InstaBIZ

Hiri i aktorit Luke Perry u shpërnda në vendin e tij të preferuar


               Publikuar në : 19:33 - 15/03/19 |
xhu lia

Pak ditë më parë aktori i njohur amerikan  Luke Perry ndërroi jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale në moshën 52-vjeçare.

Mediat e huaja raportojnë se trupi i tij është djegur dhe se hiri është shpërndarë në vendin më të preferuar të tij, tek ferma në Tennessee.

Sipas familjarëve të aktorit të ndjerë tashmë hiri I tij ndodhet në vendin e tij më të dashur.

Perry i njohur për rolin e Dylan në serialin “Beverly Hills, 90210” do të lidhej në martesë në gusht të këtij viti me të fejuarën e tij Wendy Madison Bauer, madje mediat e huaja publikuan edhe ftesën e dasmës, e cila ishte përzgjedhur prej tyre. /Xh.K/opinion.al/

Pas