Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori/ Dëshmia në hetuesi e ish-gruas së Maks Velos: Ka patur marrëdhënie me një franceze

2018/08/08 at 8:50 PM
në -Kulturë, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Publikoi dosjen me emrat e spiunëve, Maks Velo: Dua të marr hak

Pjesë nga dëshmia në hetuesi e ish-gruas së Maks Velos, Luçiana Naraçi

Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:


Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës time. Gjatë kohës që unë kam qenë e martuar me Maksin te ai kisha konstatuar se ishte njeri që kishte koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas. Po ashtu kisha vënë re se ai ishte i dhënë shumë pas artit dekadent dhe për këtë më ka treguar një libër të Pikasos që ja kishte dërguar një franceze që e kishte njohur përpara se të martohej me mua.

Për Pikason më ka thënë se është piktor i madh. Më kujtohet biseda me të që më ka thënë se: “Nuk ka përse të pikturosh në mënyrë realiste për faktin se në mënyrë realiste del në fotografi, kurse piktori në çdo pikturë duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu për rrjedhim, piktura e realizmit socialist nuk mundet që të shprehë atë që mendon ose kërkon që të shprehësh”. Në përgjithësi për pikturën me Maksin nuk kam biseduar shumë. Dua të shtoj se gjatë kohës që ai ishte i martuar me mua ka bërë edhe një skandal me një grua tjetër të cilën unë e kam marrë vesh pasi jam ndarë nga ai. Maksi në shtëpinë e tij kishte piktura që nuk i përgjigjeshin realizmit socialist. Për këto piktura ai më ka thënë: “se po të ishin jashtë shtetit do të kushtonin miliona lekë, se këto i përgjigjen realitetit, se çdo gjë shkon përpara. Njerëzit po të duan të paraqesin një gjë ashtu si është e fotografojnë aty dhe nuk e pikturojnë.

Prandaj piktura nuk duhet të jetë krejtësisht realiste”. Pasi është dënuar Fadil Paçrami, në një bisedë që kanë bërë në shtëpinë e Maksit, unë ka qenë aty dhe kam dëgjuar se Maksi ka thënë: “ Fadil Paçrami qëndroi si burrat dhe nuk e dha veten”. Këtë bisedë e kam dëgjuar kalimthi kur ai bisedonte me njerëzit e shtëpisë së tij. Kur i është rrëzuar stalla në koperativë, Maksi priste që të arrestohej dhe ata kanë marrë disa libra dhe i kanë djegur.

Se çfarë librash kanë djegur nuk e di. Në kohën që Maksi është dënuar për riedukim dhe është dërguar në fshat më ka thënë mua se: “Më kanë dënuar kot. Këta nuk dinë t’i vlerësojnë njerëzit. Mua më hoqën se jam i zoti”. Duke biseduar për të ardhurat që merrte ai në kohën që unë banoja të nëna i kam thënë Maksit që t’i dilte për zot familjes që kishim bashkë, por Maksi më ka thënë se: “ato para që unë marr, nuk më dalin për të jetuar për vete dhe jo të mbaj fëmijën”.

Në bisedat e ndryshme që kam bërë me Maksin, ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu siç duhet puna e artit , e këtë ma ilustronte duke thënë se: “ja pikturat e mia, po të ishin jashtë shtetit do të vlerësoheshin me miliona lekë. Kështu më ka thënë ajo francezja, ndërsa këtu tek ne këto nuk i vlerësojnë”. Me sa di unë Maksi ka patur marrëdhënie me një franceze që ka ardhur në vendin tonë për të bërë studime albanalogjike. Ajo i ka vajtur në shtëpi Maksit dhe ai ka patur korrespondencë me të. Kur ka ikur francezja Maksi ka patur korespondencë me të dhe asaj i ka dhënë disa piktura, kurse ajo nga Franca i ka dërguar librin e Pikasos.

Po, gjithashtu Maksi ka thënë se jashtë shtetit ashtu siç i kishte thënë ajo francezja jetohet mirë, se në Francë njerëzit e zotë vlerësohen shumë dhe marrin të ardhura të mira dhe jo si këtu në vendin tonë. Më ka thënë se po të ishin veprat e mia në Francë do të vlerësoheshin shumë dhe jo si këtu në Shqipëri që nuk i vlerëson njeri.

Duke më biseduar për Pikason, Maksi me ka thënë se ai është njeri shumë i zoti dhe ka vlera të mëdha artistike. Duke biseduar me nënën e Maksit, Ani Velo më ka thënë se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe një greke dhe i kishte parë pikturat e Maksit dhe i kishte pëlqyer si ajo francezja. Maksi në shtëpinë e nënës time ka lënë dy libra të karikaturistëve francez “Zhan Ejfel”, në gjuhën ruse. Këto libra tregojnë krijimin e njeriut nga Zoti si dhe krijimin e botës nga Zoti. Që të dy këto libra i kam dorëzuar në organet kopetente.

Dua të them se në shtëpinë e Maksit unë kam gjetur edhe një fotografi që kishte dal së bashku më vëllanë e tioj me uniformën e fashizmit. Në këtë proces dua të sqaroj n jë fakt, pavarësisht se jam divorcuar me Maksin, flas vetëm të vërtetën dhe nuk jam nisur nga motivet personale. I kam thënë duke qenë edhe e pa ndarë nga Maksi. Procesverbali m’u lexua . Thëniet e mis ishin shkruar drejtë të cilat i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARJA -Luçiana Naraçi
HETUESI- Dhimitraq Shkodrani

(Pjesë nga libri “Jetë paralele” me autor Alda Bardhylin ,UET PRESS)

Etiketa: bashkeshortjamaks velo


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Life Style

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

25 Gusht, 2025 8:01 pm
Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë
Life Style

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

25 Gusht, 2025 4:05 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
Life Style

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

24 Gusht, 2025 4:48 pm
Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli
Life Style

Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli

24 Gusht, 2025 4:28 pm
Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat
Life Style

Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat

24 Gusht, 2025 3:57 pm
Para
Jeta errët në Shqipëri e ish-ministrit peruan, Manuel Miller mori azil politik, por u arratis pas dënimit me 8 vite burg

Jeta errët në Shqipëri e ish-ministrit peruan, Manuel Miller mori azil politik, por u arratis pas dënimit me 8 vite burg

VIDEO/ Thaçi ‘ndez’ Kosovën, ndërsa Haradinaj pushon në Jalë

VIDEO/ Thaçi 'ndez' Kosovën, ndërsa Haradinaj pushon në Jalë

Arrestohet kongresmeni republikan Chris Collins

Arrestohet kongresmeni republikan Chris Collins
















TE FUNDIT

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?
28 Gusht, 2025

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat....

Lexo më shumë

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës
28 Gusht, 2025

Pjesë e garës në universitetet e vendit janë bërë në total 20,200 maturantë duke u rritur me rreth 500 më...

Lexo më shumë

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
28 Gusht, 2025

Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e SPAK, që u zhvillua ditën e djeshme,...

Lexo më shumë

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!
28 Gusht, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmin e ri rus ndaj Kievit, si dhe goditjen ndaj delegacionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com