Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hije dyshimi mbi privatizimin e UKT-së/ Rritja e çmimit të ujit për llogari të klientëve të Veliajt

2017/07/26 at 3:37 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hije dyshimi mbi privatizimin e UKT-së/ Rritja e çmimit të ujit për llogari të klientëve të Veliajt

Një vit më parë, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ishte në diskutime me një kompani kineze për privatizimin e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT). Ai nuk dha asnjë detaj dhe asnjë informacion tjetër në lidhje më ketë proces, sa që u mendua se ajo ishte një manovër propagandistike.

Portali Exit.al shkruan se pohimi i Veliajt është i vërtetë, ai ka qenë duke diskutuar a negociuar për shumë muaj me një kompani të paidentifikuar kineze për privatizimin e ujësjellësit. Nuk dihet se cila është kjo kompani, nuk dihet si është kontaktuar ajo, dhe nuk dihet se mbi çfarë baze janë bërë diskutimet—çdo gjë është bërë në mënyrë ekstra-institucionale dhe ekstraligjore, pa vendim-marrje formale, pa asnjë një plan apo strategji zyrtare, duke ngjallur dyshime serioze për një tentativë klienteliste dhe korruptive.
Si pjesë e bisedimeve Kryebashkiaku Veliaj udhëtoi në fund të tetorit 2016 në Kinë dhe zhvilloi bisedime me kompaninë.

Por, pavarësisht përpjekjeve të Veliajt, Exit.al ka mësuar se kompania kineze nuk ka pranuar të konsiderojë më tej blerjen e UKT-së, për shkak të keqmenaxhimit dhe gjendjes së varfër financiare të saj, ndër të tjera për shkak të mosmbledhjes së detyrimeve të faturuara. Kjo gjendje financiare është dëshmuar zyrtarisht nga mos certifikimi i bilanceve të UKT-së nga auditorët ndërkombëtarë të kontraktuara për auditimin e saj.

Është e arsyeshme të mendohet se pas këtij dështimi, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar që të kënaqë kinezët apo këdo që fshihet pas tyre duke ndërmarrë veprimin që do të rriste menjëherë dhe pa asnjë kosto të ardhurat dhe fitimet e kompanisë. Kjo zgjidhje është dyfishimi i çmimit të ujit për qytetarët. Ky dyfishim do të rriste rreth 5 herë fitimet e kompanisë, fitime të garantuara për shkak të monopolit të UKT-së mbi një mall jetik si uji.

Kështu, Veliaj i garanton çdo blerësi potencial fitime të majme pa asnjë kosto. Madje kjo manovër do të bënte të mundur që UKT të privatizohej pothuajse falas, pasi privatizimi do të bazohej mbi bilancet e vjetra, duke e bërë blerjen e saj një biznes të jashtëzakonshëm për këdo.

Etiketa: KLIENTEprivatizimrritje cmimiujëUKTVeliaj

Ju sugjerojmë

Ke blerë avionë për vete?!Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj me..
Aktualitet

Ke blerë avionë për vete?!Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj me..

14 Gusht, 2025 2:20 pm
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Aktualitet

Kompensim për dëmet/ Zjarret, Rama: 207 shtëpi të dëmtuara, 40 familje i humbën..

14 Gusht, 2025 2:04 pm
Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte
Rajoni

Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte

14 Gusht, 2025 1:07 pm
‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…
Aktualitet

‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…

14 Gusht, 2025 12:56 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin

14 Gusht, 2025 12:49 pm
Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania
Aktualitet

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

14 Gusht, 2025 12:31 pm
Përqafime dhe shtrëngime duarsh, Starmer mirëpret Zelenskyn në Downing Street
Bota

Përqafime dhe shtrëngime duarsh, Starmer mirëpret Zelenskyn në Downing Street

14 Gusht, 2025 12:23 pm
Situatë e vështirë nga zjarret në Spanjë/ Shkrumbohen 100 mijë hektarë në Greqi
Bota

Situatë e vështirë nga zjarret në Spanjë/ Shkrumbohen 100 mijë hektarë në Greqi

14 Gusht, 2025 12:20 pm
Çështja “Epstein”/ Melania Trump kërcënon djalin e Joe Biden me padi
Bota

Çështja “Epstein”/ Melania Trump kërcënon djalin e Joe Biden me padi

14 Gusht, 2025 12:16 pm
Serbi: Protesta dhe dhunë në disa qytete
Bota

Serbi: Protesta dhe dhunë në disa qytete

14 Gusht, 2025 12:03 pm
Para
Si po rrezikohemi nga pesticidet pa kriter në prodhimet bujqësore

Si po rrezikohemi nga pesticidet pa kriter në prodhimet bujqësore

Ndahet nga jeta Barbara Sinatra

Ndahet nga jeta Barbara Sinatra

Kate Hudson bën ndryshimin drastik, rruan komplet kokën

Kate Hudson bën ndryshimin drastik, rruan komplet kokën

TE FUNDIT

Ke blerë avionë për vete?!Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj me..

Ke blerë avionë për vete?!Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj me..
14 Gusht, 2025

Kryeministri Rama iu është përgjigjur në Facebook, akuzave dhe pretendimeve se udhëton me avion privat. Në këtë komunikim me qytetarët,...

Lexo më shumë

Kompensim për dëmet/ Zjarret, Rama: 207 shtëpi të dëmtuara, 40 familje i humbën..

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
14 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bëri me dije se se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret...

Lexo më shumë

Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte

Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte
14 Gusht, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar të enjten një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i cili u arrestua të martën...

Lexo më shumë

‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…

‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…
14 Gusht, 2025

Në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu u shpreh se ndërsa Shqipëria digjet nga veriu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com