Pas denoncimit për hedhje të inerteve në bregdet apo edhe në zonën e Pyllit të Sodës, Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e këtyre mjeteve.
Mësohet se mbi 10 kamionë janë bllokuar në pikën e Triportit deri në verifikim të plotë. Aksioni erdhi pas denoncimit se inerte të shumta po shkarkoheshin në det dhe në Pyllin e Sodës.
Kontrollet policia i nisi pas vizitës së bërë nga kryeministri Edi Rama në fundjavë, i cili nga Pylli i Sodës tha se qeveria ka një plan kombëtar për pastrimin e territorit./Opinion.al