Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e grupeve të Champions League për femra.
Vllaznia ndodhet në grupin A dhe do të përballet me Chelsea, PSG dhe Real Madrid.
GRUPET
Grupi A: Chelsea, PSG, Real Madrid, Vllaznia.
Grupi B: Wolfsburg, Sllavia Prague, St. Polten, Roma.
Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Zurich
Grupi D: Barcelona, Bayern Munich, Rozengard, Benfica.
Vllaznia e femrave arriti të kualifikohej në fazën e grupeve në Champions League, duke u bërë ekipi i parë që arrin në turneun më të madh europian të futbollit për klube. Skuadra shkodrane u kualifikua pas fitores 2-1 ndaj ekipit ukrainas të Kharkiv./Opinion.al