Te Fundit

Hila-Ramës: Po i jep koncensione Vilma Nushit e Gazhelit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 05/10/15 |
b.f

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka ngritur të tjera akuza në formë “këshille” për Kryeministrin Rama. Duke marrë shkas nga aktiviteti kulturor ku Rama mori pjesë të shtunën dhe u shfaq si xhentillmen duke shërbyer shampanjë në UET. Hila në një postim në Facebook shkruan: “Shkëlqesi, është ora të bësh Kryeministrin. Iku 3/5 e mandatit, dhe koha e shfaqjeve ka ikur me vakt. Jeni aty ti jepni shpresë 1 miloneve që ju votuan dhe jo koncesione Vilma Nushit e Gazhelit. As të ruani e mbroni koncesionet e Berishës. Behuni burre shteti, dhe na thoni edhe sa duhet te durojme qe te arrijme Mekën….”.

Vilma Nushi është një biznesmene e njohur, pronare e “Marketing& Distribution”, kompani që ka dhe ekskluzivitetin e Malboro-s. Ndërsa personi i dytë përmendet me mbiemer. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për Gent Gazhelin, kreun e Drejtorise Kunder Pastrimit të Parave apo ndonjë Gazhel tjetër biznesmen?!

fcb hila

statusi i plote e i Dritan Hiles në FCB

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas