Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një grua është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Casa Italias” dhe dyshohet se shtetasja A.E., 40 vjeçe është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte e për pasojë ka vdekur në vend.
Mësohet se grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al