Është hedhur pasditen e sotme shorti për renditjen e partive në fletën e votimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deri më tani bëhet me dije se:
- Partia Socialdemokrate renditet e para në fletën e votimit
- Balli Kombëtar i dyti
- Lëvizja Demokratike Shqiptare e treta
- Bindja Demokratike e katërta
- AOKBPEK e pesta
- LSI e gjashta
- Nisma Thurje e shtata
- Partia Lëvizja e Re e teta
- Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim e nënta
- Partia Aleanca Demokracia e Re e dhjeta
- Lëvizja për Ndryshim e njëmbëdhjeta
- Partia Socialiste e dymbëdhjeta
Kujtojmë që jemi thuajse 40 ditë para zgjedhjeve elektorale. Teksa partitë politike kanë nisur fushatën e tyre, KQZ ka konfirmuar listat e kandidatëve për deputetë të çdo force politike të cilët do të garojnë në këto zgjedhje./Opinion.al