Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku u takua sot me homologun e tij, Giorgos Gerapetritis. Ministrat, pas takimit mes dy delegacioneve, zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.
Gerapetritis bëri me dije se mes të dyve është diskutuar i gjithë spektri i marrëdhënieve bilaterale.
“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të zhduken dhe të mos përsëriten. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes me një qëndrim pozitiv, të bazuar në përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe në përpjekjen e vazhdueshme për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira”, tha Gerapetritis.
Kryediplomati grek e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke mënjanuar faktorët e destabilizimit. Gerapetritis i tha homologut të tij shqiptar Hasani se minoriteti grek në Shqipëri, përbën një prioritet i madh për Greqinë.
Nga ana e tij, Hasani i filloi deklaratat e tij në greqisht duke e falënderuar homologun për mikpritjen. Ministri Hasani tha se minoriti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë një lidhje mes dy vendeve.
Sipas tij është koha e duhur për të pasur një qasje të mirë ndaj çështjeve ende të hapura si dhe për të forcuar një dialogun me Greqinë dhe një marrëdhënie afatgjatë.