Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hiqet aboneja e përgjithshme për 3 muaj, arsyet e vendimit

2021/05/29 at 3:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hiqet aboneja e përgjithshme për 3 muaj, arsyet e vendimit

Nga 1 qershori rikthehet shërbimi urban me kapacitet të plotë, teksa Bashkia e Tiranës do të riorganizojë shërbimin e transportit publik, që nga itinerari, frekuencat e lëvizjes, kushtet e shërbimit e të tjera.

Në relacionin e Këshillit Bashkiak është vendosur që për muajt qershor, korrik e gusht të hiqet aboneja e përgjithshme.

Të gjithë qytetarët me një abone 1600-lekëshe mund të udhëtonin në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit. Kurse tani për të marrë shërbim në dy linja të ndryshme nevojiten dy të tilla abone, në vlerat e 1200 lekëve, ose 40 lekë për çdo udhëtim me urbanë.

Ky  vendim që pritet të marrë “OK” të hënën në Këshillin Bashkiak, në datën 31 maj, për t’u implementuar në muajt në vijim.

ARSYET E VENDIMIT

Relatorët e projektvendimit të dorëzuar për miratim në Këshill Bashkiak thonë se pandemia ka vënë në vështirësi jo pak sektorin e transportit.

“Shërbimi publik eci me hapa të ngadaltë duke rritur pak nga pak kapacitetet transportuese dhe frekuencat e lëvizjes.

Kjo rritje e kapaciteteve lëvizëse në transportin publik arriti deri në 60 % të niveleve të parapandemisë dhe nuk arrin edhe sot të ngrihet më shumë, pasi volumi i udhëtarëve të transportit publik ra në vlera paralele me mjetet e transportit publik në operim gjatë kësaj periudhe”.

Me hapjen e madhe të Tiranës, do të ketë edhe një ristrukturim të shërbimit, i cili do të vijë vetëm pas monitorimit të linjave nga një kompani gjermane.

Për të dalë në konkluzione të sakta, sipas relacionit, do të duhet heqja e abonesë së përgjithshme.

“Me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave; frekuencat; kushtet e shërbimit; gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit, lind nevoja e heqjes së biletës së përdorimit mujor të përgjithshme (abone e përgjithshme), për një periudhë tremujore, pasi kjo periudhë do të shërbejë që nëpërmjet vijimit të matjeve në terren, të studiohet dhe analizohet situata me të gjithë impaktet, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve”, citohet në projektvendim, i cili iu propozon 61 anëtarëve të këshillit miratimin e tij, si një shtesë në vendimin nr. 66, datë 30.12.2015, “Për indeksimin e tarifave të transportit qytetas në Bashkinë e Tiranës”.

Pas ankesave të operatorëve të transportit publike, përgjatë dhjetor 2020-janar 2021, bashkia kreu sondazhe dhe matje, të cilat konfirmuan konstatimet e hershme sa i përket uljes së volumeve të pasagjerëve në transportin publik.

Ndryshe nga sektorë të tjerë që mezi prisnin hapjen në muajt pandemikë, transporti kërcënoi se do të fikte autobusët fill pasi rinisën punën, për shkak të volumit të ulët.

Madje, u tregua i gatshëm t’i vërë në dispozicion bashkisë flotën e saj dhe të pilotojë shërbimin që nuk mbulon as kostot minimale./Opinion.al

Etiketa: abonebashkia tiraneUrban

Ju sugjerojmë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

6 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët
Bota

VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët

6 Dhjetor, 2025 3:46 pm
Gjoba  ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!
Bota

Gjoba ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!

6 Dhjetor, 2025 3:25 pm
Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë
Bota

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

6 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

6 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Para
Infektivi në Kosovë i tejmbushur,s’ka vende të lira për pacientët me COVID

Koronavirus/ Kosova regjistron 1 vdekje dhe 28 raste të reja

Buxheti 2021/ Qeveria jep 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID

Studimi/Covid u krijua në laborator,shkencëtarët kinezë deshën ta fshehin

Finalja Vllaznia –Skënderbeu, Ademi kërkon 30% tifozë në fushë

Finalja Vllaznia –Skënderbeu, Ademi kërkon 30% tifozë në fushë

TE FUNDIT

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
6 Dhjetor, 2025

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua...

Lexo më shumë

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
6 Dhjetor, 2025

Tanzania është përfshirë nga trazira të dhunshme pas rizgjedhjes së presidentes Samia Suluhu Hassan, e cila akuzohet për krime të...

Lexo më shumë

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
6 Dhjetor, 2025

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit, dhe sot janë ndezur edhe dritat shumëngjyrëshe të pemëve të Krishtlindjes....

Lexo më shumë

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
6 Dhjetor, 2025

Ish-Shefi i Departamentit për Efiçencën qeverisëse “DOGE” Elon Musk shprehet në mbështetje të përmbajtjes së doktrinës së re për sigurinë kombëtare, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com