa në diktaturë. Legjitimiteti autoritar, është provuar të jetë një fasadë e brishtë dhe lehtësisht e ekspozueshme ndaj taktikave jo të dhunshme të përçarjes dhe provokimeve.
Megjithatë publiku demokratik, është çuditërisht armiqësor ndaj llojeve të njëjta të taktikave. Sipas përcaktimit demokracia ofron kanale institucionale për të shprehur mospajtimin dhe realizuar ndryshime politike. Kur këto kanale dhe institucione shihen si legjitime, politika kryengritëse cilësohet si ekstremiste dhe ka prirjen të shkaktojë reagime të polarizuara dhe pasionante.

Disiplina e lëvizjeve jo të dhunshme, mund të ketë një rol konstruktiv për të luajtur në të dyja situatat. Aksioni i disiplinuar dhe orientimi i tij drejt bindjes së kundërshtarit, mund të ndihmojë për të zbutur efektet shtrënguese, dhe përgjigjet negative ndaj protestës kryengritëse kolektive. Politikat demokratike motivohen nga dinamika e pasionit dhe pushtetit.

Kundërshtimi i hapur dhe i vazhdueshëm ndaj pushtetit ushqen pakënaqësinë, antagonizmin dhe polarizimin. Vuajtjet paqësore ofrojnë mënyra delikate dhe të provuara për t’i kapërcyer këto tendenca dhe të lundruar në rrugën e vështirë, por të nevojshme të bindjes politike. Rigjetja e këtij elementi të humbur të thelbit të lëvizjeve paqësore të shekullit të XX-të, është thelbësor për ruajtjen dhe formimin politikës paqësore në shekullin XXI-të.

Shënim: Karuna Mantena është profesore e shkencave politike në Universitetin Yale. Libri i saj më i fundit është “Alibia e Perandorisë: Henry Maine dhe fundi i imperializmit liberal”.

Marrë me shkurtime nga AEON Magazine. Ne shqip nga bota.al

 

Etiketa: fuqia e dhunesku qendron


Ju sugjerojmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Para
Mund të kaloni/ Rifillon qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum, s’ka më rrezik nga shkëmbinjtë

Mund të kaloni/ Rifillon qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum, s’ka më rrezik nga shkëmbinjtë

E Fundit/ Gjendje e rëndë në Dropull, flakët rrezikojnë tre fshatra, në operacion 2 avionë nga Greqia

E Fundit/ Gjendje e rëndë në Dropull, flakët rrezikojnë tre fshatra, në operacion 2 avionë nga Greqia

Pas aksidentit, Aqif Rakipi largohet nga vendngjarja/ Ligji parashikon dënim me burg gjer në një vit

Emri/ Kush është tregtari që u përplas për vdekje nga deputeti I PDIU, Aqif Rakipi
















TE FUNDIT

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektet e investimeve në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}