Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Histeri mesjetare”, Rama reagon për koncertin e Goran Bregoviç

2021/08/23 at 7:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ristrukturimi i policisë, Rama: Ndryshime në strukturat e larta drejtuese

Një ditë pas koncertit të këngëtarit serb Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë, kan reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama e ka konsideruar kundërshtinë ndaj këngëtarit si “histeri mesjetare, që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit”.

“Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë”, shkruan Rama në Facebook

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Një gazetare e mirënjohur shqiptare e Kosovës, e cila respektohet ndërkombëtarisht dhe kontribuon për tribuna prestigjoze të shtypit botëror, e tha shumë troç se Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zjarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.

Por muzikanti i famshëm nga Sarajeva, me baba kroat, nënë serbe dhe grua muslimane boshnjake, u kthye në një “kriminel serb” që duhej djegur në zjarret e gushtit shqiptar, pavarësisht se as serb nuk është përveç të tjerash. Paçka se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë – thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur, “Më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën!”.

Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?

Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër, te cilës kjo botë i ka parë vetëm sherrin, kudo e kurdo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet.

Etiketa: bregovickengetarramareagimserb

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, ja cilat janë 4 pikat që u miratuan

PD reagon për akulloret kancerogjene: Korrupsion në AKU, pasoja të rënda

U hodh në liqen për t’i shpëtuar policisë, gjen vdekjen marokeni në Itali

U hodh në liqen për t’i shpëtuar policisë, gjen vdekjen marokeni në Itali

“Të lutem mos më vrit”, arrestohet pas disa orësh autori që vrau gruan

“Të lutem mos më vrit”, arrestohet pas disa orësh autori që vrau gruan

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com