Kronikë

Hidhnin në treg para të falsifikuara, arrestohen 7 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:37 - 16/03/21 |
Opi Nion

Shtatë përsona janë vënë në pranga në Elbasan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disa mujore, kanë hedhur në treg kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të falsifikuara.

Policia bën me dije se si rezultat i operacionit “Kartmonedha” kanë rënë në pranga shtetasit me inicialet A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese nê Librazhd, R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan, I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim./Opinion.al

Pas