Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hillary Clinton nderon me çmim kryeministrin Rama: U hapi dyert afganëve

2021/12/07 at 2:12 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hillary Clinton nderon me çmim kryeministrin Rama: U hapi dyert afganëve

Hillary Clinton i ka dhënë çmimin “Vital Voices Global” kryeministrit Edi Rama, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Nju Jork.


Gjatë fjalës së saj Clinton e vlerësoi kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për strehimin e 1 mijë afganëve, të cilët u detyruan të iknin nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Ndër të tjera ajo tha se i ka bërë përshtypje gatishmëria e kryeministrit shqiptar për të thënë “po” dhe për t’i hapur dyert shtetasve afganë.

“Gjatë muajve të fundit, jemi përballur me përvojën e pabesueshme të kthimit në Afganistan të një grupi burrash, të cilët duan ta kthejnë orën mbrapa për gratë dhe rolin e të drejtat e grave. Do të doja që ata të ishin njerëzit e vetëm sot në botë që duan të kthejnë kohën pas. Për fat të keq, ka shumë prej tyre, që janë jo vetëm pengesë për përparimin, por, më keq se kaq, janë instrumente të përpjekjes për të zhbërë përparimin e bërë. Ja pse na duhen më shumë se kurrë udhëheqës, aktivistë dhe, veçanërisht, duke iu përmbajtur temës së sotme, burra, burra të mirë Xhejms, burra të mirë që ngrihen, flasin dhe mbështetin të drejtat dhe rolet e grave. Kësisoj, është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju prezantoj dikë të cilin e admiroj, të cilin kam patur privilegjin ta njoh, karrierën e të cilit e kam ndjekur me interes dhe admirim të madh, udhëheqja e të cilit është simbol i një misioni të përbashkët, atë të ngritjes së grave dhe vajzave. Tani, mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla. Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Kështu, së bashku me Vital Voices, Institutin e Xhorxhtaunit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Gratë për Gratë dhe Nina’s List dhe shumë të tjerë, Kryeministri Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani e, kryesisht, grave në nevojë dhe, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1 000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri.

Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje. Por kjo nuk është e vetmja arsye që ai nderohet sonte. Pas rizgjedhjes së tij, në shtator, Kryeministri Rama shënoi një rekord historik duke emëruar numrin më të madh ndonjëherë në Shqipëri të grave në qeverinë e vendit. Mbi 70 për qind e ministrave të kabinetit të tij qeveritar janë gra dhe disa prej tyre gjenden këtu këtë mbrëmje – partnere të barabarta në përpjekjen për të formësuar vendin të cilit i shërbejnë. Ai vazhdon ta  vendosë barazinë gjinore në qendër të agjendës së qeverisë së tij dhe të ngrejë zërin kundër dhunës gjinore dhe krah forcimit të pjesëmarrjes ekonomike të gruas shqiptare. Në një kohë kur në mbarë globin tonë të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar. Kësisoj, në emër të Vital Voices, kam nderin e madh t’jap Çmimin e Pionierit Global Kryeministrit Edi Rama”-tha ajo gjatë fjalës së saj./Opinion.al

Etiketa: edi ramahillary clintonstrehimi i afganëveVital Voices Global


Ju sugjerojmë

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
Kryesore

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

21 Nëntor, 2025 9:42 am
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Aktualitet

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

21 Nëntor, 2025 9:40 am
Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
Kryesore

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

21 Nëntor, 2025 9:38 am
Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Para
Krah Lindës dhe Zahos, Rama merr çmimin në SHBA: Se kisha parë as në ëndërr që…

Krah Lindës dhe Zahos, Rama merr çmimin në SHBA: Se kisha parë as në ëndërr që...

“Pse Kuvendi mblidhet më 18 dhjetor”, Basha: Berisha keqpërdor demokratët

“Pse Kuvendi mblidhet më 18 dhjetor”, Basha: Berisha keqpërdor demokratët

Viagra mund të ndihmojë kundër Alzheimerit

Viagra mund të ndihmojë kundër Alzheimerit
















TE FUNDIT

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
21 Nëntor, 2025

Në Tiranë zhvillohet këtë të premte më 21 nëntor 2025, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku...

Lexo më shumë

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
21 Nëntor, 2025

Situata në lumin Vjosë mëngjesin e kësaj të premteje vazhdon që të jetë kritike. Përgjatë mbrëmjes të së enjtes, niveli...

Lexo më shumë

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
21 Nëntor, 2025

Tirana pret sot samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për...

Lexo më shumë

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
21 Nëntor, 2025

Moti i keq ka përfshirë vendin, teksa në Çukë të Sarandës, për shkak të reshjeve të dendura, është çarë argjinatura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com