Në presidencë është hedhur këtë paradite shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Shorti ka përzgjedhur dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, të cilët do të përfaqësojnë këtë organ në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Të përzgjedhurit në këtë shorte janë: Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska.
Me të njëjtën procedurë është zgjedhur anëtari zëvendësues, Fjona Papajorgji.
Nëërkohë, nga shorti janë zgjedhur edhe Anëtarët e Gjykatës së lartë në KED. Ata janë, Ervin Pupe dhe anëtari zëvendësues Ilir Panda.
Përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme në KED do jetë: Adnand Xholi, ndërsa anëtar zëvendësues do të jetë Kujtim Luli.
Ndërkohë përfaqësues nga gjykatat e apelit të përzgjedhur në KED përmes shortit do të jenë: Astrit Kalaja, Elona Toro dhe anëtar zëvendësues Zegjine Sollaku.
Dy prokurorët përfaqësues nga zyrat e prokurorive pranë gjykatave të apelit të përzgjedhur në short për të qenë pjesë e KED ishin: Gjon Fusha dhe Glendi Xholi, anëtar zëvendësues u përzgjodh Kleant Zeka.
Anëtari përfaqësues në KED nga gjykatat administrative sipas shorteut u përzgjodh: Rilinda Selimi, ndërsa anëtar zëvendësues Gentjana Xhelili.
Përzgjedhja është bërë përmes shorteut në mënyrë rastësore, në prani edhe të avokates së popullit, Erinda Ballanca.
KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. Sjellim në vëmendje që KED është një organ kolegjial me 9 anëtare dhe me mandat 1-vjeçar. Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese./Opinion.al