Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së parë dhe të dytë kualifikuese të Ligës së Kampioneve, ku Trepça ’89 do ta fillojë rrugëtimin në turin e parë kualifikues, ndërsa Kukësi në turin e dytë.
Kukësit i ka rënë shorti me kampionët e Moldavisë, ndërsa Trepçës me Vikingur-in e Ishujve Faraoe.
Kujtojmë që Trepça 89′ është kampione e Kosovës, ndërsa Kukësi i Shqipërisë.
Turi i parë kualifikues
Vikingur (Ishujt Faroe) – Trepça ’89 (Kosovë)
Hibernians (Maltë) – FCI Talin (Estoni)
Alashkert (Armeni) – Santa Koloma (Andorrë)
Nju Seints (Uells) – Europa (Gjibraltar)
Linfilld (Irlandë e Veriut) – SP La Fiorita (San Marino)
Turi i dytë kualifikues
APOEL (Qipro) – Dudëlanzh (Luksemburg)
Karabag (Azerbajxhan) – Samtredia (Gjeorgji)
Partizan Beograd (Serbi) – Buduçnost Podgoroca (Mal i Zi)
Sherif Tiraspol (Moldavi) – Kukësi (Shqipëri)