Është gjetur e mbytur gruaja e cila ndodhej në varkën që u fundos mëngjesin e sotëm në Himarë. Policia njoftoi më herët se në varkë ndodheshin 4 persona, tre prej të cilëve u shpëtuan nga autoritetet.
Tre personat që shpëtuan u transportuan për në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Robert Rama, Tefta (Mirela) Rama, Avdul Rama dhe Arsen Rama kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues.
Por stuhia që përfshiu vendin mëngjes përmbysi varkën në Gjipe, duke rrezikuar jetën e të katër personave që ndodheshin varkë./ Opinion.al