Një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në Shkodër duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia nëpërmjet një njoftimi zyrtar bën me dije se Agron F.M, vuante nga depresioni dhe mendohet se kjo është arsyeja që e ka shtyrë për të marr aktin ekstrem. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Naim Gjylbegu.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylbegu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje ./Opinion.al