Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hiqu bukën, hiqu ujin”…Ëëhh ku është problemi këtu

2018/02/23 at 5:50 PM
në Kryesore, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hiqu bukën, hiqu ujin”…Ëëhh ku është problemi këtu

Nga Dritan Laci

Sikur të mos mjaftonte Drejtor “Pavllovi” Rilindas i Ujësjellësit të Sarandës që me zë e figurë doli e tha se kishte eksperimentuar çfarë efekti social do të kishte pasi i la tri ditë pa ujë banorët dhe mësoi që eksperimenti mbi kaviet doli me sukses pasi askush nuk pipëtiu, mbrëmë na u desh të dëgjonim një tjetër thagmë nga xhevahiret që rilindasit nxjerrin si pa të keq nga goja.

Radhën për të na treguar se Rilindja e ka hapur krahun dhe ka filluar të mendojë me zë, e kishte Luneda Sufali, dikur drejtoreshë e Bixhozit aktualisht me pozitë Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror e cila mbrëmë në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit ndërsa debati ishte përqendruar te 20 mijë familjet që qeveria i ka nxjerrë jashtë skemës ekonomike, teksa iu vu në dijeni se kjo ishte buka e gojës së këtyre familjeve, pa teklif u përgjigj; “Buka e gojës?!! Ca problemi ka këtu”.

Sigurisht që për znj. Sufali, 80 mijë lekë të vjetra që merr një familje në nevojë, janë hiç gjë para rrogës, dietave dhe të mirave materiale që i siguron posti, por arroganca me të cilën shprehet kalon çdo përtypshmëri të një zyrtari shtetëror që në thelb të punës së tij duhet të ketë përulësinë e një shërbëtori ndaj qytetarëve. Kjo arrogancë bëhet edhe më e papërtypshme kur shikon që minimumi znj. Sufali por edhe të gjithë burokratët që paguhen me taksat e këtyre qytetarëve, nuk gëzojnë ndjesinë as më të vogël të kërkojnë ndjesë publike për thagmat që nxjerrin nga goja. Dhe ky nuk është problemi vetëm i znj.

Sufali dhe drejtor “Pavllovit” të Sarandës, por i Rilindjes në tërësi e cila në moton “tepsinë për të bërë shtet” po vë në jetë më së miri moton tjetër “pushteti i të fortit në qëllim të të bërit shtet”, ku ka punë që bëhen me dhunën e pushtetit duke u fshehur pas maskës së të bërit shtet. Dhe kjo nuk është arrogancë e shkëputur thjesht e një zyrtareje, por është një sjellje e imituar nga drejtuesi i tyre në qeveri që se ka për turp tu kthehet me të gjithë arrogancën që e karakterizon ndaj qytetarëve apo edhe komentuesve, shpesh duke i përçmuar për nivelin e tyre gjuhësor apo dialektin. Në fakt ca problemi ka këtu nëse u heq bukën 20 mijë familjeve? Ca problemi ka nëse u heq ujin tri ditë me vetëdije banorëve të një qyteti?  Ëhh ku është problemi? Fakti që z.

Rama nuk ka marrë ende asnjë masë ndaj papagajve të tij që përpiqen ta imitojnë në fraza dhe gjestikulacione, do të thotë që Z. Rama miraton çdo veprim të tyrin, sa kohë që nuk bën asnjë përçapje për të treguar të kundërtën. Dhe ky është një tjetër turp për kryeministrin e një vendi që tepsinë e deshi dhe e mori për vete për ta mbushur me bereqet, ndërsa tani po e përdor si dajre të shpuar me qëllim për të bërë zhurmë për të mbuluar paaftësinë dhe skandalet që mbjell çdo ditë qeverisje të sajën.

Etiketa: Dritan Laci

Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!
Kryesore

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!

9 Maj, 2025 9:03 pm
Para
Aktori i njohur përfundon me sukses operacionin e kancerit

Aktori i njohur përfundon me sukses operacionin e kancerit

Ja vendet më të çmendura ku të gjithë ju duhet të bëni seks (të paktën një herë)!

Habit studimi, zbulohet lidhja e seksit me tradhtinë

Këngëtarja shqiptare thyen rekordin në YouTube: Arrin 1 miliardë klikime

Dua Lipa zyrtarizon ardhjen në Kosovë, ja data kur do të mbajë koncertin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com