Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në automjet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.
Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur në automjet një sasi të vogël lënde plasëse, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat.