Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hija e nje diktatori. Spanja 40 vjet pas Frankos.

2015/11/20 at 6:22 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Hija e nje diktatori. Spanja 40 vjet pas Frankos.

Nga Paul Preston*


Profesor i Studimeve Bashkëkohore Spanjolle, London School of Economics

Gjenerali Françisko Franko luftoi një luftë brutale kundër demokracisë, me ndihmën e Hitlerit dhe Musolinit, dhe qysh atëherë, udhëhoqi një regjim terrori shtetëror dhe trushpëlarjeje kombëtare, përmes mediave të kontrolluara dhe sistemit arsimor të shtetit.

Investimi i tij në terror, e mbushi psikikën kolektive spanjolle me një vendosmëri, për të mos përjetuar më një konflikt të tillë civil, apo për të vuajtur një tjetër diktaturë. Kështu është edhe sot, plot 40 vjet pas vdekjes së tij.

Megjithatë, ndryshe nga Gjermania e Hitlerit apo Italia e Musolinit, ku humbja prej palëve të jashtme çoi drejt proçeseve të denazistifikimit, në Spanjë nuk pati një proçes ekuivalent – dhe hija e regjimit të tij, qëndron ende mbi kokën e politikës.

Triumfalizmi hakmarrës i Frankos është ushqyer në akademitë ushtarake, ku kadetët stërviteshin që ta shihnin demokracinë si mishërim të mungesës së rregullit dhe separatizmit rajonal.

Teksa diktatura shpërbëhej me shpejtësi, disa prej mbrojtësve më të mëdhenj ushtarakë të saj, nuk e ndanin konsensusin e madh politik në favor të demokratizimit, dhe kështu u përpoqn ta kthejnë orën pas, në disa momente, në fundin e viteve 1970, dhe në mënyrëm ë dramatike, gjatë përpjekjes për grusht shteti të Kolonelit Antonio Tejero, në 23 shkurt 1981.

Pas dështimit të grushtit të shtetit në vitin 1981, sjellja e forcave të armatosura ndryshoi, prej hyrjes së Spanjës në NATO në vitin 1982, që e zhvendosi fokusin e tyre jashtë, duke e larguar nga obsesioni i mëhershëm me armikun e brendshëm.

Për shkak të plagëve që shkaktuan tmerret e luftës civile dhe shtypja e pasluftës, gjatë tranzicionit për në demokraci, spanjollët refuzuan edhe dhunën politike, edhe idenë e Frankos se, për shkak të të drejtës së pushtuesit, gjysma e vendit mund të sundonte mbi gjysmën tjetër.

Megjithatë, në demokraci, ajo që ishte e pamundur, ishte kundërvënia ndaj trushpëlarjes.

Mbështetja

Në vitet e fundit, Franko nuk sundoi vetëm me represion: ai gëzonte një mbështetje popullore të konsiderueshme. Kishte nga ata që, për arsye pasurimi, besimi fetar ose angazhimi ideologjik, mbështesnin aktivisht rebelët e tij ushtarakë gjatë luftës civile.

Më pas, nga viti 1950, kishte mbështetjen e atyre që ishin thjeshtë mirënjohës për rritjen e standarteve të jetesës.

Ndonëse në shumë zgjedhje kombëtare, rajonale dhe bashkiake që janë mbajtur në Spanjë, qysh prej vitit 1977, partitë Frankoiste nuk kanë fituar kurrë më shumë se 2% të votave, mbetje të pranimit të vlerave të diktaturës së Frankos mund t’i gjesh në Partinë Konservatore në pushtet dhe elektoratin e saj.

Po kështu, asnjë qeveri nuk e ka shpallur ndonjëherë të paligjshëm regjimin e Frankos. Vetëm në vitin 2007, Ligji i Kujtesës Historike ishte një farë përpjekjeje për të pranuar vuajtjet e viktimave të Frankoizmit.

Njësoj i ngadaltë ka qenë proçesi i heqjes së simboleve të diktaturës, ekuivalenti Falangist i svastikës – emblema e pendës dhe shigjetave – në mure kishash, emra rrugësh që përkujtojnë gjeneralët e Francës, dhe mbi të gjitha, bazilikën e madhe dhe kryqin në Luginën e të Rënëve, ku është varrosur diktatori.

Sot, bashkëm e plagët ende të hapura të luftës civile dhe represionit, dy hije të tjera të diktaturës qëndrojnë varur mbi Spanjën – korrupsioni dhe ndarja mes rajoneve. Centralizmi i ngurtë i Caudillos (kështu thirrej Franko) dhe zbatimi i tij brutal në rajonin Bask dhe në Katalonjë, kanë lënë më shumë lëvizje të fuqishme nacionaliste atje, nga sa kishin ekzistuar para vitit 1936.

Kushtetuta demokratike e vitit 1978 parashikon të drejtat e autonomisë për Katalonjën dhe rajonet Baske, gjë me të cilën e djathta nuk është ndier kurrë rehat.

Trysnia e madhe në Katalonjë, për rritje të autonomisë, ndeshi në një papajtueshmëri që ka ndezur tashmë një fushatë për pavarësi.

Duke huazuar mbetje të centralizmit të Frankos, Partia Popullire ka ushqyer armiqësi në Katalonjë, sidomos për përfitime elektorale. Pasoja është ndarja, që ndonjëherë shkon deri në urrejtje të ndërsjellë. Eshtë një prej trashëgimive më të dëmshme të Frankoizmit.

Tjetra është korrupsioni që përshkon të gjithë nivelet e politikës spanjolle. Padyshim, korrupsion ka patur edhe para Frankos, dhe ai nuk është i kufizuar vetëm në Spanjë. Megjithëkëtë, është e vërtetë se Caudillo e përdori korrupsionin, edhe për të shpërblyer, edhe për të kontrolluar bashkëpunëtorët e tij.

Kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar prova se si ai e përdori pushtetin për të pasuruar veten dhe familjen e tij. Në përgjithësi, ideja që shërbimi publik ekziston për përfitime private, është një prej trashëgimive parësore të regjimit të tij.

Dhe kështu do të mbetet për shumë vite, deri kur Spanja të çlirohet prej trashëgimisë së Frankos. /BBC online

· Paul Preston është Profesor i Studimeve Bashkëkohore Spanjolle në London School of Economics dhe një prej shkrimtarëve kryesorë mbi Frankon. Mes librave që ka shkruajtur, më i shituri është: “Franko: Një Biografi dhe Holokausti Spanjoll”

(Për analiza, komente, reportazhe nga ngjarjet ndërkombëtare, vizitoni www.bota.al)



Ju sugjerojmë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
El Clasico, a do të jetë Messi në fushë?

El Clasico, a do të jetë Messi në fushë?

Ciljeta: Ja si isha para 15 vitesh krah Ardit Gjebreas

Ciljeta: Ja si isha para 15 vitesh krah Ardit Gjebreas

Europa blindon stadiumet, ja çfarë nuk u lejohet më tifozëve

Europa blindon stadiumet, ja çfarë nuk u lejohet më tifozëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com