InstaBIZ

High3 dëgjohet në Dubai, ja çfarë thonë reperat e Babastars


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 06/11/15 |
root

Kënga ‘High 3’, e cila është realizuar në muajin mars nga labeli Babastars, duket se i ka kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë. Ka qenë fotografi Veton Osmani dhe stilistja Agnesa Vuthaj ata që e kanë dëgjuar në një klub natë në Dubai dhe kjo i ka lumturuar shumë edhe reperat që kanë kënduar në të.

Visar Shala i njohur si Skivi dhe Agon Amiga thonë për Opinion.al se ky është një lajm fantastik dhe se i ka bërë të ndihen shumë mirë.

“ Ndihem tepër mirë se po flasim për diçka që na bën të ndihemi shumë krenarë, pasi tregon që jemi prezent edhe jashtë kufinjve shqiptar. Dhe këtu po flasim për një vend si Dubai që nuk ka shumë emigrantë shqiptar, siç mund të ketë në shumë vende të tjera të Europës”, thotë Skivi.

“E pashë videon se më kishin bërë tag dhe u ndjeva shumë  mirë. “High3” ka qenë një sukses i labelit tonë”, thotë reperi Agon Amiga.

High 3  mbyll kështu triptikun e këngës “High”, që është realizuar nga reperat e njohur kosovar. Në të këndojnë, Getoar Selimi, Agon Amiga, Skivi, Onat, Cozman dhe Majk.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas