Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti që ka përcaktuar ndeshjet çerek finale dhe gjysmëfinale të Champions League.
Bayern Munchen dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalet e Champions League nëse kalojnë sfidat respektive në fazën e 1/8-ave.
Juventus nëse kalon Lionin duhet të përballen me fituesin e çiftit Manchester City – Real Madrid.
Atalanta do të ketë një sfidë shumë të vështirë, pasi është shortuar me PSG-në. Gjithashtu sfidë interesante është edhe Lajpcig-Atletiko Madrid.
Fazat e Champions League këtë vit do të luhen me ndeshje teke, me eliminim direkt, deri në finlen e 23 gushtit në Lisbonë.
Shorti i çerekfinaleve
Man. City / Real Madrid – Juventus / Lyon
Leipzig – Atlético Madrid
Barcelona / Napoli – Bayern / Chelsea
Atalanta – Paris SG
Shorti i gjysmëfinaleve
Man. City / Real Madrid – Juventus / Lyon kundër Barcelona / Napoli – Bayern / Chelsea
Leipzig – Atlético Madrid kundër Atalanta – Paris SG. /Opinion.al