Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hije dyshimi si iu dha ARMO një kompanie offshore

2016/09/19 at 4:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hije dyshimi si iu dha ARMO një kompanie offshore

Prej më shumë se dy javësh të gjitha institucionet përkatëse në vend, heshtin për të bërë transparente mënyrën e dhënies në përdorim të një aseti të rëndësishëm, siç është rafineria e naftës së Ballshit tek kompania amerikane “Ionian Refining and Trading” , në një kohë që ajo ishte e zhytur në borxhe prej afro 595 mln dollarë.


I gjithë ky terr informacioni për qytetarët hedh hije dyshimi për mënyrën e kryerjes së transaksioneve, shumën e saktë të paguar, destinacionin ku shkuan paratë, dhe fatin e borxheve si ndaj shtetit, ashtu edhe ndaj privatit.

“Gojën” e ka mbyllur edhe vetë Minsitria e Ekonomisë e cila është pronare e 15 % të aksioneve të ARMO-s. As ajo nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këtë aset, për të treguar më saktësisht me kë është bashkëaksionere, sa është paguar për ARMO-n dhe kush i ka marrë këto para.

Edhe Ministria e Financave me drejtoritë e saj, atë të Tatimeve dhe të Doganave nuk japin asnjë shpjegim.

Tatimet nuk japin shpjegim se çdo të bëhet me borxhet që ARMO ka ndaj saj, të cilat arrijnë në afro 59 mln dollarë. Si është lejuar kryerja e transaksioneve pa shlyer këto borxhe, apo kur do të paguhen ato.

“Por edhe pse kemi mbi një javë që jemi interesuar për këtë çështje, kjo drejtori nuk jep informacion duke lënë në një terr të plotë informacioni ndryshimet e bëra për këtë aset të rëndësishëm.”

Borxhet e ARMO arrijnë në afro 25 milionë dollarë edhe ndaj Doganave , dhe kalimi i aseteve në një kompani offshore e regjistruar në ishujt Virgin, duket se nuk e shqetëson aspak atë.

“Lidhur me marrjen në përdorim të rafinerisë së Ballshit nga kompania amerikane, ne u interesuam edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave duke qenë së ARMO ka një sërë detyrimesh të papaguara edhe ndaj kësaj drejtorie. edhe pse kemi kërkuar disa herë informacion për këtë çështje, kjo drejtori hesht dhe nuk jep asnjë informacion si është lejuar kryerja e transaksioneve dhe si do të zgjidhet çështja e borxheve.”

Pas ndryshimit të transaksioneve, as Ministria e linjes , ajo e Energjitikës nuk ka marrë në dorë ndonjë plan investimi të aksionerëve të rinj, duke e bërë edhe me të mistershme fatin e rafinerisë së naftës ARMO dhe të më shumë se 1 200 punonjësve të saj.

As në ekstraktet e Qendrës Kombëtare të Biznesit i cili është dokumenti i vetëm që tregon pronarët e ligjshëm të një kompanie, ende nuk është bërë asnjë ndryshim pronësie për pronarët e rinj, pasi në të figurojnë ende pronarët e vjetër.

595 mln dollarë borxhe si ndaj shtetit ashtu edhe privatit nuk marrin përgjigje kur do shlyhen, por as fati i rafinerisë së Ballshit nuk është bërë transparent, pasi i gjithë informacioni i marrjes në përdorim nga kompania amerikane mbahet sekret.

Madje edhe lajmi për kalimin e aseteve tek kompania offshore, do të ishte i vështirë për t’u zbuluar nëse komania Bankers Petrolium, e vetmja që lajmëroi këtë ndryshim, nuk do të kishte njoftuar se do t’i jepte kompanisë amerikane 65 % të prodhimit të saj për ta përpunuar në rafinerinë e Ballshit. /Tv Klan



Ju sugjerojmë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur
Rajoni

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

20 Maj, 2025 7:42 pm
VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën
Sport

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën

20 Maj, 2025 7:35 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Kryesore

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

20 Maj, 2025 7:25 pm
Para
“Schumacher nuk mund të lëvizë”, avokati i tij konfirmon lajmin e trishtë

"Schumacher nuk mund të lëvizë", avokati i tij konfirmon lajmin e trishtë

OSBE-së bën thirrje për reformë zgjedhore në Shqipëri

OSBE-së bën thirrje për reformë zgjedhore në Shqipëri

Aksident tragjik në Milot, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Foto/ Përmbyset makina në Rrugën e Kombit
















TE FUNDIT

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
20 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara u kanë kontaktuar disa vendeve për t’i nxitur ato të pranojnë zhvendosjen “vullnetare” të palestinezëve që ikin...

Lexo më shumë

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
20 Maj, 2025

Në qendër të Bielefeldit, një person plagosi disa persona me thikë në orët e para të mëngjesit të së dielës...

Lexo më shumë

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
20 Maj, 2025

Teksa automjetet në rrugët e Shqipërisë po shtohen me ritme të shpejta, shumë pak prej tyre, edhe pse me moshë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com