Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hirushja e kohëve moderne! Almeda Abazi rrëfen detaje nga dasma e shumëpritur me aktorin turk

2017/02/05 at 7:30 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hirushja e kohëve moderne! Almeda Abazi rrëfen detaje nga dasma e shumëpritur me aktorin turk

Rrëfimi që do të lexoni më poshtë, është si një përrallë e kohëve moderne.


Një vajzë shumë e bukur dhe e pafajshme gjeti dashurinë dhe tani po jeton ëndrrën. Është vajza jonë, Almeda Abazi, emrin e së cilës e kemi përmendur me krenari prej shumë vitesh, jo vetëm për bukurinë, por edhe për talentin e saj. Almedën na e “mori” Turqia, tashmë në kuptimin e plotë të fjalës.

Teksa bënte karrierë si aktore e prezantuese në shtetin turk ajo njohu dhe “princin” Tolgahan, një djalë i pashëm, i famshëm, i suksesshëm, i cili ra kokë e këmbë në dashuri dhe sot e ka marrë zeshkanen e bukur e po shkon të martohet me të në Amerikë.

Detaje si vendi dhe data e dasmës, me siguri i keni hasur në media, por çdo gjë tjetër, veçanërisht përjetimet e nuses, dhëndrit, familjeve të të dyve, planet për fëmijë e për të ardhmen, nuk mund t’i lexoni dot askund tjetër. Duke “fluturuar” për në Los Angeles, Almeda Abazi ka ndarë me “revistawho.com” sekretet e ditës më të rëndësishme të jetës së saj.

Almeda je në prag të ditës më të rëndësishme të jetës tënde. Kështu e kishe ëndërruar?

Ështe diçka që nuk e kisha ëndërruar se si duhet të ishte. Ishte diçka shumë e veçantë dhe e rëndësishme për mua sa nuk doja të imagjinoja. Dëshiroja të ishte unike, e rrallë nga ëndrrat e tjera kështu që ia lashë Allah’ut dhe fatit në dorë të më surprizojë dhe unë thjesht të shijoj këto kohë.

almeda-e1485359508213-780x439

Si ta bëri propozimin i fejuari yt turk? Nuk pyesim për atë që dinë mediat, por për atë momentin që e dini vetëm ju të dy…

Propozimi ishte i bukur po aq dhe i veçantë për mua, po flas për propozimin zyrtar në shtëpi gjatë fejesës ku ndodhej familja e tij dhe e imja. Ishte një moment që e kishim ëndërruar të dy që në fillim të lidhjes tonë. Ndërsa propozimi i parë ishte një surprizë e vërtetë dhe e paharrueshme për mua… Por siç e thatë dhe ju, është “momenti që dimë vetëm ne të dy” (qesh).

Përgatitjet për dasmën si po shkojnë?

Çdo gjë në rregull, ndonëse e lodhshme shumë. Madje tani po ju shkruaj nga avioni (për Los Angeles). Më në fund gjeta kohën të ulem, por gjithsesi është një lodhje që lë një shije të mirë më pas.

E ke zgjedhur fustanin e bardhë? Është markë nusërie, apo ndonjë stilist i njohur?

E zgjodha! Fustanin me të vërtetë e porosita siç e kisha ëndërruar me çdo detaj… është një stiliste e njohur këtu.

almeda_1449592961-9236048

Pse vendosët të martoheni aq larg?

Los Angeles është vendi ynë i preferuar, një shtëpi e dytë për ne… Një vend ku gjejmë paqe, lumturi dhe çlodhje. Meqenëse dhe familja e Tolgahan jeton atje, ai kishte shumë dëshirë të martoheshim në Los Angeles, në ditëlindjen time, më 13 shkurt. Kur ma tha u gëzova shumë shumë… Me të vërtetë do të jetë një “rilindje” për mua.

Si do të jetë dasma, tradicionale, moderne? Do ketë muzikë shqiptare?

Siç ju thashë dhe më herët nuk kam ëndërruar ndonjëherë të jetë kështu apo ashtu. Ajo që ka rëndësi për mua është të kem pranë njeriun e zemrës dhe familjen time të dashur. Të tjerat nuk kanë shumë rëndësi (muzika, tradita, dasmë moderne apo klasike…). Por sigurisht pa e kërcyer “Naplonin” nuk quhet (qesh).

Sa të ftuar do ketë?

Në Los Angeles do jenë vetëm familjaret tanë, prindërit, motrat, vëllezërit dhe një rreth shoqërie shumë e afërt. Maksimumi 25 persona. Gjithmonë kam menduar dhe besuar faktin që sa më e vogël me të dashurit dhe miqtë e afërm dasma, aq më shumë paqe dhe qejf.

aktori-turk

Do e bësh në Tiranë ose Turqi një dasmë?

Duke qenë se gjyshërit nuk mund të vijnë ne Los Angeles për shkak të shëndetit, vetëm për gjyshërit do bëjmë diçka dhe në Stamboll ose Tiranë.

Në Shqipëri shumë çifte vitet e fundit, i “nxiton” për dasmë pritja e një fëmije. Ky është rasti juaj? Mos do zbulojmë ndonjë superlajm në këtë intervistë?

(Qesh)… Jo! Ne na nxitoi dashuria!

Në fakt ju të dy keni folur për fëmijë? Cilat janë planet, ëndrrat?

Sigurisht fëmija është fryti i një dashurie. Ne të dy i duam shumë fëmijët, por sigurisht dhe atë ia lëmë Allah’ut në dorë… Nuk mund të bësh plane për këto gjëra.

Si i ke raportet me vjehrrën tënde turke? Sa i njihnin shqiptarët familja e të fejuarit tënd? Janë të lumtur për zgjedhjen e të birit?

Është shumë e mirë, të dy janë shumë të mirë dhe të dashur. Jam me fat, sepse me të vërtetë kemi një marrëdhënie shumë të ngrohtë. Madje Tolgahan dhe familja e tij shpesh më thonë shprehjen e njohur këtu: “Të marrësh nuse nga Shqipëria, është si të këpusësh një lule nga kopështi i Parajsës”.

15240085_10211354204110177_1936699562_n

Muajin e mjaltit ku do e kaloni?

Di që do e kalojmë, po se ku… Nuk e di! (qesh) Ama di edhe që Tolga ka diçka në mendje.

Almeda cili është hapi tjetër i yti profesionalisht? Ku do të të shikojmë?

Kohët e fundit i dhashë nje pauzë karrierës time, sepse kisha shumë nevojë të kaloja kohë me familjen, të rigjeja veten në çdo aspekt. Kam filluar shumë e vogël dhe ndonjëherë nuk është e lehtë, duhet pauzë por sigurisht pa e zgjatur shumë, sepse unë nuk bëj dot pa punë. Sapo të vë në vijë disa gjëra, do filloj të vlerësoj dhe vendos për projektet e reja në sezonin e ri.

A të pengon bashkëshorti i ardhshëm në vendimet për punë? Po ti je xheloze kur ai “dashurohet” nëpër filma?

Nuk më ka penguar asnjëherë dhe nuk ka ndërhyrë asnjëherë. Për sa kohë kemi besim tek njëri-tjetri dhe jemi besnikë ndaj njëri-tjetri, puna është punë. Të dy e dinim shumë mirë me kë kishim të bënim, ai e dinte profesionin tim, po ashtu dhe unë. Kështu që nuk të mbetet gjë tjetër veçse të respektosh punën e tjetrit.

Ku do të jetoni pas dasmës?

Në Stamboll-Los Angeles.

Ti deri tani ke jetuar me motrën dhe mamin, si po e presin ato shpërnguljen tënde?

Sigurisht që mërziten, sepse jemi mësuar shumë bashkë, por ato kanë qenë gjithmonë me mua në çdo vendim që marr në jetë. Besojnë në lumturinë dhe dashurinë time me Tolgan, ndaj mendoj se është një “sweet sadness” (trishtim i ëmbël)./revistawho.com



Ju sugjerojmë

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Para
Nis rrëzimi i murit në Mitrovicë

Prishja e Murit në Mitrovicë, reagon Mogherini 

Tre arsye pse meshkujt bezdisen prej jush

Tre arsye pse meshkujt bezdisen prej jush

Mjegull e dendur, anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit 

Mjegull e dendur, anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit 
















TE FUNDIT

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
17 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
17 Dhjetor, 2025

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës...

Lexo më shumë

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
17 Dhjetor, 2025

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 2025

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com