Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetuesi: U shpërdoruan triliona dollarë për rindërtimin e Afganistanit

2021/10/07 at 5:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetuesi: U shpërdoruan triliona dollarë për rindërtimin e Afganistanit

Një hetues i lartë i qeverisë amerikane u tha ligjvënësve të mërkurën se prezenca e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, gjatë administratave demokrate dhe republikane, ishte një dështim masiv që kushtoi triliona dollarë.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, kjo dëshmi vjen ndërsa ligjvënësit po shqyrtojnë pse tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani ishte kaq kaotike.

Në rrugët e Kabulit, talebanët hyjnë në muajin e tyre të dytë të qeverisjes së Afganistanit, ndërsa përballen me thatësirën, paqëndrueshmërinë ekonomike dhe dhunën e vazhdueshme.

Këto shërbejnë si një kujtesë se sa shpejt janë shkatërruar përpjekjet 20-vjeçare amerikane në këtë vend. Ligjvënësit amerikanë që mbikqyrin asistencën prej triliona dollarësh, dëgjuan këtë javë një dëshmi të zymtë nga një hetues i lartë.

“Qeveria amerikane nuk e kuptoi kontekstin politik dhe kulturor afgan, duke mundësuar kështu fuqizimin e ndërmjetësve të pushtetit dhe politikanëve të korruptuar“, deklaroi John Sopko, Inspektor i Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit.

Sopko tha se administratat e njëpasnjëshme amerikane – si demokrate ashtu edhe republikane – pretendonin se suksesi i rindërtimit ishte gjithmonë pranë, duke zgjatur kështu praninë prej dy dekadash, që rezultoi në humbje fondesh.

“Ushtarë fantazmë – policë fantazmë – pamë se si qeverisja afgane përbëhej nga individë që nuk ekzistonin. Ne përfunduam duke ua paguar edhe rrogat“, tha zoti Sopko.

Dëshmia e zotit Sopko vjen ndërsa ligjvënësit amerikanë po hetojnë se si e menaxhoi administrata e Presidentit Biden tërheqjen në muajin gushtit.

“Presidenti Biden dhe zyrtarët në administratën e tij kanë vazhduar të këmbëngulin se ekzistonin vetëm dy mundësi: tërheqja e plotë, qoftë kaotike dhe e përgjakshme, ose mbajtja e dhjetëra mijëra forcave pafundësisht në terren. Por besoj se është një premisë e rreme. Së pari, Presidenti Biden mund të kishte dëgjuar gjeneralët e lartë, që e këshilluan të linte një forcë të vogël kundër terrorizmit“, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.

Por demokratët argumentojnë se Presidentit Joe Biden iu trashëgua një problem pa zgjidhje nga paraardhësi i tij.

“Marrëveshja që Presidenti Trump dhe Sekretari Pompeo nënshkruan me talebanët kontribuoi drejtpërdrejt në destabilizimin, që solli tërheqjen e furishme të kësaj vere“, tha ligjvënësi Greg Meeks, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Një analist thotë se administrata e Presidentit Biden kishte alternativa të tjera përpara tërheqjes, që la mijëra aleatë afganë të bllokuar dhe 13 ushtarakë amerikanë të vdekur në një shpërthim në aeroport.

“Për më tepër, talebanët kurrë nuk u përpoqën me të vërtetë të bëjnë kompromis me qeverinë e Ashraf Ghanit për ndarjen e pushtetit, e cila është një shkelje tjetër e marrëveshjes së 29 shkurtit 2020, e negociuar nën Presidentin Trump. Kështu që, unë mendoj se Presidenti Biden kishte fleksibilitetin për t’i thënë thjesht talebanëve se: ‘Ju nuk po e zbatoni marrëveshjen, kështu që as unë nuk do ta bëj këtë. Duhet të ulemi në bisedime për paqen; të shohim nëse mund të dalim me një lloj marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit. Dhe nëse gjithçka ndodh në mënyrë të pranueshme, atëherë mund të gjejmë një mënyrë që Shtetet e Bashkuara të largohen’, ” thotë Michael O’Hanlon, nga Instituti Brookings.

Shtatë senatorë republikanë paraqitën një projekt-ligj në fillim të kësaj jave duke bërë thirrje për një hetim të veçantë mbi mënyrën se si administrata e Presidentit Biden menaxhoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani./ VOA

Etiketa: AfganistaniDOLLAREshba

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Tokio, momenti kur lëvizin ndërtesat dhe shtyllat

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Tokio, momenti kur lëvizin ndërtesat dhe shtyllat

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 25 qytetarë

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 25 qytetarë

Dëbimi i 8 diplomatëve, NATO: Kemi vërejtur rritje të aktiviteteve dashakeqe ruse

Dëbimi i 8 diplomatëve, NATO: Kemi vërejtur rritje të aktiviteteve dashakeqe ruse

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com