Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por s’ka rini”, Salianji letër nga qelia: Në Shqipëri i riu që lufton krimin e ka vendin në burg

2024/12/07 at 11:05 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por s’ka rini”, Salianji letër nga qelia: Në Shqipëri i riu që lufton krimin e ka vendin në burg

Ish-deputeti Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia, lidhur me 8 Dhjetorin, e cila në Shqipëri festohet si Dita e Rinisë.


Salianji shkruan se hipokrizia me 8 Dhjetorin është se ka festë, por nuk ka rini, pasi ata janë larguar jashtë vendit për një të ardhme me të mirë.

Modeli që po iu jepet të rinjve sipas demokratit, është se në Shqipëri, të rinjtë që luftojnë krimin, e kanë vendin në burg.

Letra e plotë e Ervin Salianjit:

Letër nga qelia 6.

Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por ska Rini!

Zhurmat, dekoret, daullet, ahengu e sidomos fjalimet për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë që është dhe festë zyrtare në kalendar, janë ironia më e madhe dhe tallje e paskrupullt me këtë grupmoshë.

Çfarë kuptimi ka të bësh festë në Tiranë, kur qeveria ka bërë gjithçka për ti përzënë?!

Do të kishte më shumë sens që Dita e Rinisë shqiptare të kremtohej në Itali, në ShBA, Gjermani, në Londër, në Francë, në Vjenë, në Spanjë.

Rinia shqiptare është atje. Censi i fundit zbuloi zyrtarisht se në krahasim me 2011-tën, mosha 15 deri në 24 vjeç është pëgjysmuar.

Dhe padyshim një nxitje më shumë për t’i mbajtur ata larg është të bësh një teatër hipokrizie si ky që po planifikon qeveria e bashkia me aktivitete boshe, pa sens.

Të festosh Ditën e Rinisë, teksa ke ngulur dhe gozhdën e fundit në shpresën që ata të rrinë e të ndërtojnë të ardhmen këtu, është ta bësh “rilindjen” mullar.

Arsyet e erozionit më të dhimbshëm në shoqërinë tonë janë të shumta. Studiues, sociologë, ekonomistë, mund të kenë ide më të qarta. Pa asnjë dyshim, unë besoj se në krye është modeli i ngritur në këto 3 mandate qeverisje.

Edi Rama u tha të rinjve se të ecësh përpara, të bësh karrierë, të kesh mirëqënie, rruga më e sigurtë dhe më e shkurtër është krimi. Kanabizimi i vendit ishte plaga më e madhe që ka sjellë pasoja të cilat do të kërkojnë shumë vite të shuhen. Krimi u pa si katapulta më e mirë për të ngjitur shkallë në hirearki, e jo dija, jo arritja intelektuale, jo puna e ndershme.

Është fantastike që shumica e të rinjve e refuzuan këtë model. Ata që ikën, së pari, dhe kjo është protestë e fortë. Dhe ata që qendruan, por ja dalin me përpjekjet, me mundin e djersën e tyre, larg modelit qeveritar.

Korrupsioni, është modeli tjetër që u ofrua në këto 3 mandate qeverisje. Edi Rama u tha të rinjve që për të ecur përpara, duhen shumë para. Dhe këtë e tregoi me ngjitjen e disa rioshëve rilindas lart në kupolën e pushtetit, me meritën e vetme sepse futën duart thellë në tendera e koncesione.

Nga ana tjetër ai manifestoi me forcë, se i riu që lufton krimin, që lufton lidhjet e bandave me politikën e qeverisjen, që lufton kanabizimin, e ka vendin në burg.

 Një shembull i përmbysjes së modelit që bëri kryeministri jam dhe vetë, unë që e denoncova jam agresori e jam në burg e trafikanti ndërkombëtar është viktima!  Teksa ai po bëhet gati me të njëjtat struktura kriminale të tentojë mbajtjen e pushtetit, në orën 7 të mbremjes, në qelitë e ftohta të burgut të Fierit, kërcasin çelësat e mbylljes së dyerve. Tani as fasada gri e godinës përballë, nuk dallohet nga dritarja e vogël.

Televizioni ndërkohë tregon se përgatitje të mëdha po bëhen në kryeqytet për Ditën e Rinisë, si festat e përfitshme qeveritare!

Po cilën ditë të festosh në fund të fundit në atdheun tonë. A e feston dot ditën e pensionistit, kur ai është më i keqpaguari në Ballkan?

Të familjarit, e feston dot? Pasiguria në shkolla, pasiguri kudo, e paqartë e ardhmja për të dhe fëmijët.

Ditën e burrit, të gruas, që mezi mbyllin muajin.

Ditën e profesionistit të lirë, e feston dot kur ende qeveria nuk ka kthyer paratë që u mori me arbitraritet?

Por, ka një ditë që qeveria duhet ta bëjë festë, e të tregohet më në fund një herë e vërtetë dhe e ndershme.

Të shpallë zyrtarisht, e të kremtojë, Ditën e Patronazhistit.

Sepse ky është njeriu i ri që ata kanë prodhuar. Këtij i shkojnë punët mbarë. Patronazhistin e ka kapluar mbrothësia. Patronazhisti ka punën e sigurtë, ka mbrojtje, ka imunitet. Ai ecën përpara.

Sa për rininë, unë mendoj se të gjithë ata, nga maturantët, votuesit për herë të parë, ata që rreken shumë, ata që kanë ikur, të gjithë e kanë ende forcën ta vendosin vetë ditën se kur do ta bëjnë festë. Dhe ajo është 11 maji i 2025, dekretuar  së fundmi si data e zgjedhjeve. Atë ditë, Rinia e hedh në erë, e përmbys modelin diabolik që ka vendosur Edi Rama.

Dhe e caktojnë ata kalendarin jo vetëm të këtyre ahengjeve, por sidomos caktojnë kalenderin për Shqipërinë.



Ju sugjerojmë

“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
Aktualitet

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

13 Maj, 2025 12:02 pm
Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Rajoni

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

13 Maj, 2025 11:45 am
Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
Kryesore

Tiranë, pezullohet për disa orë procesi i numërimit të votave

13 Maj, 2025 11:35 am
Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë
Aktualitet

Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë

13 Maj, 2025 11:29 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë/Policia: U vetëplagos me armë zjarri,por në spital…

13 Maj, 2025 11:13 am
Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale

13 Maj, 2025 11:11 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 15 konstituimi i Kuvendit

13 Maj, 2025 10:58 am
Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë
Aktualitet

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

13 Maj, 2025 10:56 am
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Korçë, kryeson Partia Socialiste

13 Maj, 2025 10:49 am
Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”
Bota

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

13 Maj, 2025 10:33 am
Para
Tentuan të kalonin 17 kg kokainë nga Spanja në Francë, 2 shqiptarë të arrestuar

Tentuan të kalonin 17 kg kokainë nga Spanja në Francë, 2 shqiptarë të arrestuar

Përurohet sot Notre-Dame de Paris/ Trump e Zelensky të ftuarit special të Macron, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Përurohet sot Notre-Dame de Paris/ Trump e Zelensky të ftuarit special të Macron, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Goditet rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen 7 persona

Goditet rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen 7 persona
















TE FUNDIT

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
13 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama pritet që të ketë një dalje ditën e nesërme në Sheshin Skënderbej, nga ku do t’ju flasë...

Lexo më shumë

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut
13 Maj, 2025

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se organet më të larta drejtuese të partisë kanë vendosur të tërhiqen...

Lexo më shumë

Tiranë, pezullohet për disa orë procesi i numërimit të votave

Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
13 Maj, 2025

Qarku i Tiranës është i vetmi që ka mbetur për të vijuar me numërimin e votave të hedhura për subjektet...

Lexo më shumë

Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë

Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike, ku dhe këtë herë si vitet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com