Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori dashurie në burg, gardiani i hap derën dhe arratiset me sirianin

2016/02/11 at 10:09 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Histori dashurie në burg, gardiani i hap derën dhe arratiset me sirianin

Ai është i burgosur për shkak të dhunimit, ajo është gardiane zvicerane. Dhe e dashuruar në sirianin e rrezikshëm. Në mesnatë ajo hap dyert e burgut – dhe të dy ikin, me gjasë në drejtim të Italisë. Ose të Sirisë.Për këtë çift po flet mbarë Zvicra. Dhe këtë çift po e kërkon me
ngulm policia zvicerane.

Hasan Kiko, 27-vjeçar, berber me profesion, është sirian. Ai jeton në Zvicër prej vitesh, këtu ka një leje qëndrimi. Kiko i përket atij tipi të qytetarit të huaj në Zvicër, i cili i konfirmon të gjitha paragjykimet: i dhunshëm, i
pasjellshëm, terrorizues i grave. Edhe më keq: ai ka një karrierë të tmerrshme kriminale – ka dhunuar disa gra në Zvicër. Dhe është dënuar me burg për veprat e tij.

Angela Magdici është 32-vjeçare, e martuar, me origjinë italiane,
por shtetase zvicerane. Që nga viti 2013 punon në Drejtorinë e
Drejtësisë të kantonit të Zürichut. Me fjalë të tjera: Angela është
gardiane burgu. Në Facebook ajo prezantohet si boksiere.

Kështu ishte biografia e Hasanit dhe Angelas deri të hënën rreth
mesnatës, kur ndodhi diçka e pazakonshme. Angela, gardiania e
burgut, hapi qelinë e Hasanit në burgun Limmattal në Dietikon
afër Zürichut – dhe që të dy ia mbathën, ikën me një veturë të
zezë. Policia thotë se bëhet fjalë për një BMW X1 me tabela ZH
528 411. Policia e ka shpallur në kërkim këtë çift.

Si bën vaki që një gardiane ta nxjerrë nga burgu një të burgosur,
madje të dënuar për dhunim? Për mediumet zvicerane, të cilat po
merren me këtë temë pandërprerë, nuk ka dyshim: Angela është e
dashura e Hasanit. Ajo të hënën po punonte në ndërrimin e natës
bashkë me një koleg. Rregullat e punës në burg janë të tilla: njëri
gardian punon, tjetri fle. Kur u zgjua në orën 05:00 kolegu i
Angelas vërejti çfarë kishte ndodhur dhe alarmoi policinë.

Ndërkohë për mediumet e Zürichut ka folur bashkëshorti i
Angelas. Ai ka thënë se gruaja e tij kishte ndryshuar prej muajsh,
ajo nuk banonte më në banesën e përbashkët, njëherë bashkëshortit i kishte rënë në sy një mesazh telefonik në gjuhën arabe që kishte marrë ajo, e cila po ashtu kishte filluar të lexojë Kuranin. Më tutje burri ka rrëfyer se e kishte dashur shumë Angelan, se do të dëshironte të kishte fëmijë me të.

Kjo dëshirë, me gjasë, nuk do t’i plotësohet atij. «Besoj se ata janë rrugës për në Siri», tha ai për gazetën «20minuten». Gazeta bulevardeske «Blick» i ka rënë në fije edhe një detaji që mund të rrotullojë botën: Angela Magdicit i pëlqen të kalërojë. «Blick» e ka zbuluar edhe stallën ku është i vendosur kali i saj.

Pronari i stallës i tha kësaj gazete çfarë thuhet në këso rastesh: «Kur e pashë, s’mund të besoja. Ka qenë njeri i hareshëm». E kështu me radhë, banalitete të treguara përballë sanës në stallë. Edhe njëherë pyetja: si mund të bëjë vaki një arratisje e tillë? Drejtori i burgut thotë: «Një arratisje e tillë ndodh kur faktori njeri paraqet vështirësi». Përgjigja e sinqertë do të ishte: diçka e tillë bën vaki kur një gardiane, si puna e Angelas, dashurohet!

/Enver Robelli- Dialogplus.ch/

Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Para
Flet agjenti i Mourinho, ja çfarë do të ndodh me të

400 milion euro për Mourinjon

Modeli i Joleza Kokës, si shenjë e krizës për demokraci në FRESSH

Modeli i Joleza Kokës, si shenjë e krizës për demokraci në FRESSH

“Gërdeci”, Mihal Delijorgji dëmshpërblehet me 15 mijë euro

"Gërdeci", Mihal Delijorgji dëmshpërblehet me 15 mijë euro

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
30 Maj, 2025

Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e...

Lexo më shumë

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
30 Maj, 2025

Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të...

Lexo më shumë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com